Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani vizitoi Plavën e Gucinë (Foto)

Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani, ka vizituar sot Plavën e Gucinë ku dhe u mbajtë festivali folklorik mbarëkombëtar “Kënga e vallja shqipe na bashkon”.

Nishani mbajti edhe një fjalim ku tha se bijtë dhe bijat e Plavë-Gucisë por dhe zonave përreth i rezistuan shekujve duke ruajtur gjuhën, traditat dhe virtytet e larta njerëzore të besës dhe mikëpritjes.

Ky festival ka filluar më datën 29 korrik dhe është mbyllur sot me 1 gusht. Në Gryken e Alpeve Shqiptare në Vuthaj, moren pjesë më shumë se 20 ansamble nga Kosova, Shqipëria, Maqedoni dhe Mali i Zi.

 

Ndryshe sot në Plavë u bë edhe shënimi solemn i varrit të heroit kombëtar Jakup Ferri.

Me iniciativën e familjareve dhe me përkrahjen dhe ndihmën e institucioneve të Plavës, si dhe mbështetjen e diasporës së Plavë e Gucisë e me gjerë në varrezat e vjetra të Plavës u bë shënimi solemn i vendit ku është varrosur dhe pushon trupi i heroit kombëtar Jakup Ferri.

Në këtë ngjarje me rëndësi të veçantë morën pjesë pjesëtaret e familjes Ferri, kryetari i Komunës së Plavës Orhan Shahmanoviq, dhe mjaft personalitete nga Plavë e Gucia, Kosova dhe Shqipëria.


Bujar Nishani në Plav e Guci

 

Related Posts

 

Next Post

Popular Posts


[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts