Zotëri Vuče, ti shumë ngadalë dhe me zemër të thyer po e ndërron qimen, por edhe veset e vjetra që ende po ta mbajnë të tkurrur dorën e zgjatur të pajtimit ashtu siç e mban të tkurrur turpi dorën e lypsarit disa centimetra para cakut.
A mos ndoshta ta ka kapur ngërçi doren nga frika e llahtarshme prej mallkimit të ndonjërit prej engjëjve që kujdesen për mirëqenien e popullit tënd në qiell, ashtu siç kujdesesh ti për mirëqenien e pjeses së mbetur në tokë ?
Ti Aleksandër, me këtë krah gjysmë të shtrirë e dorë gjysmë të hapur të pajtimit, po ma qon mallin e një lypsari të drojtur që kërkon mëshirë nga ,,vampirët çetnik” për ,,mëkatin e pafalshëm;” që do ta bënte sikur ta pranonte ( mos e bër Zot ) një të dhjetën e fajit për pirjen e shfrenuar të gjakut të fqinjëve në çdo cep të ish shtetit të përbashkët.
Se çka kërkoi populli yt në qiell, kush e dërgoi atje lartë, kush ia dhuroi atë teknologji aq të përsosur për të arritur deri te Zoti mitologjik Vido dhe për ta kërkuar prej tij bekimin për pirjen e shfrenuar të gjakut të fqinjëve, prej Bjeshkëve të Nemuna e deri në Trigllav, as që e lodh kokën dikush nga elita politike dhe intelektuale serbe !?
Por kjo nuk do të thotë qe edhe ne të tjerët, pjesëtarët e popujve tokësor guxojmë të heshtim para turpit dhe tmerrit , sikurse ti zotëri Vuçiq dhe pjesa më e madhe e popullit tënd.
E edhe më pakë kemi të drejtë të mos e ngrisim zërin lartë deri në kupë të qiellit, sa herë që trishtohemi nga katarsa e llahtarshme që është bërë pjesë e pandashme e memories sonë individuale dhe kolektive ,sepse ne përveç që nuk i trajtuam fqinjët tanë shekullor si jashtëtokësorë dhe nuk i ngritëm në ajër as me bomba e as me raketa, ne nuk i dërguam ata as në qiell te Zoti Vido për të kërkuar leje prej tij për masakra dhe gjenocide ndaj nesh.
Rastësisht më ra në sy letra e teleisur për mrekulli që ia kishe dedikuar më shumë opinionit qiellor sesa atij tokësor dhe nuk i besova syve të mi, që ti “mega hardcore radikali’ i deridjeshëm, je autor i këtij shkrimi të virgjër si nuset e dikurshme në natën e parë të martesës.
Edhe më pak i besova syve të mi kur e vërejta që një zyrtari i lartë shqipfolës i ndjekur nga zjarri i euforisë kishte vrapuar si i marrë për ta gjetur sa më shpejt që është e mundur një përkthyes që do ta përkthente letrën tënde magjike.
Por jo, ai nuk e kërkonte ndonjë amator të zakonshëm që mund të peshkohet në shkallët e ndonjë ambasadë duke pritur për vizë, por një profesionist të rryer të cilit do t’ia ngarkonte ,,barrën e shenjtë fisnike dhe bujare” që rreshtat e tuaj të mëshirshëm dhe kurues ti përkthehej me aq përkushtim, përpikëri e dashuri në gjuhën shqipe , sa që nga mallëngjimi për mesazhin e tyre human të dashurohen në ty përveç serbëve, goranve, romëve dhe hashkalinjve edhe shqiptarët.
E pse ti ,,bamirësi i sotëm” deri dje ke qenë njëri ndër nxitësit më të mëdhenj të makinerisë shkatërruese dhe gjakpirëse serbo-madhe, që ua mori jetën fqinjëve në qindra mijëra ekzemplarë, askujt asgjë.
Mua personalisht nuk më habit dhe tmerron aspak fakti që Serbinë e udhëheqin trashëgimtarët e turpit dhe tmerrit dhe njerëzit më panjerëzor që i njeh historia e njerëzimit, sepse shumica e serbëve është e lidhur emocionalisht për ta sikur i dehuri për shishen.
As nuk habitem aspak që të tillët ishin deri dje pjesë e makinerisë së pamëshirshme shkatërrimtare e tmerruese serbomadhe, sepse serbet s’kanë lënë asokohe gurë e eshtra pa lëvizur deri sa i keni sjellur në pushtet.
Kut nuk i kujtohen eshtrat e Lazarit që i shetitnin sikur kuajt indianët nëpër fushbeteja prej Vardarit deri në Trigllav ai është ose idiot ose budall !
Nuk habitem aspak as që të njëjtit janë përseri në pushtet, sepse aq e kanë perfeksionuar zanatin e gënjeshtrës, manipulimit dhe vetvajtimit sa që shumë zyrtarëve të lartë evropian pas bisedave me ta harrojnë se kush ishte viktimë e kush agresor.
Mirëpo edhe të tillët e meritojnë një shans për pendim të sinqertë, së paku për hir të paqes në rajon, por me sa i njoh unë më parë do të pendohej Frankenshtajni i legjendës për pasionin e tij se sa këta panjerëz të skajshëm.
Mirëpo, unë neveritem dhe dëshprohem pafundësisht, kur e vërej tentimin tënd qyqar, që përmes manipulimit të fakteve ta bagatellizosh dimensionin shkatërrues të luftës ndaj fqinjëve e sidomos shqiptarëve
Nëse beson se do ta pastrosh më lehtë ndërgjegjen e ndyrë përmes vetë-mashtrimit dhe vetë-gënjeshtres, atëherë vetëm përpara, por mos u habit nëse të vjen dita që qetësinë e shpirtit ta kërkosh në Holandarin shqiptar së bashku me origjinën.
Shkaqet pse s’më bëhet tek e fundit vonë që Serbinë e udhëheqin trashëgimtarët e turpit dhe tmerrit, sikurse që jeni ju z. Vuçiq, janë të shumta, por shkaku kryesor është sepse populli im dhe unë nuk i kemi sjellë në pushtet, por vullneti politik i qytetarëve të Serbisë përmes votës së lirë, të cilin ne e respektojmë maksimalisht, por besimin dhe respektin e shqiptarëve do ta fitosh vetëm kur t’ia tregosh popullit tënd të vërtetën e plotë.
Mirëpo nesë ti s’ke qare pa u shërbyer me vetë-gënjeshtra dhe vetë-mashtrime për ta mëshiruar vullnetin e popullit tuaj ndaj fqinjëve, unë vetëm pa vdekur s’kam qare.
Por z. Vuqiqit dorën në zemër, edhe sikur të doja të besoja nga thellësia e zemrës në synimet e tua të mira, do të ishte e pamundur , ngaqë besimin tim e rrënojnë sikur kullën e letrave tetë kufoma të masakruara fëmijësh, nga gjithsejt njëzetë e dy antarë të masakruar të familjes dhe farefisit tim , në mesin e të cilëve trembëdhjetë kufoma të zhdukura dhe menjëherë pas përfundimit të luftës të gdhira mbi sipërfaqen e Danubit së bashku me rimorkiot-frigoriferë që zakonisht në kohën e paqes shërbejnë për transportin e kafshëve të therrura dhe ruajtjen e produkteve ushqimore nga prishja.
Përderisa shteti dhe populli të cilin ju e udhëheqni dhe përfaqësoni , nuk e ka problem që ta ndërtojë jetën, lumturinë dhe mirëqenien e fëmijëve të tij mbi kufomat e masakruara të fëmijëve tanë, fjala paqe sa herë që del nga fyti yt jehonë si tallje dhe dëfrim me vuajtjet e viktimave tona dhe si një farsë e ndotur që e dërgon ujkun me dele bar për të kullotur.
Përderisa 13 kufomat e zhdukura të familjes dhe farefisit tim dhe mijëra kufoma të zhdukura të popullit tim, nuk ia ktheni familjeve të tyre për tu përshëndetur, së paku nga eshtrat e për t’ua thënë me sytë e shtjerrur nga lotët e lamtumirën e fundit fjala paqe dhe pajtim për serbet do të jetë mallkim.
