E diel, 11 Maj, 2025
  • Fillimi
  • Aktuale
  • Sanxhaku
    • Sanxhaklinjtë
    • Demografia
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Sporti
  • Të tjera
    • Komunat
      • Novi Pazari
      • Senica
      • Tutini
      • Rozhaja
      • Plava
      • Berana
      • Priboj
      • Bjellopole
      • Pljev
      • Nova Varosh
      • Prijepolje
    • Manifestimi
  • Donatorët
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Projektet e realizuar
  • Për Ne
    • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
    • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
    • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
    • Galerija
    • Videot
  • Kontakti
No Result
View All Result
Kosova për Sanxhakun
No Result
View All Result
Home Kultura Kroaci

PREOKUPIM  I VAZHDUESHËM PËR STATUSIN E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI

by Ismet Azizi
16 Shtator 2019
in Kroaci
0
0
SHARES
19
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

 

Related Posts

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

DEVETNAESTI I POČETAK DVADESETOG VEKA (V poglavlje )

Më 21 janar mbushen 80 vite  nga  ekzekutimi i Aqif Blytës nga OZNA

Studim i rëndësishëm për për historinë e shqiptarëve që vazhdojnë të jetojnë në territoret e Sanxhakut!

Xheladin Zeneli, SHQIPTARËT NË MAL TË ZI-POPULL I RREZIKUAR,Botoi: Art Club, Ulqin, 2019

Pas rënies së sistemit monist  në  lidhje me  shqiptarët në Mal të Zi  nga autor të profileve të ndryshme shkencore, artistike e kulturore opinionit i janë prezantuar  botime të fushave të ndryshme. Kemi të bëjmë me botime shumëdimensionale në  kohën e pluralizmit, duke dëshmuar se kemi të bëjmë më autor të cilët në monizëm e kishin të mohuar një mundësi të tillë   për rreth pesë dekada. Në  gamën e gjerë të  botimeve nuk kanë munguar edhe ata nga fusha e publicistikës duke sjellur risi në trajtimin e çështjeve përkatëse sidomos  mbi pozitën e statusin e shqiptarëve në këtë mjedis.

Pas librit të parë “Diaspora dhe vendlindja” botuar në vitin 2011, kohë më parë Xheladin Zeneli i paraqitet opinionit me librin me të ri “Shqiptarët në Mal të Zi-popull i rrezikuar”. Kemi të bëjmë me një përmbledhje të artikujve publicistikë, të cilat autori i ka shkruar dhe botuar viteve të fundit në mediat e shkruara apo portalet e rrjetëve sociale.

Vet titulli i këtij botimi është intrigues për lexuesin sepse kemi të bëjmë  kryesisht me pjesëtarët e popullit shqiptarë në Mal të Zi, të cilët kanë sfiduar rrethanat shoqërore të kohës për të mbijetuar në hapësirën e tyre etnogjeografike. Dhe një çështje e tillë vazhdimisht ka qenë dhe mbetet  preokupuese për studiues profileve të ndryshme, ku nuk mungojnë botimet  edhe nga fusha e publicistikës.

Ndonëse i larguar nga vendlindja ai nuk ka qenë statist sepse interesimi i autorit për pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi ka vazhduar edhe në Amerikë, përkatësisht në Nju Jork në  mjedisin e ri ku është vendosur në fund të vitit 1991. Një veprim i tillë paraqet rast të veçantë, jo vetëm për diasporën por nuk ka si të jetë ndryshe sepse kemi të bëjmë me një person me qasje intelektuale, andaj edhe artikujt, analizat  dhe komentet e publikuara në mediat e shkruara apo portalet e ndryshme,  dëshmojnë seriozitetin dhe  shqetësimin  e vazhdueshëm, çështje kjo preokupuese për autorin e këtij libri.

Qasja e autorit është shumëdimensionale sepse vetëm si e tillë mund të trajtohet çështja shqiptare në Mal të Zi edhe në kohën e pluralizmit. Pa mohuar të arriturat të cilat janë pothuaj kozmetike, autori trajton identitetin e shqiptarëve në aspektin arsimor, kulturor, informativ e ate politik. Janë këto fusha të cilat mund të shkruhet gjatë  dhe me argumente, që dëshmojnë për pozitën  dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi.

Si rrallë kush deri më tash autori në disa tekste thekson  Deklaratën për Drejtat e Popujve Autokton  e miratuar nga Organizata e Kombëve të Bashkuara, çështje kjo e cila nuk është marrë në shqyrtim asnjëherë nga asnjë parti politike nacionale te shqiptarëve në Mal të Zi. E dhëna së një Deklaratë e tillë vlen vetëm për në shqiptarët si popull autokton në Mal të Zi, ka peshë të veçantë, andaj meriton analizë të veçantë, që duhet të jetë obligative edhe për Malin e Zi. Nga ana tjetër duke e marrë parasysh se ne shqiptarët jemi i vetëm  popull me përkatësi jo sllave, është një argument plus, që shqiptarët këtu duhet të kenë  tretman të veçantë, si qytetarët e një vendi multinacional e multigjuhësor, por me specifikat e veta kombëtare. Një veprim i tillë, do të ishte digë qasjeve mohuese të qeverive në Mal të Zi, si në të kaluarën edhe në ditët tona, sepse ka tendenca të asimilimit kombëtar dhe të atij politik.

