Ali Daci : Sa shqiptarë do të regjistrohen në komunën e Rozhajës në regjistrimin e ardhshëm?
Në regjistrimin e ardhshëm, malazeztë do të shfrytëzojnë gjuhën e vet malazeze , ashtu siç do ta shfrytëzojnë edhe një numër i konsiderueshëm i boshnjakëve dhe një numër i vogël i shqiptarëve në këtë shtet, pasiqë shqiptarët në shumë treva, ku ata gravitojnë, në ditën e regjistrimit do të mungojnë. Një numër i popullsisë autoktone shqiptare, siç është rasti me Besnikun, Baçen, Jabllanicën, Ballotiqin etj., në regjistrimet e mëparshmme, është regjistruar si nacionalitet muslimano- boshnjak. Popullata e këtyre fshatrave kanë humbë monumentin më të shenjtë të kombit- gjuhën shqipe dhe kanë përqafur gjuhën sllave. Intelektualet boshjnak aludojnë dhe nuk hezitojnë të thonë se ata flasin gjuhën e veçantë të tyre boshjake, e në fakt ata flasin serbishten e kryqëzuar më disa barbarizma turk e shiptar, por që në të vertet kjo ghuhë s’ka të ndar nga gjuha sllave më alfabetin e saj. Si do të regjistrohen tani , kur klima politike po lulëzon në të mirë të shqiptarëve ? Ata shqiptarë që se flasin gjuhën shqipe, veten duhet duhet ta identifikojnë njësoj si shqiptarët e Amerikës, arbëreshët e Italisë edhe si shqiptarët e Kosovës e Shqipërisë sepse të tillë janë, shqiptarë.
Ata duhet të regjistrohen si bimë e trungut të lashtë iliro- dardan, pra thjeshtë ata janë shqiptarë. Shumica e malësorve rozhajas sot jetojnë në Kosovë dhe kryesisht në rrethinën e Pejës. Pyetja e tyre “Se i keni punët ju atje nalt” na ngjallë dyshimin për kthim të atyre që u larguan nga këtu. Tregovishën, para sundimit otoman e përbënin fiset e njohura shqiptare – Kelmendasit dhe fisi i Kuçit si dhe disa shtëpi sllavofone, që mund të numëroheshin në gishta. Fiset shqiptare, pas konvetimit më dhunë nga otomanet, nga katolikët në islamist, kishin edhe faltoret etyre të ndara sipas fiseve, xhamia e Kelmendit dhe ajo e Kuçit e po ashtu edhe varret i kishin të ndara, pra, varrezat e veçanta të fisit. Kështu, edhe sot e kësaj dite me fanatizmin më të madh ruhet kjo traditë e të falurit ose e të varrosurit. Ata që sot kanë arrit ta ruajnë identitetin e vet kombëtar dhe që e kanë ruajtur trashëgiminë shumëshekullore , shpirtërore dhe materiale sot e kësaj dite falën sipas xhamisë së fisit, të cilës i përkasin. Edhe të afërmit e vet , po ashtu, i varrosin në varrezat e të parëve. Shqiptarët në Mal të Zi janë të shtrirë përgjatë kufirit më shetin amë , prej të cilit i patën ndarë konferencat e padrejta evropiane. Në anën tjetër janë të përkufizuar më vilajetin e Sanxhakut dge Republikën e Kosovës. Sanxhaku është pjesa më të dhimbshme e gjakut shqiptar. Ky lokalitet, pra Tregovishta, që nga fundi i shek. XIX e humbi emrin shqiptar që u zëvendësua më toponimin Rozhajë, toponim ky që më shumë ka shërbyer si asimilim se sa toponim. Nga dokumentet arkivore të kësaj periudhe historike vërejmë se shqiptarët e Rozhajës së sotme ( Tregovishtëse së dikurshme), më shperthimin e kryengritjeve të mëdha për çlirim nga sundimi otoman dhe pushtuesi sllav, sidomos ndaj pushtimit të mbretërisë SKS, kanë marr rrugën e eksodit nga dhuan e atyre pushtuesve. Të njohura janë eksodet e viteve 1815, e që shqiptarët e kësaj treve shpëtimin e kërkuan të vellëzerit e tyre në Shkup dhe në qytetet tjera shqiptare të asaj ane, ku politika sllave passraj do t’i shperngulë masivisht për në shkretetirat e Anadollisë, komponentë negative është pa dyshim emigrimi. Sipas statistikave zyrtare të regjistrimit të popullsisë pas luftës së Dytë Botërore, komuna e Rozhajës i kishte 26 vendbanime, ku është kryer regjistrimi i popullsisë. Në këtë statistikë, disa vendbanime, fshatra nuk janë evidentuar si të veçanta, ani pse kanë jetuar edhe sot jeton një numër i kosnsiderueshëm i popullatës. Kjo më së shumti e godet Malësisnë e Rozhajës, së cilës i hiqen paralagjet e qytetit, si