Përderisa nuk i ktheni kufomat për t’ua kthyer një copë respekti e dinjiteti familjarëve të tyre për vuajtjet e pamëshirshme dhe katarsen e thellë shpirtërore që e kanë përjetuar nga humbja e fëmijëve, prindërve, motrave dhe vëllezërve të tyre dhe përderisa familjarëve të tyre të vdekur për së gjalli nuk ua jepni as mundësinë më të vogël për tu përshëndetur nga më të dashurit e tyre ashtu siç e meritojnë , kurrë nuk do të jet e mundur bashkëjetesa mbi themelet e qëndrueshme të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Natyra i kishte vetëm 7 pranvera kur e masakruan bestialisht dhe e zhdukën së bashku me të vëllanë Fisnikun 10 vjeçar dhe të ëmën 31 vjeçare Habiben, të cilës ia nxorën me dhunë fetusin tetë mujor nga barku, kanibalët nekrofil në uniformat e armatës së rregullt serbosllave.
Sedati i kishte vetëm 8 pranvera kur ia morët të drejtën për ta shijuar jetën, gëzimet e fëmijërisë dhe ëndrrat e rinisë së bashku me të vëllanë Arbenin 15 vjeçar dhe babain Shyqriun 51 vjeçar.
Çfarë mëkati bëri Blerta e mençur dhe e bukur 13 vjeçare që asnjëherë nuk ndahej nga buzëqeshja lozonjare si cicërima e bilbilit dhe motra e saj e dashur Lumturija 14 vjeçare?
Po lulja e fisit e quajtur ashtu në kuptimin më të sinqertë të fjalës çfarë mëkati bëri ?
Çfarë faji bëri Luljeta rreth së cilës tubohëshin si zogjtë, vëllezërit, motrat dhe fëmijët e farefisit për ta ndier ngrohtësinë e shpirtit të saj të pastër si filigran e të ngrohtë si dielli?
Çfarë mëkati bëri nëna Hyrë kjo grua jashtëzakonisht e mençur e edukuar dhe bujare të cilën e vranë, masakruan dhe zhduken pamëshirshëm gjakpirësit kanibal së bashku me të katër bijat, njëra prej të cilave ishte Selvetja 29 vjeçare një thesar në vete me të gjitha tiparet që e karakterizojnë natyren e mrekullueshme të fermës shqiptare.
Çfarë faji bëri Besarta engjëllore që i kishte vetëm 12 pranvera për ta masakruar bestialisht së bashku me babanë Shabanin 40 vjeçar, xhaxhanë e Hamziun 38 vjeçar, hallën Ajmanen 29 vjeçare dhe gjyshën Bahrijen 70 vjeçare.
Po Shemsija 45 vjeçare që i mori me qindra plumba në trup derisa po tentonte për ta mbuluar me trupin e saj Besmirin 3 vjeçar djalin e kunatit nga vdekja, çfarë rreziku paraqiste për bishat në uniformë?
Po xhaxhain tim gjithmonë të dashur dhe të buzqeshur Hakiun 70 vjeçar që e parandjeu në shpirt tragjedinë që po na kanosej një vit përpara pse e masakruat dhe e zhduket?
A vetëm pse ju tha më vrisni ju lutem mua që kam vdekur për së gjalli, por keni së paku mëshirë për këta engjëj të vegjël?!
Po pse e vratë dhe masakruat në mënyrën më mizore xhaxhain e dashur Musliun 72 vjeçar dhe bashkëshorten e tij Shefijen 70 vjeçare që menzi lëviznin nga pleqëria dhe mësuesin tim të parë e të paharruar Refkiun të cilit do t’ia kushtoja një roman të tërë aq shumë që ka merita për formim tim njerëzor dhe intelektual ?
Çfarë rreziku paraqisnin këta engjuj të dashur e lozonjarë ( dritë shpirti ju pastë ) për sigurinë e serbëve në Kosovë e Serbi, që një kriminel fashist si Sllobodan Millosheviqi ta mbrojë Serbinë me një brigadë të tërë prej tyre ?
