Vendosja e Kelmendasve në Srem lidhet me Rrafshnaltën e Peshterit dhe Rugovën, por edhe me Rozhajë, për të cilën shkruan Kryepeshkopi Mons nga Tivari. Vinko Zmajević më 14 shtator 1710 i shkroi nga Kotorri Sekretarit të Kongregatës për Përhapjen e Besimit në Romë, se Klemendasit sulmuan turqit dhe rrëmbyer rreth 5.000 krerë bagëti. Kryepeshkopi theksoi se me armë duhet të përgatitemi nga hakmarrja turke dhe se ai kultivon simpati për Kelmendasit, për shkak të stoicizmit të tyre dhe besimit katolik. Nga vit 1715 deri 1718, gjatë luftës Veneciane –Austriake, turqit në Kryedioqezën e Shkupit i mbyllen të gjitha misionet,duke mbetur si misioni i vetëm ai në Peshter, pasi që pjesa e mbetur e Kelmendasve kishin vendosur të mbrohen e të rezistonin. Pasha i Pejës më 1721 lejoi përtëritjen e misionit të Kelmendasve në Rugovë, kështu që nga Shqipëria erdhën dy misionarët françeskanë, të cilët e flisnin gjuhën shqipe.
Gjatë Luftës Austrisake-Turke të vitit 1737 e deri 1739, kelmendasit nuk qëndruan anash. Të udhëhequr nga Kryepeshkopi i Shkupëit Michael Summe.(Mikel Suma), luftuan për perandorinë e krishterë austriake, kundër qeverisë osmane. Në beteja janë të angazhuar në mënyrë të barabartë, përveç fiseve të tjera, edhe Kelemendasit nga të gjitha trevat ku jetonin,si edhe ata nga Peshteri dhe Rugova.
Për ushtrinë e krishterë e gjithë kjo situatë luftarake, rezultojë e pafavorshme gjë që e detyroi Kryepeshkopin Summa(Suma) me 300 familje Kelmendase dhe katër misionarët françeskanë,që të strehoheshin nën sundimet e qeverisë austriake dhe, së bashku me ushtrinë, të tërhiqet në drejtim të Beogradit. Kryepeshkopi në rrugën e tij të viti 1739 shkruante nga Beogradi me 6 prill, duke i raportuar asamblesë së Këshillit në Romë që, së bashku me te, janë larguar edhe misionarët e Peshterit, përderisa dokumenti i dytë thotë se Rugovën e ka braktisë misionarët françeskanë, të cilët janë tani janë vendosur në Srem, afër Mitrovicës.
Në Hrtkovci janë të vendosur kelmendasit e Peshterit, ndërsa në Nikinc ata të Rugovës.
Nga priftërinjtë në Hrtkovci ka qëndruar nga viti 1738 deri në vitin 1748 si pastor, edhe prefekt i misionit të Sremit fra. Dominik nga Pieve, i cili më herët ishte misionar në Rugovë si dhe shoku i tij o.fra Leonardon nga Castellucija, i cili erdhi këtu nga Kamenica e Peshterit. Në Nikinci, në bazë të regjistrit të pagëzimit, nga viti 1738 deri në vitin 1745, ka shërbyer Fr. Petar nga Areza, ndërsa bashkë me te ishte o.fra Louis nga Dinamifa.
Kryedioqeza e Sremit Ladislav Szerenei, atëherë ordiner i Klemendasve të vendosur në Srem, në vitin 1743, shkroi një shënim për besimtarët e sapoardhur të Dedës: Ky popull është ushtri i tëri. Është i përbërë nga dy kompani të vendosur tani për tani, në afërsi të Mitrovicës në pronën e Jurjeviqëve dhe në katër prona të tjera. Janë gjithsej 160 familje dhe numërojnë 1200 përsona. Kelmendasit në Jarak me kalimin kohë janë konvertuar në ortodoksisë dhe u bënë serbë.
Kelmendasët të cilët qëndruan në Shqipëri nga viti 1737 ( më shumë se gjysma e fisit) vazhduan rebelimin kundër autoriteteve lokale Turke, vazhdoi edhe pas tërheqjes së austriakëve, si dhe fiset të tjera malore. Nga autoritetet turke u dërgua ekspeditë për shuarjen e kryengritjes në Kelmend, si dhe ndëshkimin për organizimin kryengritjes së viti 1739., të udhëhequr nga Ibrahim Pasha nga Trebinje, ndërsa në vitin 1740, Suleiman Pasha i Shkodrës, i cili kishte superioritetin absolut, por nuk e përjetoi këtë sukses, sepse vdiq në moshën 52 vjeçare.