Ibarci dhe Kodra e Buxhovit. Në komunën e Rozhajës jetojnë shqiptarët në tetë vendbanime, si në Dacaj, Bukel i Sipërm, Bukel i Poshtëm, Buxhov, Husaj , Peshkaj, Plluncaj, dhe Bralaj ) Kolnë), Besnik, Jabllanicë e Baçë e fshtra tjera më origjinë shqiptare. Sipas statistikës zyrtare të regjistrimit të popullsisë në vitin 1948, qyteti i Rozhajës kishte 1464 banorë, ndërsa Bashkësia lokale e Dacajve, si qendër e Malësisë së Rozhajës, ku gravitonin fshatrat Bukel i Sipërm, Husaj, Peshkaj, Bukel i Poshtëm pa Buxhovin e që sot është vendbanim i kësaj bashësie lokale, numëronte 370 shqiptar. E në Buxhov, që trajtohet si vendbanim i veçantë në statistikën zyrtare të kohës, kishte 73 banor. Statistika e regjsitrimit e vitit 1953 konstanton se në BL në Dacajve janë regjistruar 357 banor ose 13 më pak së në statistikën e regjistrimit të vitit 1948, që flet për një shifër të pazakont. Më 1953 në Buxhov, popullsia shtohet për 5 anëtar, kurse në Plluncaj evidentohen 216 shqiptarë. Nga viti 1953 deri në vitin 1961 rrugën e moskthimit për ne Turqi, e morën të emigruarit e parë nga Dacajt. Ky emigrim ka qenë masiv. Dacajt shpërnguleshin familjarisht atje. Ka pasur edhe emigrime për në Shqipëri, por jo koletive, por personale. Një i ri nga Bukeli i Poshtëm emigron për në Kanada. Regjistrimi i i vitit 1961, Dacajt dhe fshtrat që gravitojnë në këtë BL i gjenë në numrin më të madh, me 425 banor. Buxhovi, fshat ky rrëzë bjeshkës së Dromodilit , bjeshkë kjo e njohur si strehë e kaçakëve të Rugovës e të Malësisë së Rozhajës dhe nënshkrepat e Hajlës do të numëroj 111 shqiptarë. Dekada e vieteve 1961- 1971 do të jetë fatale për Malësinë e Rozhajës, sa i përket numrit të popullsisë. Gjatë kësaj periudhe do të shperngulen shumë familje të Dacajve, të Bukelit të Sipërm dhe të fshatrave të tjera për në Turqi. Kështu, statistika e vitit 1971 shënon rënie të popullsisë nga 425 banor në 319 banorë. Në Turqi emigrojnë në mënyrë të organizuar 106 banor. Buxhovi kishte 129 banor, ndërsa në Plluncaj nga 242, sa kishte të regjistruar në vitin 1961 pas dhjetë vjetësh do të evidencohen vetëm 186 banor ose 56 më pak. Statistika e vitit 1981 flet se në BL TË Dacajve u regjistruan 326 banor shqiptar, kurse në Buxhov popullata për dhjetë vjet shtohet vetëm për një banor, pra Bugjovi numëronte 112 banor. Këtu nuk kam futur numrin e banorëve të fshatit Kolenë, pasi që në këtë fshat jetonin, pos shqiptarëve, edhe myslimanët. Këtu më së miri shihet lëvizja dhe migrimi e shpërngulja e popullatës nga kjo trevë sipas dekadave të tëra. Pasojat e emigrimit të jashtëm, por edhe atij të brenshëm flasin qartë për prezencën e shqiptarëve në këto anë. Asimilimi, krysisht në mysliman e së fundit në boshnjak, ka bërë që sot në Rozhajë një numër i vogël i shqiptarëve të flasë në gjuhën amë shqipe. një numër i madh i tyre, siç janë Besniku, Baça, Jabllanica, Ballotiqi, Kolena e fshatra tjera dikur shqiptare u regjsitruan si mysliman ndersa në regjistrat e fundit si boshnjak. Ashtu siç e ceka më lartë, sot mosha e tretë din gjuhën shqipe ndersa gjenerat pasardhese asnjë fjalë shqipe nuk e din. Duke ju referuar statistikave zyrtare të vitit 1990 , fatkeqesisht bindemi së në Rozhajë jetonin 900 shqiptar. Nga viti 1999 e deri më sot nga Malësia e Rozhajës kanë emigruar shumë familje shqiptare. Popullsia vendese është përgjysmuar dhe fshatrat kanë ngelur tërësisht të shkreta. Në regjistrimin e fundit të vitit 2011, falë aktivistëve të LD në MZ shiptarë të regjistruar pati gjithsejt 1158 dhe për ka numri i përkatësisë nacionale ishin të dytët pas boshnjakëve. Shpresa për një ardhmëri të lumtur tek të rinjët është në shuarje e sipër, mungesa e arsimit të mesem dhe e atij të lartë në gjuhën shqipe, papunësimi dhe rrethanat e dramat politike e ushtarake që u zhvilluan dy dekada më parë këtu , kanë bërë që sot në Buxhov, Husaj e Peshkaj