Përgjigjen në këtë pyetje e dijnë më së miri sherbëtoret e tij më të flaktë .
E njëri ndër ta ishe ti Aleksandër.
Sikur sot më kujtohet momenti kur e lexove letrën e kasapit tjetër përbindësh Vojislav Sheshelit nga burgu hotel i Hagës para arkivolit të Millosheviqit ( shpirti n’ xhiriz t’ferrit i past shku) me lotë në sy.
Me plotë sinqeritet po ta them : Askujt në botë nuk ia dëshiroj atë që e përjetuam ne prej jush, por në momentin kur fillove pa fije turpi e morali të flisje për kasapin më të të madh që e njeh historia e pasluftës së dytë botërore, si për heroin më të madh të popullit serb pas car Llazarit të imagjinova të shtrirë pranë tij.
E ç’kërkuan kufomat e masakruara të familjarëve tanë nën dhe mbi Danub e dinë ti Aleksandër po aq mirë sa mentori yt Slobodani, por ty sipas të gjitha gjasave ty të intereson e vërteta po aq sa Pinokit gënjeshtra.
Nëse shovinizmi në kuptimin burimor është forma më agresive e nacionalizmit dhe nëse shovinistët përbrenda ndjenjës së superioritetit ndaj popujve të tjerë, me tanke i shkelin trupat e tyre dhe dinjitetin, me thikë ua amputoinë gjymtyrët e trupit dhe organet, seksualisht i dhunojnë femrat, gratë dhe fëmijët e gjallë dhe të vdekur, ndërsa grave shtatzëna ua nxjerin me dhunë foshnjet nga barku, e pasta i largojnë kufomat nga vendi i ngjarjes, për t”ia humbur gjurmët e krimit, por edhe vendngjarjes dhe e gjithë kjo ndodh në fundin e shekullit të njëzet në mes të Evropës, para syve të botës së civilizuar dhe me bekimin e Kishës Ortodokse Serbe dhe Akdamisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (luftarake) , ndërsa populli serb jo vetëm që hesht, por garon barabar me Sheshelin për zbulimin e metodave më perfide për zhdukjen e gjurmëve të krimit, atëherë për hesapin tim dhe të çdo njeriu normal bëhët fjalë për një çmenduri të përmasave gjithëpërfshirëse kombëtare dhe për një nekrofili kanibaliste dhe fashiste të shkallës më të lartë.
Zotit shyqyr që pas 18 vitesh nga gjenocidi në Kosovë, së paku një politikanit serb të rangut më të të lartë iu kujtua që ti kërkojë falje popullit të tij, për mëshirën që po pretendon ta dëshmojë ndaj shqiptarëve, thuajse shqiptarët ishin shkaktarë të dhunës se përmasave më të mëdha në Evropën e pasluftës së dytë botërore e jo serbët.
A mos vallë duhet ti kërkojmë ne shqiptaret falje serbëve pse nuk e arriten qëllimin final, zhdukjen tonë totale?
Alexander: gjatë, shumë gjatë politika zyrtare dhe elita intelektuale serbe e ka nënçmuar potencën mendore, kreative dhe organizative të shqiptarëve e sidomos frymën e tyre liridashëse dhe ky gabim fatal i ka paguar Serbisë vetëm me humbjen e djepit mitologjik , ndonëse Kosova përveçse në mitet serbe gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet e shqiptarëve, por edhe e pakicave të privilegjuara etnike që jetojnë aty dhe që i gëzojnë të drejtat më të mëdha në botë.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për mëshirën e askujt, e sidomos jo për mëshirën e serbëve. Ndërsa serbët nuk kanë nevojë për vetë-vajtim e as për vetëvrasje pse e kanë humbur Kosovën de jure sepse ajo de facto kurr s’ka qenë pjesë e Serbisë.
Serbia e ka humbur në fakt vetëm pjesën që e ka okupuar me dhunë dhe që e ka mbajtur nën kontroll përmes dhunë represive dhe aparthejdit mbi një shekull.
