Siç dihet, në shtetet federative copëtimi artificial i popujve të ndryshëm gjatë ndarjes administrative ka qenë dhe mbetet një nga elementët që ka synuar t’i hapë rrugën eliminimit të përkatësisë kombetare të tyre. Në këtë kuader edhe copëtimi i viseve shqiptare në Jugosllavi u bë në përputhje me mundesitë që paraqisnin republikat e ndryshme për asimilimin e kësaj popullsie.
Persa i përket numrit të popullsisë, në Jugosllavi, siç shruante edhe J.B.Titoja në vitin 1939, në rajone «gati kompakte jetonin afro 900 000 shqiptarë (vetëm 300 000 me pak se në Shqipëri). Kjo shifer është pak a shumë e njëjtë edhe me atë që rezulton nga përllogaritjet për popullsinë të nxjerra nga të dhënat e administratës së pushtuesve fashistë në vitin 1941. Nga ana e tij, sekretari i Komitetit Krahinor të PK për Kosovën Pavle Joviçeviç, theksonte se në kuadrin e Jugosllavisë së vjetër jetonin rreth 750 000 shqiptarë. Megjithatë, per të arritur në ndonjë përfundim për ngjashmërinë dhe veçoritë që paraqisnin shqiptarët në Jugosllavi pas luftës për nga numri, kompaktësia e rajoneve dhe shtrirja e tyre, në mungesë të të dhënave të tjera, do t’u referohemi statistikave zyrtare për regjistrimin e po pullsisë në Jugosllavi. Paraprakisht duhet të theksojmë se këto sta tistika, si përpara, edhe pas Luftës së Dytë Botërore, janë munduar që opinionit brenda dhe jashtë vendit t’i paraqesin një numër më të vogël të shqiptarëve nga sa jeton në të vërtetë aty.
Në bazë të statistikës së regjistrimit të popullsisë së vitit 1948, gë është dhe regjistrimi i parë zyrtar në Jugosllavinë e pasluftës, rezultoi se aty jetonín 750 431 shqiptarë, të cilët përbënin 4.8 per qind të të gjithë popullsisë së atij vendi. Kjo popullsi dhe viset shqiptare në përgjithësi ishin ndarë në katër njësi. Në qarkun autonom të Kosovës jetonin 498 242 (66 per qind) e numrit të përgjithshëm të shqip tarëve ne Jugosllavi, në Republikën e Maqedonisë 197 389 (26 per gind) në Republikën e Serbise, jashtë Kosoves, 33 289 (4 per qind) dhe ne Republiken e Malit te Zi 19425 (3 per qind) e saj. Për karakterin homogjen dhe kompakt dëshmon qartë edhe shpërndarja e kësaj popull sie. Kështu në Kosovë në atë periudhë, popullsia e përgjithshme arrinte në 727 820 banorë (100 për qind). Shqiptarët përbenin 498 242 (68.5 për qind) të popullsisë së krahinës, serbët 171 911 (23.6 për qind), malazezët 28 050 (3.9 për qind), turqit 1316 (0.2 për qind) etj. Ndër kohe ne Republikën e Maqedonisë me 1 152 986 (100 per qind) banorë, maqedonasit përbënin 789 648 (68.5 per qind), shqiptarët 197 389 (17.1 për qind), turqit 95 940 (8.3 për qind) të popullsisë së saj. Në Repu blikën e Bosnjes dhe të Hercegovinës me 2 566 277 banorë, serbë ishin 1136 116 (44.3 për qind), myslimanë 788 403 (30.7 për qind) dhe kroatë 614 123 (24 për gind). Ne Republikën e Malit të Zi malaze zet përbënin 90.7 për gind, ndërsa shqiptarët 5.2 për qind të mbarë popullsisë së republikës. Ně Republikën e Kroacisë, kroatët zinin 79 për qind te popullsisë së republikës.
Nga paraqitja e këtyre të dhënave mund të arrijmë në disa për fundime. Siç dihet, në shtetet federative copëtimi artificial i popujve të ndryshëm gjatë ndarjes administrative ka qenë dhe mbetet një nga elementët që ka synuar t’i hapë rrugën eliminimit të përkatësisë kombetare të tyre. Në këtë kuader edhe copëtimi i viseve shqiptare në Jugosllavi u bë në përputhje me mundesitë që paraqisnin republikat e ndryshme për asimilimin e kësaj popullsie.