të mos dimëroj askush. Vrasjet e refugjatëve kosovar në prill të vitit 1999 dhe debimi i popullatës vendëse më dhunë nga shtëpit e veta, plaçkitja e të mirave materiale dhe shkaterrimi i pasurisë nga forcat e “UJ” gjatë tre muajve sa qendruan aty, kanë sjellë stres dhe kanë mbjellë pasiguri tek popullata autoktone shqipre në Malësinë e Rozhajës. Dhe , si pasoj e gjithë kësaj, ata kanë kërkuar zgjidhje të përhershme të vedbanimit, duke nderruar edhe rajonin. Shumica e tyre sot jetojnë në Kosovë, kryesisht në rrethin e Pejës. Në Bukelin e Sipër sot jetojnë vetem tri familje, kurse në Bukelin e poshtem një më pak. Në kuadër të kësaj shuarje fizike të banorëve shqiptar të kësaj zone për dy dekadat që lam pas , vjen deri tek rreziku i mbylljes së shkollës shqipe, në saje të numrit të vogël të shqiptarëve në Malësinë e Rozhajës. E si dukët, dikujt i shkon për shtati kjo, kur shohim tragjedin e zjarrit që dogji malet në fshati Dacaj më 15.5.2020 dhe venja e zjarrit të qëllimshëm në shkollën shqipe te kësaj bashkësie lokale po të njëjtën ditë. Kjo ngjarje nuk do koment. Vet fakti se organet e sigurisë nuk kapen zjarrëvenësit të jap të kuptosh mos funksionimin e drejtësisë këtu. Në anën tjetër numri i përgjysmuar i popullatës vendese shqipare rrezikon edhe egzistimin e subjektit politik shqiptar këtu. Shpopullimi dhe dhe braktisja e vatrave stërgjyshore shkretëron dhe vetmon shqiptarët e Rozhajës. Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë është brengosës, siç ishte edhe votimi në zgjedhjet e kaluara, ku shqiptarët nuk votuan veten por boshnjakët, kurse boshnjakët votuan malazezet, e malazezet serbët dhe kroatët i ndanë në dy subjekt ku edhe humben përfaqësuesin e vet në parlamentin malazez. Kjo dukuri e mosnjohjes së vet- vehtes na sjellë deri tek asimilimi total, për shëmbull degjohen zera se do të regjistrohen boshnjak, e boshnjakët “malazez të besimit islam” duke kënaqur epshet e malezezeve që në këtë regjistrim të dalin sa më shumë malazez, bile më shumë se serb, pra të dominojnë. Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë në këtë tevë do të jetë i tmerrshëm për shqiptarët të kësaj ane nëse ata nuk kthejnë kujtesën nga e kaluara. Andaj, çdo shqiptar i vetëdijshëm i këtyre trevave autoktone shqiptare duhet të dalë në shtëpin e vet, sepaklu derisa të përfundojë regjistrimi i popullsisë dhe amvisnisë. Shqiptarët këtu duhet të dalin dhe të dëshmojnë vetëqenien e tyre kombëtare, pra të regjistrohen dhe të egzistojnë në statistikën zyrtare që numri i shqiptarëve në këtë komunë të jetë ai që është e jo të minimizohet, pra të jetë ai që duhet të jetë. Një mospërgjigjje dhe një mosndergjegjesim kombëtar do të ndryshojë në formë drastike harten demografike të popullsisë shqiptare dhe shtrirjen e saj në këtë komunë. Mungesa e popullatës në fshatrat e Malësisë së Rozhajës, sjellë shpalljen zyrtare të statistikës si vendbanime të papolluara, vende të pabanueshme, andaj lipset angazhim maksimal personal, por edhe kolektiv për hirë të vet qenies sonë kombëtare. Të kujtojmë se në vitin 1991 në Mal të Zi pati 40.880 shqiptar, kuse në vitin 2011 kemi renjë dhe statistika regjsitron 30.439 banor shqiptar ose 4.91 të popullsisë në Mal të zi e që i bie të jemi të katërtit për ka numri i përgjithshëm i popullsisë në këtë shtet. Sa do të jemi këtë vit ? A po ndemarrin diçka politikanët tanë në këtë drejtim mbetet të shihet. Prandaj, ata shiptarë që s’e flasin gjuhën shqipe si të parët e tyre, veten duhet ta deklarojnë njësoj si shqiptrët në Amerikë, Arbëreshet në Itali apo si vet shqiptaret në Kosvë e Shqipëri, Maqedoni e kudo jetojnë. Këtu ka një ndryshim të madh që shqiptaret këtu e në Sanxhak janë në tokën e vet, e jo në Amerikë, pra kjo është përparësia. Shqiptar je, shqipatar mbetesh kudo e në çdo kohë !
( Foto, Paria e Tregovishtes : Zot shtëpie në shtëpi të vet )