Andaj mos shpreso që shqiptarët do të kërcejnë si karcyllat në ajër nga ngallëzimi për mëshirën tënde , sepse ata meritojnë shumë më tepër se sa dy tonelata cinizëm, tri tonelata tallje dhe dhjetëra tonelata urrejtje, e sidomos duke i pasur parasysh vuajtjet e tyre ndër shekuj.
Përderisa elita politike dhe intelektuale serbe nuk e merr si shembull formulën gjermane të pendimit të sinqertë dhe të dëshmimit në vepër të pijetetit ndaj viktimave inklusive të drejtën për dëmshpërblim si dhe për njohjen e statusit të viktimes dhe në përputhje me parimet e humanizmit dhe vlerave universale kurrë nuk do të të jet i mundur ndërtimi i fqinjësisë së mirë dhe paqes së qëndrueshme në rajon.
Mjafton për fillim që ta merrni si shembull Vuk Drashkoviqin për ta kuptuar se si celebrohet në fjalë dhe vepër pendimi i sinqertë.
E sa i përket njerëzve që e meritojnë epitetin njerëz në kuptimin më të sinqertë të fjalës siç janë Natasha Kandiq, Sonja Biserko, Nenad Çanak, Dimitrije Tucoviq, Çedomir Jovanoviq, Bogdan Bogdanoviq etj… ata jo vetëm që s’kanë nevojë për pendim (ngaqë asnjëherë s’kanë mëkatuar) por e meritojnë një vend të veçantë në zemrat e shqiptarëve ngaqë ata në kujtesën kolektive të shqiptarëve do të jetojnë sa të është bota botë si zëra të ngritur të arsyes që e meritojnë respektin e shqiptarëve dhe serbëve njësoj.
Pikërisht këta të fundit janë ato shkëndijat e shëndritshme të urtisë që shpresës për një fqinjës të mirë e të bazuar në respektin e ndërsjellë i japin kuptim.
____________________
PISMO ALEKSANDRU VUĆIĆU
Autor: Lirim Gashi
Natyra je imala samo 7 godina kad su joj fašističke beštije u uniformama regularne Armije bezdušno uskratili pravo na život, dječije radosti, snove, čarolije, igre, nestašluk, sreću i roditeljsku ljubav.
Njen brat Fisnik je imao samo 10 godina kad ga je ni krivog ni dužnog snašla ista sudbina a njegovu majku Habibu (29) koja je bila u osmom mjesecu trudnoće i kojoj su silom odstranili nerođenu bebu na kućnom pragu isto tako.
Šta su oni skrivili velikom Miloševiću, i hiljadama malih Miloševića, da na njih i po njihovim životima pošalju čitave brigade da bi od njih odbranili Srbiju, to mi nikad neće biti jasno?!!!!
Blerta 13, Lumturije 16, Sedat 10, Arben 15, Besarta 12 i hiljade drugih mališana po čitavoj teritoriji bivše vaše ( i na našu žalost i nesreću i bivše naše), bili su meta velikosrpskog ludila. Jel je to ona poznata srpska vojnička čast kojoj se vi tako ponosito divite i čijoj hrabrosti moj nekadašnji Načelnik klase pukovnik Rade Rajić odmah nakon rata posvetio 3 divne knjige koje svakog neinformiranog čovjeka mogu da tope kao sunce sladoled 🍦 zbog silnih hvalospjeva kojima je okitio srpsko junaštvo i vojničku cast?!!
Gospodine Vučko vi polako i teškog srca menjate dlaku, ali ćud vam još uvijek nalaže da ispružite samo do pola ruku pomirenja i da sačekate poput prosjaka sve dok se neki anđeo čuvar sa nebesa (koji čuva marljivo vaš nebeski narod na nebu, kao što vi Vučko to činite na zemlji), ne smiluje da vam oprosti grjeh što ste teškog srca i još teže duše priznavali djelić istine o velikosrpskom divljanju diljem bivše nam države .
A šta je vaš narod tražio na nebu , ko ga je tamo poslao i ko mu je takvu uspješnu tehniku letenja stavio na raspolaganje da bi tamo bezbjedno stigao, o tome niko iz srpske političke vrhuške nije spreman ni da razmišlja a kamo li da govori.
