Kryeministri Albin Kurti i ka sfiduar sulmuesit e Zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti. Një ditë pas sulmit, Kurti ka shëtitur dhe ka shkuar në punë duke lëvizur këmbë.
Kurti ka postuar në profilin e tij në Instagram disa fotografi, ku ka treguar se rrugën deri në zyrën e tij e ka bërë në këmbë.
Ai po ashtu ka kërkuar që të shmanget lëvizja me automjete, sa herë që është e mundur.
“Sot lëviza në këmbë nëpër qytet dhe shkova në zyrë pa makinë. Ambienti është jeta. Prandaj, le ta ruajmë. Sa herë është e mundur duhet ta shmangim lëvizjen me automjet”, ka shkruar Kurti. /Insajderi.com