Në Pazar të Ri më 7. 06. 2024, nën organizimin e shoqatës ” Kosova për Sanxhakun” në bashkëpunim me zyren e Këshiëllit Nacional Shqiptarë në Serbi, u organizua promovimi i monografisë : Mumin efendi Haliti, gjykatës sheriatik i Novi Pazarit 1939- 1944.
Për herë të parë në histori në Pazar të Ri u promovua libri i parë në gjuhën shqipe, në cilën ngjarje mori pjesë edhe Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, z. Jetish Jashari.
Për librin folën zyrtarja pran zërës së KNSH, zoj. Amina NUraj, Prof dr. Hivzo Golosh, Mr. Ismet Azizi, kryetar i shoqatës ” Kosova për Sanxhakun”, autori Mr. Fejzullah Arifi, si dhe Prof Dr Rexhep Shkrijel dhe Prof, Riza Gruda, ish deputet në parlamentin e Serbisë dhe aktivit i PAD it (SDA).
E tërë kjo ngjarje e udhheqi në gjuhën shqipe dhe në gjuhën Boshnjake, Alija Manxhoviq, i cili posa ka filluar ta ndjek kursin e gjuhës shqipe, së pari online, mandej para dy jave edhe at intensiv nën udhëheqjen e profesoreshës Shpresa Ibishi, me prejardhje nga Mitrovica.