Kuvendi u mbajt me iniciativën e parisë dhe disa intelektualëve të shquar nga Drenica dhe të viseve tjera shqiptare , si : Shaban Polluzha, Miftar Bajraktari, Halil Haxhia, Azem Aruçi , Ukë Sadiku, Hamdi Gashi, Mehmet Gradica, Zukë Xani, Adem Voca, Ahmet Selaci, Bahri Dreshaj (nga Pazari i Ri), Shasivar Alia, Shefqet Kapedani, Aqif Blyta ( Pazari i Ri )
Momenti dhe situata e krijuar kërkonin ballafaqimin e mendimeve , propozimeve dhe modeleve se si duhej qasur organizimit të rezistencës së organizuar kundër ripushtimit të Kosovës dhe viseve tjera etnike kundër ripushtimit të Kosovës dhe viseve tjera etnike shqiptare nga Jugosllavia e Titos, për çka edhe lindi ideja për mbajtjen e Kuvendit të Llaushë.
Kuvendi u mbajt me iniciativën e parisë dhe disa intelektualëve të shquar nga Drenica dhe të viseve tjera shqiptare , si : Shaban Polluzha, Miftar Bajraktari, Halil Haxhia, Azem Aruçi , Ukë Sadiku, Hamdi Gashi, Mehmet Gradica, Zukë Xani, Adem Voca, Ahmet Selaci, Bahri Dreshaj (nga Pazari i Ri), Shasivar Alia, Shefqet Kapedani, Aqif Blyta ( Pazari i Ri ) etj.Me që numri i përfaqësuesve ishte më se 150 veta, Kuvendi u mbajt në kopshtin e Sefer Haxhisë, më 10. 10. 1944, në të cilin u vlerësua gjendja e krijuar pas depërtimeve të para të forcave të armatosura okupuese jugosllave në territorin e Kosovës. Përkujtimi i Kuvendit Konsultativ të Llaushës, mbajtur më 10 10 1944, nga një kuvend burrash, ku ishin të pranishëm edhe Riza Haxhia, Idriz Rreci, Brahim Geci e shumë të tjerë. Në Kuvendin e Llaushës, ndër 150 sa ishin të pranishëm, morën pjesë këta delegat:
- Shaban Polluzha
- Miftar Bajraktari, nga Llausha
- Mehmet Gradica, nga Gradica
- Ukë Sadiku, nga Gjurgjeviku
- Hamdi Gashi, nënprefekt në Skenderaj
- Halil Bajraktari, nga Llaushsa
- Halil Haxhia nga Tërrnavci
- Rifat Kotorri, nga Buroja
- Mulla Ilaz Broja, nga Buroja
- Azem Aruçi, nga Makrmali
- Bajram Dërguti ( Bajraktari), nga Drenasi
- Sadik Zeneli, nga Abria e Poshtme
- Mulla Brahimi, nga Polaci
- Zukë Xani, nga Polaci
- Jetullah Muharremi, nga Rezalla
- Isuf Gradica, kryetar i komunës së Drenasit
- Sadik Lutani, nga Turieçfci
- Halim Zariqi, nga Baica
- Haxhi Zariqi, nga Baica
- Rexhep Vojvoda, nga Llausha
- Isa Zymberi, nga Prekazi
- Hamit Koca, nga Polaci
- Rexhep Gjeli, nga Likoshani
- Bajram Zuka, nga Likoshani
- Istref Tema, nga Dobrasheci
- Hysen Bajraktari, nga Plluzhina
- Ajet Bajraktari, nga Shtutica
- Murat Kamberi, nga Rakinica
- Xhem Tërnavci, nga Tërnavci
- Shefqet Kapedani
- Shasivar Alia,
- Zeqir Lutani, nga Turiqevci
- Avdyl Kastrati, nga Polluzha
- Hetem Istogu, nga Polluzha
- Sefer Haxhia, nga Llausha
- Ahmet Selaci, nga Selaci
- Hetem Voca nga Shala
- Hoxhë Avdia, nga Stankovfci
- Feriz Boja, nga Kërnica
- Rifat Maloku, nga Samadraaxha
- Idriz Rexha, nga Kushtova
- Sinan Xani, nga Dashefci
- Rifat Galica, nga Galica
- Avdyl Xani, nga Dashefci
- Ajet Rexhepi, nga Qirezi
- Gani Spahia, toger nga Llausha
- Rifat Avdyli, nga Likoshani
- Halili Rukiqi, nga Vërbofci
- Syl Bilalli, nga Shtutica
- Mulla Jonuzi, nga Kosmirovfci
- Imar velia, nga Çubreli
- Halil Haka, nga Klina etj.
Foto:Luftarët nga Kosova në ndihmë vëllezërve në Sanxhak. në mes shihet Aqif Blyta duke iu mbajt fjalim.
