Rizah Gruda: Me prejardhje shqiptare Plava e Gucia 90%, Rozhaja 95%, Tutini 95%,
Sjenica 80%, N. Pazar 85%….
Simpoziumin shkencor ndërkombëtar “Tjetërsimi i popujve josllavë në Sanxhakun e Pazarit të
Ri dhe në Malin të Zi”, i mbajtur një muaj më parë ka zgjuar interesim të konsiderueshëm edhe
në mesin e intelektualëve! Çdo ditë e më tepër intelektualët në Sanxhak janë duke reflektuar në
lidhje me këtë temë. Kumtesat e lexuara në simpozium, e që pritet të botohen së shpejti, kanë
sjellë prurje të reja në këtë simpozium. Nga 25 kumtesa që u lexuan, po i përmendim vetëm disa:
Statistika demografike për Pazarin e Ri në fillim të shek. XX; Jeni Pazari në burimet
osmane deri në fund të shek. XVII; Statistikat zyrtare të regjistrimit të popullsisë në Mal
të Zi dhe pozita e shqiptarëve në këtë shtet; Përpjekja e Malit të Zi për tjetërsim fetar
dhe kombëtar të Plavës s të Gucisë; Kryengritja e shqiptarëve të Plavës e të Gucisë
(1919) dhe dilemat rreth zvogëlimit të numrit të kësaj popullsie; Popullsia e Jenipazarit
(e Pazarit të Ri) gjatë periudhës Osmane dhe vështirësitë në identifikimin e etnisë së saj
në burimet osmane; Politika asimiluese e pushtetit në Mal të Zi kundër shqiptarëve të
krahinës së Krajës; Kolonizimi i Malësisë së Galabit gjatë viteve 1876 – 1912 me
shqiptar ortodoks nga Mali i Zi; Jugosllavia, e krijuar tërësisht mbi ndjenjën dhe planin
pansllav, rrezikoi qenien shqiptare në Sanxhak.; Gjuha dhe kultura materiale e
shpirtërore e shqiptarëve të Peshterit; Dosja Neziri mbi etninë dhe dëshminë e
lahutarëve sanxhakas,; Mbiemrat tregues të prejardhjes etnike të popullsisë së
Sanxhakut; Pasoja të sllavizimit gjuhësor të popullsisë shqiptare të Sanxhakut,…
Këto dhe kumtesat tjera, sikurse edhe aktivitet e numërta, janë duke e inspiruar dukshëm
popullatën dhe intelektualët Sanxhakut që ta thonë të vërtetën publikisht. Politikani, profesori
dhe ish deputeti Rizah Gruda, është ndër të parët që e ka ngritë zërin në lidhje me tjetërsimin e
shqiptarëve në Sanxhak.
Profesor Gruda, i lindur, në Guci, i shkolluar në Prizren e Prishtinë, gjithë jetën e tij ia ka
kushtuar arsimimit të të rinjve. Në fillim të viteve 90-ta u kyç në politikë dhe në parlamentin e
parë shumëpartiak në Serbi. Së bashku me deputetët e Luginës, dha kontribut të madh në
sensibilizimin e gjendjes së vështirë të shqiptarëve në Kosovë. Profesori Gruda gjatë gjithë
kohës, që nga themelimi i shoqatës e deri më sot, i ka përkrahur aktivitetet kulturoe në Sanxhak,
po ashtu edhe në Kosovë. Sigurisht që edhe simpoziumi i mbajtur në Prishtinë, edhe pse
profesori Gruda nuk mori pjesë për shkaqe shëndetësore, i ka përcjellë me vëmendje punët dhe
rezultate e dala nga kjo ngjarje jo zakonshme.
Profesor Gruda, kryesisë së shoqatës iu drejtua me një letër të cilën ne po e botojmë duke e
ruajtur origjinalitetin:
“Dëshiroj ta njoftojë opinionin se me etnogjenezën e banorëve të Sanxhakut merrem prej disa
dekadash dhe ja përqindja e popullsisë me prejardhje shqiptare sipas komunave:
Plava dhe Gucia me 90%, Rozhaja me 95%, Tutini mr 95%, N. Pazar me 85%, Sjenica me 80%,
Petnjica me 60%, Bjelo Pola 55%. Ndërsa popullsia e Nova Varoshit, Prijepoles, Pribojit,
Plevles janë kryesisht boshnjakë.
Mbi 10 milionë njerëz me origjinë shqiptare jetojnë në Turqi. Gjatë epokës osmane, shumica e
pashallarëve dhe e vezirëve ishin shqiptarë. Gjatë sundimit të Kemal Pashë Ata Turkut,
përqindja më e madhe e trupave të oficerëve ishte me origjinë shqiptare. Ministria e Arsimit dhe
Kulturës e Kosovës duhet të kontaktojë Qeverinë e R. Turqisë, dhe diaspora të themelojë
shoqata të cilat do të hapnin kurse për mësimin e gjuhës shqipe, folklorit etj.
Në 240 vitet e fundit. Disa fise shqiptare u boshnjakizuan, e disa u serbizuan, si: Vasojeviqët janë
Kelmendas, Bjelopavliqët janë të Pavlit të bardhë- Dukagjini. Një pjesë e Kuçëve u bënë serbë.
Kolashini dhe Nikshiqi banoheshin nga fise shqiptare që u boshnjakizuan dhe u asimiluan në
serb e malazezë. Etimologjia e Kolashinit dhe Nikshiqit është shqip. Crnojeviqët dhe Bushatlinjtë
janë zotërinj shqiptarë, shkruajnë dubrovnikasit“.
Ismet Azizi