Ali to ne znači, da i mi, drugi zemaljski narodi, imamo pravo da ćutimo poput vas i većine vaših sunarodnika , a još manje imamo pravo da o istini ne razmišljamo glasno , jer niti smo mi proglasili naše ovozemaljske komšije ‘nebeskim komšijama’, niti smo ih mi poslali kod Boga na razgovor, a još manje smo htjeli da budemo predmet razgovora između njih i njihovog mitološkog Boga Vide, naslutevši da će upravo od njega tražiti blagoslov, za krvavi pir nad nama..
Slučajno, sam pročitao vaše opširno obraćanje domaćoj javnosti i nisam mogao očima da vjerujem da ste baš vi dojučerašnji “hardcore radikal” zaista autor tog pisma!!!
Pogotovo zato što je pismo već bilo prevedeno na albanskom jeziku, i to ne od nekog amatera koji se slučajno našao blizu, i koji je na stepenicama jedne strane Ambasade čekao u red za vizu, nego od nekog profesionalca koji je od kosovskih zvaničnika preuzeo na sebe tu ,,časnu, plemenitu i svetu” obavezu da se ne samo Srbi nego i Albanci dive Vama, milostivom Knezu.
A to što je taj milostivi Knez do jučer bio jedan od glavnih pokretača zlotvorne mašinerije zvanoj >velikosrpski krvavi pir nad susjedima < nikome ništa. Meni lično ne predstavlja nikakav problem činjenica da Srbijom upravljaju modifikovani sljedbenici zlotvorne politike i neposredni nasljednici krvnih vampira, jer čak i oni imaju pravo na iskreno pokajanje u ime mira, ali ono što meni smeta je vaš kukavički i neiskreni pokušaj da pomoću licemjerstva i u skladu s velikosrpskim interesima, manipulišete i modifikujete istinu, sve dok ne postizete jednu lažnu i sramnu mirotvornu visinu. Razloga što mi ne smetaju sljedbenici i nasljednici srama i strahote poput vas na čelu Srbije imam mnogo, ali najvažniji je taj što moj narod i ja nismo vas izabrali nego ,,demokratska” volja građana Srbije koju moramo da poštujemo. Ali ako vi Vučko morate da se služite poluistinama i lažima da bi se volja građana Srbije prema vama smilovala i prema susjedima redefinirala, ne moram i ja, a pogotovo ne sve dok trinaest masakriranih leševa mojih najbližih i najdražih od sveukupno dvadeseti tri, koji su nedugo poslije rata isplivali zajedno sa hladnjačama i kamionima na površini Dunava, i hiljade leševa mojih sunarodnjaka, ne budu vraćeni svojim ukućanima, da bi oni mogli ljudski i dostojanstveno da se oproste od njihovih kostiju i sopstvenog bola i katarze, i da bi njihovi najmiliji dobili svoje grobove sa imenima i prezimenima, kao što to priliči ljudima. Natyra koja je imala samo 7 godina, Fisnik 10, Sedat 11, Arben 15, Blerta 13, Lumturije 16, Besarta 12, i nerođena beba u utrobi svoje majke Habibe koja je imala samo osam mjeseci, nisu nijednome srbinu toliko naudili da bi bio primoran da pošalje po njih regularnu vojsku sastavljenu od povampirenih vojnika i oficira s namjerom da ih lišava na najbestijalni način, od prava na život, dječije radosti, dječije snove i dječiji nestašluk. A šta su masakrirani leševi mojih najbližih i najdražih ukućana tražili u Dunavu, usred Srbije, i u tim hladnjačama gdje se obično čuva zaklana stoka, i mesni proizvodi od kvara , to najbolje znate vi mirotvor Vučko i vaši modifikovani istomišljenici i sljedbenici. Ako je šovinizam u izvornom smislu oblik pretjeranog ili čak agresivnog nacionalizma a jeste, i ako šovinisti usred osjećaja superiornosti nad drugim narodima, tenkovima zgaze njihova tijela i dostojanstvo, nožem odstranjuju