Kryetari i Komunës së Tutinit Shemsudin Kuçeviq, ndërroi jetë nga plagët e marra nga aksidenti në komunikacion i cili ndodhi rreth orës 15 në rrugën Novi Pazar- Tutin.
Kuçeviqi, ndërroi jetë në Qendrën shëndetësore të Novi pazarit, ku ishte transportuar me urgjencë nga vendi i aksidentit, ku mjekët luftuan për ta mbajt në jetë.
Kryetari i Komunës së Tutinit në automobil ishte me vozitësin e tij, ku sipas dëshmitarëve okularë, automjeti kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasë për një lis.
Në Spitalin e përgjithshëm, në Novi Pazar, në repartin për Kujdesie intensive, të pranishëm ishin kreu i Këshillit Kombëtar Boshnjak dr. Sulejman Uglanin të cilit Kuçeviq ishte mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë, mandej krerët komunave të Novi Pazarit, dhe Sjenicës.