Teza e Nelson Çabej: Shqiptarët, ilirë që mbijetuan?! Shtypi shqiptar duket se i ka mëshuar fort një teze të Nelson Çabejt, tezë e cila konkurron përmes faktesh e provash shkencore, punimet e famshme të historianëve serbë mbi këtë temë, sidomos tezës së Garashinit dhe të historianes, Fanula Papazoglu.
Shkruan: Dionis XHAFA
Kështu, gazeta Standard sjell ekskulizivisht punimin shkencoir të M.Garashin, punim që tregon se “shkenca e re shqiptare që ka në rradhët e saj kërkues të talentuar, që në entuzizmin e tyre romantik të përforcuara nga presionet e ushtruara nga shteti, shpall pa rezerva vazhdimësinë të mundshme, por të paprovuar e mbase të paprovueshme nga ilirët tek shqiptarët, ka sjell dhe sjell ende paragjykime, të cilat shkenca shqiptare në të ardhmen do të mund ti riparojë vetëm me mundim të madh dhe me çmim të lartë”.
Nelson Çabej ka shkruar disa nga vërejtjet e tij me një punim shkencor të mirfilltë me titull “Ilirët që mbijetuan, një punim i N. Çabejt i vitit 1988, një përgjigje e autorit ndaj simpoziumit serb të organizuar nga Akademia Serbe e Shkencës dhe Arteve mbi prejardhjen e shqiptarëve.
Libri në fjalë është botuar në serbisht dhe në frengjisht me titull origjinal “Les Illyriens et les Albanais”, por që u ndalua të botohej nga Komiteti i Kulturës Serbe.
Disa nga pikat ku Nelson Çabej, një profesor i shquar shqiptaro-amerikan që ka shkruar artikuj shkencorë mjat për botën akademike në revista të huaja, ka teza të tijat shkencore.
Pikat kryesore të punimit të Çabejt që kundërshtojnë punimin e Garashinit dhe Papazoglusë janë: Se pari, njëanshmëria ne zgjedhjen dhe paraqitjen e fakteve, qe sigurisht komprometon objektivitetin e hetimit shkencor.
Bie ne sy jo vetëm varfëria e bazës burimore dhe faktuale, por edhe mospërputhja e fakteve qe ata sjellin me interpretimin dhe me konkluzionet ne te cilat perpiqen te arrijne.
Sa për ta ilustruar, p.sh., vete Garashanini, duke trajtuar problemin e formimit dhe te prejardhjes se ilireve nuk merr ne shqyrtim thuajse fare te dhënat gjuhesore (toponimet, antroponimet, etnonimet dhe onomastiken ne përgjithësi) e Ballkanit Perëndimor ne lashtësi, rreth te cilave janë kryer punime fondamentale nga një sërë gjuhëtarësh të shquar si A. Karg, A. Degrassi etj. e madje dhe nga gjuhëtare te shquar jugosllave si Anton Mayer e Radoslav Katicic dhe, mbi te gjithë, nga gjuhëtari gjerman Hans Krahe.
Garashanini nuk merr ne shqyrtim e nuk përfill as studimet dhe konkluzionet e arkeologeve te tjerë jugosllave si Mate Suiç e Stane Gabrovec; ai nuk përfill, sikur te mos ekzistonin fare, dëshmitë e autoreve te lashte rreth vendbanimeve ilire, duke përfshirë këtu te dhënat e Pomponius Mela-s e te Herodotit rreth përkatesisë ilire te eneteve, te Strabonit rreth istreve si fisi me verior i ilireve, rreth maleve Rodope ne Bullgari si kufiri lindor i ilireve dhe Danubit e Alpeve si kufijte veriore te tyre.
Ne simpozium, edhe Fanula Papazoglu, pasi ka braktisur pikepamjen e saj te mepareshme se dardanet jane nje fis ilir, nuk merr parasysh e madje nuk ze ngoje pikepajmet e nje numri studjuesish te huaj e shqiptare, qe perkrahin tezen e perkatesise etnike ilire te dardaneve (Ë. Pajakoëski, Z. Mirdita, R. Katicic etj.) as autoret e lashte (Appiani, Straboni, Stefan Bizantini etj.) as te dhenat e mitologjise lidhur me kete çeshtje.
Kur perjashton pajonet nga bashkesia e fiseve ilire, ajo nuk shpjegon arsyet per kete largim nga pikepamja e saj e meparshme, qe ka dale qarte kur ajo, duke folur per Sirrasin, mbret i pajoneve, e quante ate “perfaqesues i fundit i dinastise se vjeter te ilireve”, qe u permbys nga Bardyli I.
Ajo nuk merr parasysh e as shqyrton pikepamjen e nje ilirologu te shquar si Ë. Pajakovski mbi karakterin ilir te mbreterve dardane e pajone dhe nuk perfill fare pikepamjen e autoreve shqiptare lidhur me kete problem.