njihove organe, seksualno zlostavljaju žive i mrtve žene, bezdušno masakriraju djecu a nerođenu djecu izvade silom iz majčinske utrobe da bi potom otklonili leševe s namjerom da se ne samo zločinu, nego i mjestu zločina izgubi svaki trag, a sve to se dešava krajem dvadesetog vijeka usred Evrope, pred očima civilizovanog sveta i uz Božji i blagoslov Srpske Pravoslavne Crkve, Srpske Akademije Ratnih Nauka i Umjetnosti, popraćenog ne samo ćutanjem većeg dijela srpskog naroda nego i zdušnom podrškom ratobornin vlastodršcima u svakom smislu, onda je to za mene opšte narodno ludilo, nekrofilni kanibalizam i fašizam najviših razmjera. Bogu hvala da se po prvi put nakon 18 godina od krvavog pira nad susjedima, jedan srpski zvaničnik najvišeg ranga, sjetio da traži samilost od vlastitog naroda, zbog ne daj bože grijeha kojeg može počiniti ako bude opraštao na izuzetno milostiv i plemenit način susjedima, što su uspjeli da ostanu djelimično živi. Gospodine Vućiću dugo, ustvari predugo je srpska zvanična politika i intelektualna elita podcijenila misaonu moć Albanaca i njihov slobodarski duh ali to neće moći tako u nedogled , jer čak i oni zaslužuju od nje jednu pristojnu i dostojanstvenu dozu poštovanja , prema tome nemojte da očekujete od njih skakanje u vis poput skakavaca, od radosti zbog milostinje koju im priređujete, jer sve dok srpska zvanična politika na čelu sa vama i vama sličnim ne bude shvatila ozbiljno njemačku formulu ophodnje prema svojim žrtvama, trajni, istiniti i pravedni mir u skladu sa humanim načelima i univerzalnim vrednostima neće biti moguć a pogotovo ne u našem brdovitom i bodljikavom Balkanu. Sve do tada jedino šta nam preostaje je Iskrena, istinita i dobronamjerna nada da će u Srbiji proraditi razum i ako on nije baš srpski izum. Dovoljno bi bilo za početak, da se ugledate na Vuka Draškovića, da bi ste shvatili šta znači biti iskren i istinit pokajnik, a Čedomira Jovanovića, Natašu Kandić, Sonju Biserko, Nenada Čanka i druge srpske humaniste i da hoću ne mogu da uvrstim u grupu pokajnika, jer nisu nikad ni ogriješili dušu naprotiv, pa nemaju nikakvih razloga za pokajanje s obzirom da su bili i ostali veliki humanisti u pravom smislu riječi. Pismo dragi Vučko, ću završiti stihovima Dušana Vasilijeva, tog velikog makedonskog pjesnika, čije poruke, pouke i posljedice već odavno osjećamo u vlastitoj koži, u svim segmentima, razmjerama i dimenzijama realnog života. Dušan Vasiljev – Čovek peva posle rata Ja sam gazio u krvi do kolena i nemam više snova. Sestra mi se prodala i majci su mi posekli sede kose. I ja u ovom mutnom moru bluda i kala ne tražim plena; oh, ja sam željan zraka! I mleka! I bele jutarnje rose! Ja sam se smejao u krvi do kolena i nisam pitao: zašto? Brata sam zvao dušmanom kletim, i kliktao sam kad se u mraku napred hrli i onda leti k vragu i Bog i čovek i rov. A danas mirno gledam kako mi željnu ženu gubavi bakalin grli, i kako mi s glave raznosi krov, – i nemam volje – il nemam snage – da mu se svetim. Ja sam do juče pokorno sagib’o glavu i besno sam ljubio sram. I do juče nisam znao sudbinu svoju pravu – ali je danas znam! Oh, ta ja sam Čovek! Čovek! Nije mi žao što sam gazio u krvi do kolena i preživeo crvene godine Klanja, radi ovog svetog Saznanja što mi je donelo propast. I ja ne tražim plena: oh, dajte meni još šaku zraka i malo bele, jutarnje rose – ostalo vam na čast!
/revistadrini.info/