Të ftuar të tjerë që të prezantonin Tubimin konsultativ të Llaushës, por q nuk kishin marr pjesë për shakaqe deri më tash të panjohura, ishin:
- Prof. Imer Berisha
- Col Bajraktari
- Marie Shllaku
- Adem Voca, nga Shala
- Ukshin Kovaqica, nga Kavaiça
- Kajtaz Ramadani, nga KIjeva
- Shaban Bunjaku, nga Samadrexha
- Aziz Zhilivoda, nga Zhilivoda
- Avdullah Mihaliqi, nga Mihaliqi
- Ajet Gërguri
- Haki Rimanishta , nga Rimanishta
- Ndue Përlleshi, nga Jagoda, etj.
Punimet e këtij kuvendi i udhëhoqi Shaban Polluzha, i cili njëherit ishte edhe ndër më të vjetrit dhe gëzonte autoritet të jashtëzakonshëm. Për procesmbajtës të këtij Kuvendi u caktua: Imer Velia nga Çubreli dhe Bislim Xani nga Dashefci, administratën tjetër e udhëhiqnin Sali Gjinofci dhe Azem Hajdini- Xani. Për situatën aktuale politike të kohës në Drenicë, në Kosovë dhe më gjerë, të pranishmit i njoftoi Halil Haxhia nga Tërnafci, i cili kishte qenë edhe delegat dhe pjesëmarrës në Konferencën e Bunjajt. Theks të veçantë në vështrimin e tij mbi situatën ushtarake e politike i dha situatës që po krijohej pas fillimit të depërtimit të njësive ushtarake në territorin e Kosovës dhe sjelljeve të tyre barbare nda popullatës shqiptare të Kosovës. -Me degradimin e Shtabit Kryesor të UNÇ-së dhe AP-së për Kosovë e Rrafsh të Dukagjinit në Shtab Operativ, – tha ndër të tjera Halil Haxhia, praktikisht filloi shkelja e parimeve themelore të përcaktuara në Konferencën e Bunjajt, të parime për vetëvendosjen e popullit të Kosovës. Ajo që tash paraqet një rrezik të madh është edhe mobilizimi i paralajmëruar i shqiptarëve të moshës 16-65 vjeç dhe dërgimi i tyre në njësitë e armatosura ushtarake jugosllave jashtë Kosovës. Këtë mobilizim që tani për tani, ende është sekret, duhet të bëjmë përpjekje që ta shfrytëzojmë për interesat tona kombëtare, për mbrojtjen e Kosovës nga ripushtimi jugosllav. Duhet të përcaktohemi se si do ta organizojmë rezistencën tonë, po qe nevojshme edhe at të armatosur, – tha në fund të diskutimit të tij Halil Haxhia. Duke i dhënë përkrahje të plotë vlerësimit që i bëri Halil Haxhia situatës aktuale politiko ushtarake të kohës, Miftar Bajraktari propozoi që në gjysmën e dytë të nën turirit të thirret një Kuvend i nivelit të lartë, me mundësi që të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e viseve tjera të Kosovës dhe i cili Kuvend do të ketë autorizim të plotë për nji vlerësim sa më komplet të gjendjes dhe të përcaktojë masat e aksionet konkrete për ti rezistuar riokupimit të Kosovës, si dhe për ta penguar terrorin që po zbatohej ndaj popullatës së mbrojtur shqiptare.Në fund, Kuvendi Konsultativ i llapushës mori këto vendime që:
- Në pjesën e dytë të nëntorit 1944 të thirret Kuvendi i Përfaqësueseve të Drenicës, në të cilin , nëse arrihet të sigurohet, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e viseve tjera të Kosovës dhe më gjerë.
- Për Kuvendin e ardhshëm të përgatitën dhe të aprovohen vendime konkrete që knë të bëjnë me çështjet esenciale të kombit, të përcaktohen masat konkrete për zbatimin në jetë të Rezolutës së Konferencës së Bunjajt, me të cilën pjesë janë përcaktuar dhe përligjësuar parimet e vetëvendosjes së popullit shqiptar të Kosovës dhe për bashkimin me shtetin amë, Shqipërinë.
- Për përgatitjen e Kuvendit të ardhshëm u caktua Këshilli inicues prej 7 anëtarësh, i përbërë nga : 1. Shaban Polluzha, kryetar; 2. Miftar Bajraktari; 3. Halil Haxhia, 4. Ukë sodiku; 5. Zukë Xani; 6 . Jetullah Rezalla dhe 7. Mulla Brahimi i Polacit.
Grupi punues kishte për detyrë që të angazhohet për përgatitjen e Kuvendit, të tubojë të dhëna e dokumentacion të nevojshëm që do të kishte rëndësi relevante për vlerësimin real të gjendjes së krijuar , për përgatitjen dhe caktimin e përfaqësueseve që do të marrin pjesë në kuvend, të caktohej vendi dhe koha e mbajtjes së Kuvendit si dhe të merreshin të gjitha masat e sigurisë për punë normale të Kuvendit. Burimi : Shaban Polluzha, ( Dëshmi dhe kujtime të kronistit të luftës pjesa e parë) autorit Azem Hajdini-Xani