E diel, 11 Maj, 2025
  • Fillimi
  • Aktuale
  • Sanxhaku
    • Sanxhaklinjtë
    • Demografia
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Sporti
  • Të tjera
    • Komunat
      • Novi Pazari
      • Senica
      • Tutini
      • Rozhaja
      • Plava
      • Berana
      • Priboj
      • Bjellopole
      • Pljev
      • Nova Varosh
      • Prijepolje
    • Manifestimi
  • Donatorët
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Projektet e realizuar
  • Për Ne
    • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
    • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
    • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
    • Galerija
    • Videot
  • Kontakti
No Result
View All Result
Kosova për Sanxhakun
No Result
View All Result
Home Kultura Kroaci

PËRSHTYPJE NGA MANIFESTIMI TRADICIONAL I ROZHAJËS “ORA E MALEVE”

by Ismet Azizi
31 Tetor 2017
in Kroaci
0
0
SHARES
84
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

 

Me ftesën e z. Ali Daci, themeluesit dhe drejtuesit prej nëntë vitesh të këtij manifestimi, mëngjesin e 28 tetorit morëm rrugën për Rozhajë ti bashkohemi edicionit të saj të nentë bashkë me dy miqtë e mij bashkëudhëtarë: profesorin e gjeografisë njiherit kryetar i Organizatës “Kosova për Sanxhakun” Ismet Azizi, dhe poeten e miken time të dashur, Safete Rexhepin.

 

Related Posts

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

DEVETNAESTI I POČETAK DVADESETOG VEKA (V poglavlje )

Më 21 janar mbushen 80 vite  nga  ekzekutimi i Aqif Blytës nga OZNA

Studim i rëndësishëm për për historinë e shqiptarëve që vazhdojnë të jetojnë në territoret e Sanxhakut!

Shkruan: Albina Idrizi

U deshën më pak se katër orë të përpiheshim nga mrekullia e maleve, grukave dhe shtigjeve që përbënin Malësinë e Rozhajës, kësaj pjese të Sanxhakut i cili nga Kongresi i Berlinit (1878), e deri tek Luftërat Ballkanike ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës.
Na u bë sikur përnjëherë, brenda një kohe aq të shkurtër, kaluam nga një botë në tjetër. Prej një stine në tjetër. Vjeshtën e kuqrremtë dhe dimrin e bardhë i ndante një prerje e tërthortë të cilën ne e kaluam si të ishte një shirit i ajërt prej ylberi.

3
Ishte kënaqësi në vete rruga kur për çdo majë mali që ngrihej para nesh, profesori Ismet kishte një emër dhe një shpjegim.
I pari që na doli përpara ishte fshati Dacaj. Fshati me më së shumti shtëpi nga shtatë fshatrat tjera shqiptare përreth (Bukel i Sipërm, Bukel i Poshtëm, Husaj, Peshkaj, Boxhov, Plluncaj dhe Bralaj), që bënin komunën e Rozhajës, këtë trekëndësh të Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Asimilimi, kryesisht në myslimanë, dhe mërgimi i detyrueshëm në anën tjetër, kishin bërë të veten në zvogëlimin gjithnjë e më të madh të numrit të shqiptarëve që flasin gjuhën shqipe dhe që ruajnë traditën shqiptare.

22894108_1880422718639941_1371314597793530328_n
Në po këtë fshat gjendej shkolla e parë dhe e vetme shqipe me themelet historike të ruajtura nga 1943-ta, e cila në vitet 98/99 ishte qendër strehimi dhe edukimi për refugjatët kosovarë. Pata kënaqësinë të njoh nxënësen e vetme të klasēs së parë në këtë shkollë, Jetën e bukur, së cilës i uroj që po me atë këmbëngulje ti shtojë hetë kësaj shkolle dhe gjallëri këtyre maleve.
Rozhaja na priti me gurgullimën e lumit Ibër (sipas profesorit, emri rridhte nga fjala shqipe – i bardhë), dhe lajmërimet festive që stolisnin sheshin për manifestimin që do të mbahej atë ditë. Në hyrje të Shtëpisë së Kulturës, na mirëpriti përzemërsisht vetë veprimtari i devotshëm i çështjes shqiptare në Mal të Zi dhe organizatori i kësaj ngjarjeje z. Ali Daci.

23130656_1880422915306588_4062718177329705867_n
Manifestimi nisi me hapjen e ekspozitës në Galerinë Magaza ku u prezentuan dy kate pikturash nga krijimtaria e Majlinda Kelmendit. Pastaj u ngjitëm në sallën e madhe ku menjëherë pas Himnit Kombëtar, të pranishmit nderuan me një minutë heshtje 21 viktimat e rëna të refugjatëve kosovarë majin e vitit 1999, nga forcat paramilitare dhe militare serbo- malazeze, në përkujtim të të cilëve edhe mbahej ky manifestim.
Fragmente nga disa prej filmave që tregonin të kaluarën tonë, të regjisorit Agim Sopi, na bënë të na mpiheshim trupat para skenave që shihnim siç mpihen dhêmbët kur kujtojnë kafshimin e një kumbulle të thartë, të papjekur. Por, a nuk e ndjenë po të njejtët më së miri ēmbëlsinë e saj kur piqet? Kështu edhe ne, morëm frymë thellë nën deklamimin e shkëlqyeshëm të Agim Xhekës poezive të Çun Lajçit gjatë promovimit të tre librave të tij.

Poetë të ftuar nga të gjitha viset shqiptare, lexuan poezitë e tyre dhe përmbyllën me mirënjohje e falenderime edicionin e nëntë të këtij manifestimi, për të kaluar mbrëmjen e asaj nate në një festë njohjesh, bisedash, vargjesh të lira, këngësh e vallesh.
Ajo që mbete në ty, edhe pasi largohesh nga kjo qytezë e lashtë, e braktisur, është mënyra e të ndjerit në të kaq bukur, kaq ngrohtë, kaq…shqip!

 

Next Post

Bakić: Ministar Stefanović posetio je porodicu Skarep! Dobio je lažne informacije iz PU Tutin i izvinuo se za svoje izjave!

Popular Posts

Aktuale

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

by Ismet Azizi
27 Prill 2025
0

 By ARTUR VREKAJ: “The first Albanian arrived in America in 1886, and, a century later, Albanians found their voice in...

Read more

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

Kamberi dorëzon në Institutin për Krime Lufte dokumente e fotografi të para dhe pas luftës së fundit

U zemlji pokolja na Kosovu

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

A, ishte e mundur të evitohej gjenocidi në Bihor në 1943?

Load More

[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts

MALISORI / BRƉANI – Teritorija i porijeklo stanovništva

by Ismet Azizi
1 Nëntor 2017
0

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

by Ismet Azizi
19 Prill 2025
0

Mr. sc. k. hfz. Aziz Alili biografia (video)

by Ismet Azizi
13 Dhjetor 2016
0

  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

  • Shqip
  • Sandzak
  • English