E diel, 11 Maj, 2025
  • Fillimi
  • Aktuale
  • Sanxhaku
    • Sanxhaklinjtë
    • Demografia
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Sporti
  • Të tjera
    • Komunat
      • Novi Pazari
      • Senica
      • Tutini
      • Rozhaja
      • Plava
      • Berana
      • Priboj
      • Bjellopole
      • Pljev
      • Nova Varosh
      • Prijepolje
    • Manifestimi
  • Donatorët
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Projektet e realizuar
  • Për Ne
    • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
    • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
    • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
    • Galerija
    • Videot
  • Kontakti
No Result
View All Result
Kosova për Sanxhakun
No Result
View All Result
Home Kultura Kroaci

Për herë të parë një President shqiptar takon shqiptarët e Rozhajes në Mal të Zi

by Ismet Azizi
25 Nëntor 2018
in Kroaci
0
0
SHARES
16
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Komunën e Rozhajës të Malit të Zi. Kjo është hera e parë që një kryetar i shtetit shqiptar viziton këtë komunë ku banojnë shqiptarë në Mal të Zi.

Related Posts

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

DEVETNAESTI I POČETAK DVADESETOG VEKA (V poglavlje )

Më 21 janar mbushen 80 vite  nga  ekzekutimi i Aqif Blytës nga OZNA

Studim i rëndësishëm për për historinë e shqiptarëve që vazhdojnë të jetojnë në territoret e Sanxhakut!

Kreu i shtetit u prit nga nga Zv/Kryeministri i Malit të Zi, Rafet Husoviç, si dhe ministra dhe deputetë. Shqiptarët e Rrozhajës i kanë rezervuar Presidentit Meta një pritje e ngrohtë. Me dhjetëra banorë shqiptarë të Rrozhajës e zonave përreth që kishin dalë për të përshëndetur Presidentin Meta.


Në këtë veprimtari ishin të pranishëm Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Rafet Husoviç, Ministri i Infrastrukturës, Osman Nurkoviç, Kryetari i Kuvendit të Komunës Rozhajë, Amir Avdiç, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve të Sanxhakut, Sulejman Uglanin, deputeti Ervin Ibrahimoviç, kryetarët e komunave nga Mali i Zi dhe Kosova, si dhe shumë bashkatdhetarë të Rozhajës e të zonave përreth.

Në fjalën e tij përshëndetëse si i Ftuar Nderi në tubimin tradicional të veprimtarisë kulturore e letrare kushtuar poezisë shqipe “Ora e Maleve 2018”, Presidenti Meta vuri në dukje se këtë vit kombi shqiptar feston dy ngjarje të rëndësishme, 550-vjetorin e largimit në përjetësi të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut si dhe 110-vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, si shenjë përbashkimi të shqiptarëve dhe lajtmotivi që i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë më 1912-n.

“Alfabeti dhe gjuha e bukur shqipe janë elementi më i rëndësishëm përbashkues i shqiptarëve kudo në botë. Prandaj edhe këtu në Rozhajë, rëndësia më e madhe për të gjithë ne është ruajtja e gjuhës sonë të bukur shqipe. Edhe ky aktivitet kulturor, i shërben këtij qëllimi.” – theksoi Presidenti Meta.

“550-vjetori i largimit për në përjetësi të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, është ngjarja që e ka simbolizuar këtë Vit Mbarëkombëtar te të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë. Gjergji ynë i madh e shtroi rrugën e kombit tonë drejt Perëndimit duke përcaktuar identitetin tonë europian, në gjirin e familjes së madhe europiane, aty ku Shqipëria dhe shqiptarët aspirojnë të anëtarësohen së shpejti me merita të plota.” – u shpreh Presidenti i Republikës.

“Shqiptarët në trojet e tyre në Mal të Zi, duhet të ndihen krenarë për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare shqiptare, sepse vendi i tyre është në piedestalin e historisë sonë. Respektimi i pakicave kombëtare është një vlerë e shtuar për të gjithë ne. Bashkëjetesa dhe fqinjësia e korë ne mes të shqiptarëve e malazezëve, si në Shqipëri e Mal të Zi, ashtu edhe në Kosovë, është një udhërrëfyes i mirë për bashkëjetesën me pakicat e minoritetet kombëtare në të gjithë rajonin tonë. Shqiptarët në Mal të Zi kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për këtë shtet, veçanërisht për Pavarësinë e tij si dhe për proceset integruese të Malit të Zi, në familjen euro-atlantike.” – nënvizoi mes të tjerash Presidenti Meta.

Duke shtuar se është një kënaqësi e veçantë që nga ky takim tradiconal kulturor e letrar t’iu uroj banorëve të Rozhajës dhe të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, Festën e Flamurit Kombëtar. Presidenti i Republikës me këtë rast vlerësoi organizatorin e palodhur të tubimit, mësuesin e intelektualin Ali Daci me Titullin “Naim Frashëri” me movacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar si mësimdhënës i gjuhës shqipe, gazetar, shkrimtar e veprimtar i spikatur, si dhe për organizimin e veprimtarive kulturore në Rrozhajë, duke ruajtur e lartësuar traditat, doket dhe zakonet më të mira shqiptare”.

/njikomb/

Next Post

Udhëpërshkrim nga Lugina e Preshevës: Si Syla n’Bilaç!

Popular Posts

Aktuale

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

by Ismet Azizi
27 Prill 2025
0

 By ARTUR VREKAJ: “The first Albanian arrived in America in 1886, and, a century later, Albanians found their voice in...

Read more

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

Kamberi dorëzon në Institutin për Krime Lufte dokumente e fotografi të para dhe pas luftës së fundit

U zemlji pokolja na Kosovu

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

A, ishte e mundur të evitohej gjenocidi në Bihor në 1943?

Load More

[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts

MALISORI / BRƉANI – Teritorija i porijeklo stanovništva

by Ismet Azizi
1 Nëntor 2017
0

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

by Ismet Azizi
19 Prill 2025
0

Mr. sc. k. hfz. Aziz Alili biografia (video)

by Ismet Azizi
13 Dhjetor 2016
0

  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

  • Shqip
  • Sandzak
  • English