E diel, 7 Shtator, 2025
  • Fillimi
  • Aktuale
  • Sanxhaku
    • Sanxhaklinjtë
    • Demografia
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Sporti
  • Të tjera
    • Komunat
      • Novi Pazari
      • Senica
      • Tutini
      • Rozhaja
      • Plava
      • Berana
      • Priboj
      • Bjellopole
      • Pljev
      • Nova Varosh
      • Prijepolje
    • Manifestimi
  • Donatorët
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Projektet e realizuar
  • Për Ne
    • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
    • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
    • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
    • Galerija
    • Videot
  • Kontakti
No Result
View All Result
Kosova për Sanxhakun
No Result
View All Result
Home Historia

Ramadan Zymer Bajraktari (1851-1912)

by Ismet Azizi
7 Shtator 2025
in Historia
0
0
SHARES
2
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

A i që e nderoi më së shumti familjen Bajraktari të Klinës së Epërme dhe mbarë Drenicën, padyshim, është Ramadan Zymer Bajraktari, i lindur më 1851 në Klinë të Epërme të Drenicës së Kuqe. Që në fëmijërinë e tij të hershme iu qep maleve dhe iu bashkua çetave të lirisë..

Related Posts

Šerbo Rastoder: Masakra e Tivarit dhe e vërteta e pathënë për shqiptarët dhe boshnjakët

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

U zemlji pokolja na Kosovu

A, ishte e mundur të evitohej gjenocidi në Bihor në 1943?

Kush nuk i takon atdheut të vet nuk i takon as njerëzimit.

(Bjelinski)

Gjatë kohës, kur Turqia otomane po katandisej në theqafje, u dallua si luftëtar i zoti në betejën e njohur të Mërdarit. Atje, të Gardhi i shkaut, siç e quajti populli, dolën shumë shqiptarë për t’ia prerë rrugën së keqes, mortajës shfarosëse të quajtur Serbia e Parë.

Edhe kundër Turqve të Rinj ishte treguar trim e strateg mjaft i suksesshëm.

Pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

Si mësojmë nga mësuesja e jetës hústoria, rujata më e rëndësishme, në kuadër të Rilindjes Kombëtare Shopptare, dhe, mbase e gjithë historisë sonë, në përgjithësi, mbetet Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1978-1881).

Kriza lindore e viteve ’70 rrezikoi shumë copëtimin e tokave shqiptare. Në luftën ruso- osmane, më 1877, Serbia u inkuadrua në anën e Rusisë me qëllim të zgjerimit në drejtim të territoreve shqiptare. Luftimet serbo- osmane zhvilloheshin në trevat shqiptare të Sanxhakut të Nishit që i takonin Vilajetit të Kosovës. Gjatë dhjetorit 1877 dhe janarit 1878 nga terrori e gjenocidi serb u detyruan të shpopullëzohen rreth 640 vendbanime shqiptare të këtyre trojeve me rreth 160.000 banorë. Shqiptarët e rrethit të Nishit, Prokuples, Leskovcit, Vrajës e Kurshumlisë që u shpëngulën u strehuan në brendi të Vilajetit të Kosovës që edhe sot njihen si muhaxherë, [1]

Edhe Traktati i Shën- Stefanit, i nënshkruar më 3 mars 1878, ndërmjet Rusisë fituese dhe Perandorisë Osmane si humbëse, shkaktoi shqetësime për shqiptarët në përgjithësi, sepse parashihte copëtime të rënda e të pamëshirshme për trojet e tyre.

Të gjitha këto ndikuan që shqiptarët të organizoheshin dhe sa më parë të mobilizoheshin në mbrojtje të tokave stërgjyshore. Ideja për ta formuar një lidhje të përgjithshme kombëtare, që të bashkonte shqiptarët pa dallim feje e krahine, u përhap në të katër anët e Shqipërisë. Kështu, pas përgatitjeve të shumta, më 10 qershor 1878, në Prizren, filloi punimet Kuvendi i Përgjithshëm nën drejtimin e Iljaz Pashë Dibrës. Qysh ditën e parë Kuvendi vendosi të formonte Lidhjen e Prizrenit dhe të njoftonte Kongresin e Berlinit, që do të mblidhej pas tri ditësh, se shqiptarët ishin të vendosur të luftonin deri të njeriu i fundit, në qoftë se ai do t’i jepte pjesë nga atdheu i tyre ndonjë shteti të huaj. Kuvendi vendosi gjithashtu të organizonte forcat e armatosura vullnetare që do të përdoreshin për mbrotjen e tokave shqiptare dhe shpalli një besë të përgjithshme, sipas së cilës, derisa të kalonte rreziku i atdheut, do të ndërpriteshin gjakmarrjet dhe mëritë që kishin shqiptarët ndërmjet veti.

Në Kuvend u zgjodhën organet drejtues të Lidhjes: Këshilli i Përgjithshëm (kryetar Iljaz Pashë Dibra) dhe Komiteti Qendror (ku bënin pjesë Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, Haxhi Shabani etj.).

Pas shtatë ditësh, Kuvendi arriti të hartoi Programin dhe kërkesat drejtuar Portës së Lartë, të cilat insistonin kryesisht në autonomi dhe në bashkimin e të katër vilajeteve në një njësi të vetme administrative, në një vilajet ose në një shtet shqiptar. “Krahas fuqizimit të Lidhjes së Prizrenit dhe luftës së saj mbrojtëse, autonomi. Me kërkeat e para për autonomi përfshihej ngrit më tej edhe platforma për krijimi i Vilajetit të Shqipërisë, dmth bashkimi i të gjitha tokave shqiptare, që atëherë ishin të ndara në katër vilajete, në një njësi të vetme administrative¹[2]“. u plotësua dhe u

“Në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 10 qershor 1878, ku morën pjesë 110 delegatë, Drenica, në cilësinë e fiseve dhe të regjionit, pati si përfaqësues disa personalitete: Ramë Lutanin, Deli Prekazin, Zeqir Kurtin, Kurt Rezallën, Hetem Kozhicën, Zenel Obrinë, Aruç Xhinofcin e të tjerë [3].

Aty ishte edhe trimi i Klinës së Epërme, Ramadan Zymer Bajraktari. “Si trim, si atdhetar dhe si mentar, e zgjodhën njërin nga përfaqësuesit e Drenicës për në Kuvendin e Lidhjes së Parë Shqiptare të Prizrenit.”[4]

Vendimet që u morën në Lidhjen e Prizrenit, u përcollën edhe në Drenicë dhe u zbatuan me përpikëri të plotë. Trimat e Drenicës, qysh në nëntor të vitit 1879, vullnetarisht vajtën në mbrojtje të Plavës e të Gucisë nga mizoritë malazeze. Pjesëtarë të kësaj treve luftarake pati edhe në mbrojtjen e Ulqinit dhe viseve të tjera shqiptare që, qëllimisht, u lanë në gojë të ujqërve gjakatarë.

Edhe në vitin 1881 ata i dolën në pritë, në grykë të Carralevës ushtrisë së madhe turke (mbi 20 mijë ushtarë) në krye me mareshalin Dervish Pasha. Rreth gjashtëmijë luftëtarë shqiptarë, të udhëhequr nga Sulejman Vokshi, zhvilluan disa beteja të përgjakshme. Në betejën e parë, në Slivovë, më 29 prill 1881, ra heroikisht trimi sypatrembur, Mic Sokoli, i cili komandonte forcat shqiptare dhe me guxim iu hodh topit të armikut në grykë.

Madje, edhe pasi shumica e trojeve shqiptare u pushtuan nga turqit, Drenica nuk u dorëzua dhe nuk e ndali luftën për liri e çlirim kombëtar.


[1] 16 Grup autorish Historia e popullit shqiptar 8, Prishtinë, 2003, 186-87

[2]  Grup autorësh: Historia e popullit shqiptar për shkolla të mesme, Prishtinë, 1999, f. 158

[3] 18 Fazli Hajrizi: Drenica dhe Lutanët e Turiqefcit, Mitrovicë, 2006, f. 196

[4] Azem Hajdini- Xani: Shaban Palluzha- Lëvizja për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar, Buroja, 2002, f. 122

/Burimi: Basri Tahiri Ramadan Zymer Bajraktari Përfaqësues i Drenicës në Lidhjen e Shqiptare tč Prizrenit/

Popular Posts

Historia

Ramadan Zymer Bajraktari (1851-1912)

by Ismet Azizi
7 Shtator 2025
0

A i që e nderoi më së shumti familjen Bajraktari të Klinës së Epërme dhe mbarë Drenicën, padyshim, është Ramadan...

Read more

Ramadan Zymer Bajraktari (1851-1912)

Kontributi i Dr. Ejup Mushoviq për Albanologjinë

„Najnoviji crnogorski bijes“

Digjen konakët dhe stalla në pronën e familjes Krcić në Plavë – Heshtje dhe mosreagim nga fqinjët dhe institucionet

Zapaljeni konaci i staje na porodičnom imanju porodice Krcić u Plavu – tišina i neodaziv komšija i institucija

KËRKESË ZYRTARE PËR INICIMIN E NGRITJES SË OBELISKUT PËRKUJTIMOR NË NDER TË TË BURGOSURVE POLITIKË NË KOSOVË (1945–1999)

Load More

[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts

MALISORI / BRƉANI – Teritorija i porijeklo stanovništva

by Ismet Azizi
1 Nëntor 2017
0

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

by Ismet Azizi
19 Prill 2025
0

Mr. sc. k. hfz. Aziz Alili biografia (video)

by Ismet Azizi
13 Dhjetor 2016
0

  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

  • Shqip
  • Sandzak
  • English