Duke lexuar artikujt e ndryshëm në këtë libër, del qartë shqetësimi i autorit në aspektin politik, ku shqiptarët me një numër të vogël banorësh kanë numër të madh të subjektëve politike, të cilat gjoja janë formuar për avancimin e çështjes shqiptare në këtë  vend. Ndërsa pas tyre viteve në pluralizëm, çdo gjë është transparente dhe e qartë për çdo kend, se disa subjekte politike janë formuar për interesa të ngushta personale e klanore, që nuk është në favor të shqiptarëve në Mal të Zi. Ndërsa mungesa e një platforme të përbashkët politike për çështjet jetike në nivel shteti  është dëshmi e mungesës së seriozitetit ndaj çështjes shqiptare në këtë mjedis. Andaj, nuk është  për tu çuditur së shqiptarët në zgjedhjet shtetërore dalin jo të unifikuar në një listë zgjedhore, por në disa të tilla, nga del se kemi rezultate dëshpruese, pa përfaqësim  dinjitoz në parlamentin e Malit të Zi.

Autori po ashtu trajton edhe ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare në Mal të Zi, në sajë të kontakteve me personalitete të rëndësishme të jetës politike në SHBA, çështje kjo e cila ka një vazhdimësi, duke filluar me kryetarin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane z.Joseph Dioguardin, por edhe kongresmen e senator të nderuar të senatit e kongresit amerikan. Duhet cekur me këtë rast dëshminë në Kongresin Amerikan me 30 tetor 2003, të udhëhequr nga kongresmeni dhe miku i shqiptarëve Tom Lantos, ku folës ishim tre shqiptarë nga Mali i Zi. Duke marrë parasysh se statusi i shqiptarëve në Mal të Zi, është duke ngecur, jo sipas dinamikës së dëshiruar, sepse nuk ekziston vullneti politik i pushtetit,  faktori ndërkombëtar mbeten gjithnjë adresë e obligueshme, sidomos për mjediset me demokraci të pakonsoliduar.

Madje, çdo artikull i prezentuar në këtë botim paraqet një temë të veçantë që meriton analizë sepse kemi të bëjmë me një mjedis i cili vuan nga mentaliteti i kohës së monizmit, ku ndonëse në pluralizëm ende mungon  kapaciteti dhe vullneti politik i pushtetit për avancime demokratike sipas standardëve ndërkombëtare.

Pikërisht duke marrë parasysh çështjet e trajtuara të cilat kërkojnë zgjidhje këtë libër duhet ta lexojnë të gjithë e ne veçanti ata që janë pjesë e strukturave të ndryshme politike, sepse kanë informacione të natyrave të ndryshme që janë të nevojshme për takime kur diskutohet për pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi.

Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me një libër të shkruar nga një autor i cili edhe vet ishte pjesë e fillimeve të pluralizmit  politik në Mal të Zi,  dëshmon seriozitetin në qasjen e çështjeve të cilat janë preokupuese për shqiptarët në këtë mjedis në të kaluarën dhe në ditët tona.

Libri “Shqiptarët në Mal të Zi-popull i rrezikuar” i shkruar nga bashkëvendasi ynë i cili jeton në diasporë, është shembull se si duhet  trajtuar çështjet e identitetit, në këtë kohë te tranzicionit shoqëror  të kohës së pluralizmit, duke mos qendruar pasiv, por aktiv sikurse të jetonte në vendlindje, që paraqet rast të veçantë  në diasporën shqiptare.

Andaj, duke marrë parasysh ate qe u tha më lartë  këtë libër e vlerësojmë  një kontribut me vlerë për ndriçimin e çështjes shqiptare në Mal të Zi, ku autori prezanton pikëpamjet  dhe jep  rekomandime për avancimin e çështjeve përkatëse ku e them pa hezitim se  do të jetë i mirë se ardhur për opinion e gjerë shoqëror.

Dr.Nail  Draga

(Lexuar më rastin e përurimit të librit  në Ulqin, me 12 gusht 2019)

Next Post

BOŠNJACI I ALBANCI BRANE NOVI PAZAR OD KARAĐORĐA

Popular Posts

Aktuale

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

by Ismet Azizi
27 Prill 2025
0

 By ARTUR VREKAJ: “The first Albanian arrived in America in 1886, and, a century later, Albanians found their voice in...

Read more

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

Kamberi dorëzon në Institutin për Krime Lufte dokumente e fotografi të para dhe pas luftës së fundit

U zemlji pokolja na Kosovu

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

A, ishte e mundur të evitohej gjenocidi në Bihor në 1943?

Load More

[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts

MALISORI / BRƉANI – Teritorija i porijeklo stanovništva

by Ismet Azizi
1 Nëntor 2017
0

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

by Ismet Azizi
19 Prill 2025
0

Mr. sc. k. hfz. Aziz Alili biografia (video)

by Ismet Azizi
13 Dhjetor 2016
0

  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

  • Shqip
  • Sandzak
  • English