Ketij ceni metodologjik nuk ka mundur t’i shpetoje as Vlladisllav Popovici, po ai Popoviç qe flet per shkencen shqiptare te talentuar, por jo te sakte. Se dyti, subjektivizmi i theksuar ne interpretimin e te dhenave e ne nxjerrjen e konkluzioneve.
Keshtu, p.sh. M. Garashanini ne menyre te pakuptueshme, ne kundershtim me pikepamjen e mirenjohur te arkeologut Stane Gabrovec, i bazuar kryesisht ne punimet e ketij te fundit dhe pa sjelle argumente kunder asaj pikepamjeje, pranine e kultures materiale te Glasinacit ne Sllovenine qendrore nuk e lidh me perkatesine etnike ilire te banoreve te lashte te atij rajoni, por me pranine e enklavave ilire ne ate territor.
Fanula Papazoglu, nga ana e saj, ve ne dyshim nese ishin vertet ilire banoret e bregut te Dalmacise qe luftuan kunder koloneve greke te ujdheses Faros, te cilet edhe vete historiani i lashte grek Diodori ne shekullin I p.e.s., i quan ilire.
Duhet permendur se te dhenat e autoreve te tjere te lashte perputhen me Diodorin. Me fjale te tjera, ajo ve ne dyshim ne se greket dinin me ke luftonin.
Ne menyre te habitshme, e ne kundershtim me pohimin e mesiperm, pastaj ne po kete studim (f. 185), ajo e quan qytet ilir Riziniumin ne bregdetin dalmat, po ashtu si dhe Uscana-n, Buthoe-n dhe Bassania-n.
Po ashtu historianët serbë flasin se ilirët, nga ku shqiptarët janë tashmë pasardhës, kanë qenë të romanizuar. Lidhur me këtë, profesori Çabej që e kryen veprimtarinë e tij shkencore në Nju Xhersi shprehet: Koncepti i romanizimit eshte nje koncept fluid dhe nje koncept i unifikuar rreth “romanizimit” nuk ekziston, andaj dhe perdorimi i koncepteve te tilla per shqyrtimin e proceseve etnogjenetike mund te sjelle konfuzion me shume sesa qartesi. V. Popoviçi nuk tregon shkoqur se ç’kupton ai romanizim te ilireve.
Megjithate, nga konteksti mund te perfytyrohet se me kete ai kupton nje proces qe perfshin humbjen e vetedijes etnike e te prejardhjes, qe lidhet me humbjen e gjuhes, dokeve, ligjeve dokesore, onomastikes (antroponimise, toponimise dhe hidronimise), besimit etj. ilire dhe zevendesimin e tyre me ato romanet.
A u romanizuan ndonjehere iliret e jugut? Sundimi ushtarak dhe administrative romak mbi nje popull, ne vetvete, nuk mund te identifikohet me romanizmin e atij populli se, perndryshe, bota e sotme perendimore e pertej saj, vendet e Azise dhe Afrikes qe rane nen pushtimin romak, do te duhej te konsideroheshin te romanizuara.
Se, perndryshe, sundimet shumeshekullore bizantin dhe turk mbi popujt grek, sllave te jugut, perfshire serbet, dhe shqiptaret do te kishin shpene ne humbjen e identitetit etnik te ketyre popujve.
Sundimi romak shpuri ne romanizimin e disa popujve si keltet ne France dhe Spanjen e Portugaline e sotme (por jo te fiseve te tjera gjermane nen sundimin romak), ne romanizimin e dakeve e madje dhe brenda Ilirise – ne romanizimin e fisit ilir te dalmateve ne bregdetin (por jo ne hinterlandin) dalmat.
Ne te gjitha keto vende, qe njihen si te romanizuara, gjate sundimit romak ndodhen permbysje te thella e te konfirmuara ne perberjen etnike, ne kulture, ne doket, ne te drejten dokesore dhe, mbi te gjitha, popujt e ketyre vendeve humben gjuhen ne procesin e romanizimit te tyre. Gjuha eshte rrenja ushqyese e vetedijes etnike, andaj sa kohe qe nje popull ruan gjuhen e vet nuk vdes e nuk asimilohet.
Historia tregon se humbja e gjuhes paraprin humbjen e vetedijes etnike dhe te prejardhjes se nje populli.
Madje historia, sot e gjithe diten, provon se edhe humbja e gjuhes, ne vetvete, duke qene kusht i nevojshem, nuk eshte kusht i mjaftueshem per humbjen e identitetit etnik te nje populli (kujto si shembuj nga mesjeta popuj te Lindjes se aferme qe flasin sot arabisht, popujt qe flasin sot gjuhe neolatine dhe, nga kohet e reja, popujt qe humben gjuhet e tyre kombetare ne Rusi dhe ne Bashkimin Sovjetik).
Gazeta në fjalë, por jo vetëm, pasi Standard është media që është marrë këtë periudhë, ndërkohë që me këtë studim të profesorit shqiptaro-amerikan ajnë pasqyruar edhe në media të tjera shqiptare dhe “Çabej i ri” po hap dritare të reja për të vërtetuar prejardhjen e shqiptarëve përmes shkencës.
/Njekomb/