Plani i Vuçiqit: “Jugosllavia e vjetër” plus Shqipëria në të

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq “është zotuar për thellimin e lidhjeve tregtare në Ballkanin Perëndimor pasi ai të merr rolin si president i Serbisë në qershor”, shkruan Politico.eu.

 

Related Posts

Sipas këtij website, përcjell Telegrafi, Vuçiq në një intervistë ka thënë se “marrëdhëniet më të ngushta ekonomike janë mënyra e vetme për të kapërcyer paqëndrueshmërinë rajonale, veçanërisht në Bosnjë-Hercegovinë”, të cilën ai e ka përshkruar si një “fuçi baruti”.

Vuçiq, i cili më 2 prill fitoi zgjedhjet presidenciale të Serbisë në raundin e parë, premtoi se do të “dyfishoj përpjekjet për të krijuar një zonë të tregtisë së lirë në të gjithë pjesën më të madhe ish-Jugosllavisë, duke përfshirë edhe investimet në infrastrukturë thelbësore, të tilla si një autostrade që lidh Beogradin dhe Sarajevën”.

“Nëse të gjithë të tjerët do të bien dakord, ne do të kemi një treg prej 20 milionë njerëzve. Ky është një treg i rëndësishëm. Ne do të jemi në gjendje për të tërhequr shumë investitorë të tjerë”.

Ky medium shkruan se nisma e Vuçiqit, e mbështetur nga “Gjermania dhe BE-ja” vjen “në mes të shqetësimit në rritje në Evropë dhe Uashington se forcat e jashtme, në veçanti Rusia dhe Turqia, janë duke punuar prapa skenave për të destabilizuar rajonin”.

Sipas shkrimit, Vuçiq “shfaq entuziazëm të veçantë për projektet e infrastrukturës, duke përmendur autostradën që do të lidhte Beogradin me Sarajevën dhe Prishtinën”, dhe sugjeroi se “përfitimi nuk do ishte vetëm ekonomik”.

“Është Jugosllavia e vjetër, plus Shqipëria. Kjo është një ide politike, por pa rrezikuar sovranitetin e tyre. Kjo do të nxiste ekonomitë tona”, citohet të ketë thënë Vuçiq. /Telegrafi/

Next Post

Popular Posts


[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts