Kryetari OJQ “Kosova për Sanxhakun” Ismet Azizi, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar Bashkësinë Islame në Sanxhak dhe qytetarët e besimit islam .
Në mesazhin e urimit thuhet:
I nderuari kryetar i Bashkësisë Islame të Sanxhakut,
Të nderuar qytetarë të Sanxhakut,
Më lejoni që në emrin tim personal dhe të kryesisë dhe anëtarësisë, t’iu uroj festën e Kurban Bajramit, e cila është ditë e sakrificës për të mirën, që i kujton çdo njeriu se sakrifica është themeli i të gjitha mirësive njerëzore dhe kombëtare.
Në këtë ditë të besimit në Zotin, ditë të mirëkuptimit, të nderimit dhe respektit për njëri-tjetrin, të vazhdojmë kultivimin e traditave tona të bazuara në parimet e shoqërisë sonë të respektimit e kujdesit për njëri-tjetrin, të shtrirjes së dorës së mirësisë dhe mbi të gjitha të kultivimit të harmonisë e tejkalimit të dallimeve në shoqërinë tonë, të ndërtuar mbi vlerat e diversitetit etnik, kulturor e fetar.
Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë Islame na sjell më afër njeri-tjetrit dhe duke qenë pranë më të dashurve dhe duke qenë solidar, ne jemi më afër edhe Zotit.
Janë pikërisht festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.
Zoti qoftë gjithmonë me ne dhe i bekoftë familjet tona me mirëqenie, mbarësi dhe harmoni.
Urime Kurban Bajrami!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit të OJQ “ Kosova për Sanxhakun” Ismet Azizi