Pazari i Ri (ose Tregu i Ri, serbisht Нови Пазар/Novi Pazar) është qendra e Sanxhakut , nuk dihet saktësisht se kur është themeluar, por konsiderohet se është themeluar në vitin 1456 nga Isa-beu, menjëherë pasi osmanët morën qytetin e vjetër të quajtur Ras. Kur turqit morën qytetin Ras ata ia dhanë emrin Pazar[1], sepse ky vendbanim ishte i njohur si vend tregtarësh. Qysh në vitin 1461 janë shënuar ardhja e tregtarëve të Venedikut. Për shkak se ky vend ishte i njohur edhe më herët si vend tregtarësh turqit pastaj e quajtën Yeni Pazar.
Pazari i Ri është kryeqytet i Sanxhakut. Është vendosur në kryqëzimin e lumenjve Joshanicë, Rashkë dhe Dezhevë, në një lartësi mbidetare 496 m. Është i rrethuar me malet e larta të Golijes, Rogoznës dhe Rrafshnaltës së Peshterrit. Në vitin 1991 Pazari i Ri ka pas 85 500 banorë, ndërsa sot konsiderohet se i ka rreth 120 000 banorë.
Ndonëse Lufta e Dytë botërore mund të ishte një fat historik për mundësinë e bashkimit të Shqipërisë Etnike e të kombin shqiptar, sepse shpërbëu Jugosllavinë versajase, aleatët nazifashist: Italia, Gjermani dhe Bullgaria e ndanë Shqipërinë Etnike në pjesë të interesit. Komitët bullgarë e grekë dhe çetnikët serbo-malazez në viset kufitare të Shqipërisë Etnike skenuan vrasje e ploja mbi individët dhe masat shqiptare. Megjithatë, Masakra e Bihorit, në Sanxhak, për nder të “Bozhiçeve serbe”, në natën e 5/6 janarit1943, mbetët masakra më e madhe në Ballkan gjatë Luftës së Dytë botërore. Çetnikët serbo-malazez të mbështetur në logjistikën e ushtrisë fashiste italiane, plaçkitën dhe i kallën me zjarr 82 fshatra shqiptare e boshnjake therën, pushkatuan dhe kallën në shtëpia rreth 4.600 shqiptarë e boshnjakë dhe morën me vete 251 vajzë dhe nuse të reja dhe të gjitha i masakruan. Me të vranë e të therët edhe në vise të Peshterrit, të Tutinit, të Pazarit etj., numri i të masakruarëve kalonte 6.000-shin. Reagimi i botës ndaj kësaj masakre ishte i ngjajshëm me reagimet për pastrimet e tjera nga popullsia myslimane në teritorin e ashtuqujturës “Koritës së Ballkanit“. Por kjo nuk është e tëra ka edhe shumë analiza dhe argumenta që vertetojne spastrimet etnike të boshnjakëve të Novi Pazarit dhe rretheve me popullsi etnikisht të pastër boshnjake dikur edhe shqiptare. Lidhje e Sanxhakut me Serbinë është kujtesa për dhunën dhe gjenocidin serb mbi Sanxhakun iliro-bosnjak, sikurse qe mbeti edhe për shumicën shqiptare qe dikur jetuan në tokat stergjyshore të Sanxhakut të Nishit
Lista e vendbanimeve të komunës së Pazarit të Ri
01 Bajevica 11 Javori 21 Ohola 31 Rajetiqi 41 Zabrgja
02 Banja 12 Kozhla 22 Osojeva 32 Shavci –
03 Brxhaani 13 Krushevoa 23 Paralova 33 Sebeçeva –
04 Qashiq Dolac 14 Leça 24 Pavla 34 Shitniçi –
05 Dolani 15 Llukar 25 Pobërgja 35 Sllatina –
06 Grubetiqi 16 Gosheva e Llukares 26 Popa 36 Tërnava –
07 Hotka 17 Llukocreva 27 Postenja 37 Vareva –
08 Ivança 18 Mishçica 28 Pozhega 38 Vojniqi –
09 Izbica 19 Muhova 29 Përqena 39 Vuçiniqi –
10 Jança 20 Muri 30 Rajçinoviqi 40 Vuçja Lokv