Në punimet e simpoziumi shkencor ndërkombëtar “Tjetërsimi i popujve josllavë në Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe në tërë Malin e Zi” të mbajtur më 6.12.2024, me kumtesën:
“POLITIKA ASIMILUESE E PUSHTETIT NË MAL TE ZI KUNDËR SHQIPTARËVE RASTI I KRAHINËS SË KRAJËS” u praqit Dr. Nail Draga, ish profesor i UP.
Në sajë të vendimeve të Kongresit të Berlinit(1878), Mali i Zi fitoi pavarësinë, ku iu dhuruan edhe disa vise me popullsi shqiptare. Në këtë kategori bën pjesë edhe krahina e Krajës e cila historikisht njihet si Kraja e Shkodrës, ku u aneksua pjesa perëndimore e saj, ndërsa ajo lindore pas vitit 1913. Në rrethana të reja shoqërore nën Mal të Zi, shqiptarët ishin nën trysnin e pushtetit e cila synim kryesor kishte asimilimin, përkatësisht eliminimin e identiteti kombëtar të popullsisë shqiptare, proces i cili në forma të ndryshime është i pranishëm deri në ditët tona. Një proces i tillë ka qenë i veçantë në Krajë, sidomos në pjesën perëndimore, që njihet si zona e Shestanit. Në mënyrë të veçantë do të trajtojmë këtë zonë pas Luftës së Dytë Botërore, sepse pushteti komunist ia eliminoj parinë e saj, qe pati pasoja në tjetërsimin kombëtar të shqiptarëve. Dhe nga një trysni e tillë nuk u leju shkollimi në shqip, pastaj deklarimi gjoja i popullsisë si malazezë në regjistrimet e popullsisë, migrimi i popullsisë dhe shpopullimi i vendbanimeve të cilët tash i takojnë gjeografisë historike.