Karakterin homogjen të viseve shqiptare e shpreh edhe përkatë sia kombëtare e popullsisë në Kosovë, e cila është krejtësisht e ngja shme me atë të republikave të tjera të Jugosllavisë, ku krahas po pujve që u kanë dhënë emrin republikave jetojnë edhe popuj të tjere. Eshtë fakt që me copëtimin artificial administrativ që iu bë viseve shqiptare, ajo pjesë e popullit shqiptar që u përfshi në kuadrin e re publikave te Maqedonisë, të Malit të Zi dhe të Serbisë së ngushtë u vu në pozitën e pakicës nacionale. Por këto zgjidhje ishin sa artificiale ag edhe arbitrare, sepse shqiptarët që banojnë jashtë Kosovës jetojnë ne territore të caktuara, në trojet e tyre historike. Në këto rajone ato janë homogjenë dhe përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë. Shqiptarët në Kosovë dhe në viset e tjera jetojnë në rajone kompakte; me një shtrirje të përcaktuar qartë nga pikëpamja gjeografike; të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën të shtrira gjatë kufirit me shtetin amtar.
Nga të dhënat e regjistrimit rezulton se populli shqiptar ne Ju sllavi n pasur ndryshime thelbësore me disa nga popujt e tje atij shteti si për sa i përket numrit; ashtu edhe për e popullsinë e përgjithshme të saj. Në bazë të sta 148 iendja paraqitej në këtë mënyrë7
Nga të dhënat e regjistrimit të popullsisë rezulton se shaipta rët ishin gati të barabarte për nga numri me maqedonasit dhe mysli manet, shumë më tepër se malazezët, të cilët formuan njësitë federa tive, republikat e tyre. Të gjithë këta faktorë: numri i shqiptareve në ato vise, përqindja e tyre në raport me popujt e tjerë, kompakte sia e viseve shqiptare, homogjeniteti i popullsisë që historikisht ka ba nuar në trojet e veta etj., flasin në të mirë të trajtimit të barabarte t këtij populli me popujt e tjerë dhe për pozitën juridike të barabarte që duhej të fitonin këto vise në raport me rajonet e tjera të Jugosllavise.
Trojet shqiptare edhe nga pikëpamja ekonomike kanë përbërë në shekuj një tërësi unike të lidhur ngushtë me trungun shqiptar. Pasu ritë natyrore kanë përcaktuar popullimin e këtyre viseve që në kohet e lashta, traditën ne zhvillimin e degëve te tilla të ekonomisë si bui qësia, blegtoria, zejtaria, komunikacioni e tregtia, lindjen e gendrave gytetare. Të gjitha këto si edhe pozita e këtyre trevave, nxitën ne te ajējtën kohë edhe lakmitë grabitqare të shteteve të ndryshme per pushtimin e tyre.
Në shek. XIX si në të gjithë trojet shqiptare ashtu edhe në Kosove lindën marrëdhëniet kapitaliste, në fshat dhe në qytet, dhe filloi kriimi i tregut unik kombëtar. Viset shaiptare, per shkak te sundimit të gjatë të Perandorisë Osmane trasheguan nga piképamja ekonomike shkallë të ulët të zhvillimit të forcave prodhuese. Bazën ekonomike tyre e karakterizonte mbizotërimi i marrédhenieve feudale ne pro dhim. Pas aneksimit të këtyre viseve né përbërje të shtetit jugosllav, iendja ekonomike e tyre nuk ndryshoi. Pasuritë natyrore té viseve shaiptare vazhduan te grabiteshin egërsisht nga monarkia e borgjezia serbe. Politika koloniale e shfrytëzuese e ndjekur prej tyre bëri qe ato edhe pse kishin kushte te favorshme për zhvillimin e bujqësisë, lindë të para e të shumta minerale, si linjit, plumb, zink, nikel, mag nez etj., të cilat e rreshtonin midis rajoneve më të pasura të atij ven di. vazhduan të ishin në Jugosllavinë e paraluftés rajonet me të pra pambetura në pikëpamje të zhvillimit ekonomik.
/Ne Jugosllavi, pas Luftës së Dyte Botërore, me termin mysliman u emertua popullsia sllave e besimit islamik, e cila jeton kryesisht në territorin e Republikes se Bosnjës dhe të Hercegovines. Por ky emertim u zgjerua dhe u shtri edhe në krahinat e jugut të Jugosllavisë, ku jetonin edhe popuj të tjerë. Në viset me popullsi shqiptare u stimulua përdorimi i këtij termi, Kështu, nëpërmjet identifikimit të përkatësisë fetare me atë kombëtare u synua qe në mënyre artificiale të zvogëlohej numri i popullsisë shqiptare. Në artikujt Myslimanizëm e shovinizëm», Të mos mohojmë të vërtetën» eti.. te botuar me 5 dhe 28 shtator të vitit 1945, gazeta Flaka e Vellazërimit» denonte për dorimin e termit mysliman ne Republikën e Magedonisë dhe e cilësonte ate si shfaqje shoviniste. Në këta artikuj theksohej se nga përdorimi i këtij termi do të dëmtohej populli shqiptar në këtë republikë. ai do të pakësohej ne numër në favor të një kombësie tjetër. Në fakt, nga përdorimi i termit mysli man u ul numri i banorëve shqiptarë në disa rajone të Malit të Zi, të Serbise e të Sanxhakut./