Histori të vjetra nga njerëz të vjetër – Stare priče starih ljudi
Rexhep Shkrijel, (1958) lindur ne Megjugor, Peshter me vendbanim në Novi Pazar
Unë Jam Rexhep Shuqro Shkrijel nga fshati Megjugor nga Peshteri. Jam lindur më 28 mars 1959, në rrafshnaltën e Peshterit. Aty ku është lindur babai im, për deri sa anëtarët tjerë më të vjetër të familjes janë lindur në disa lokalitet tjera rreth fshatit Megjugor, i cili i takon komunës së Sjenicës.
Emrin Rexhep ma kanë dhënë sipas muajit Rexhep sipas kalendarit mysliman, pasi që jam lindur në muajin Rexhep në vitin 1959. Arseja është se i takoj familjes e cila është tejet religjioze, andaj me krenari them se kam pas nderin që ta marr emrin sipas kalendarit mysliman.
Natyrisht të gjithë kemi nofka. Nofkat janë pjesë e personalitetit. Ne, posaçërisht peshterasit përveç që kemi emrat tanë, ngjanë që prindërit ose rrethina na japin nofka të ndryshme. Unë i kam disa nofka, si Rexho, Reçko. Por nga familja, përkatësisht nga babi e kam marrë nofkën Reka dhe shumica e njerëzve ashtu më quajnë, Posqërisht të afërmit e familjes sime.
Unë, për shkak se prindërit e mi janë nisur drejt Maqedonisë diku në fillim të viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, gjysmën e jetës e kam kaluar në Maqedoni. Në Maqedoni kam jetuar deri në vitin 1990. Për shkak se situata me shkatërrimin e Jugosllavisë u komplikua, gjithnjë e më pak kishte mundësi që unë të mbetem për të jetuar në Maqedoni. Së pari për shkak se nuk kam mundur t’i realizoj disa plane të mia jetësore. Tjetër, për shkak se në at kohë në Maqedoni ka mbizotërua një lloj nepotizmi nacional. Pjesëtarët e nacionaliteteve tjera jo maqedonas nuk kanë mundur të gjejnë punësim adekuat.
Gjithashtu ka qenë shumë me rëndësi, që edhe në shkencë në një vend i tillë i cili nuk është i yti, nuk e ke zgjedhur, por që prindërit kanë shkuar për ta zgjidhur çështjen ekonomike. Ai vend përkatësisht shtet nuk i është përgjigjur (përshtatur) disa kërkesave të mia themelore. Kureshtja për shkencën e cila në mua, qysh nga fëmijëria më ka tërheqë e ku nuk kisha mundësi të hulumtoja, vendosa të kthehem viteve të 90 ta, në kohën kur njerëzit shkonin në perëndim, unë jam kthyer në vendlindjen time, pikërisht në Novi Pazar. Dhe, aspak nuk pendohem pse jam kthyer.
Çështja e shkollimit, për shkak se unë jam lindur në Peshter, ku regjimet paraprakë nuk kanë pasur dëshirë të bëjnë përparime në sistemin arsimor, në të cilin në 50 fshatra kishte një shkollë, e cila ka qenë shumë primitive. Teknikisht dobët e përgatitur. Mandej edhe materialisht dobët e përgatitur, me literaturë të varfër, me kuadro të papërshtatshme për kërkesat e banorëve vendas. Tjetër, mungesa e kuadrit arsimor ishte një ndër problemet kryesore, problemi i shkatërrimit të fshatrave nga regjimet paraprakë, të cilat regjime kanë vepruar drejtpërdrejtë në shkatërrimin e fshatit.
Jeta ishte e rëndë. Prindërit e mi dhe të afërmit tanë sanxhakas të cilët kanë ardhur në Maqedoni, zakonisht se punët e tilla t’i kryejnë vetëm njerëzit që kanë ardhur nga viset tjera kanë punuar punët më të vështira në ndërtimtari. Ato punë të cilat nuk dëshironte t’i kryente askush.
Kur kthehemi në retrospektivë, kur flasim për jetën e rëndë, disa për interesimin e shumë njerëzve shkollimin e fëmijëve të tyre për të siguruar vende të përshtatshme të punës kanë qenë shumë vështirë të realizohet për ndonjë vend pune për të cilin ishte shkolluar. Ato vende pune zakonisht iu takonin maqedonasve dhe ne nuk kem pasur mundësi të realizojmë disa ëndrra të fëmijërisë. Për këto shkaqe jam kthyer në vendlindjen time. Edhe këtu jemi ballafaquar me shumë probleme. Me shpartallimin e Jugosllavisë, me problemet nacionale, ato ekonomike. Gjithashtu, më së vështiri ishte të mbijetohet në vendin nga të gjitha anët kërcënoheshim nga rreziku i luftës, konfliktit. Me të vërtetë ishte shumë vështirë. Nëse me kënaqësi e kemi përcjellë zhvillimin e Jugosllavisë, me shumë dhimbje e kemi përjetua shkatërrimin e sajë.
Kanë ekzistuar mundësi të shkohet jashtë vendit, në perëndim, por si njeri me ambicie të mëdha shkencore unë nuk kam dashtë të largohem nga Novi Pazari, sepse kam konsideruar se nuk do të mundem në të ardhmen të punoj punë tjera.
Këtu kam krijuar disa investime ku njeriu mund të publikoj, të krijoj dhe realizoj dëshirat e veta, ambiciet edhe të arrij të bëhet punëtor shkencor. Edhe sot të themi pas 30 viteve ne nuk jemi të përfaqësuar, sepse shumë kemi në të kaluarën dallojmë në mes nesh. Ashtu siç thotë fakto grafia,se e kaluara ka qenë larg nga ajo se si paraqitej në librat tona shkollore.
Shkollën fillore e kam kryer në lagjen Çair të Shkupit, ku ka dominuar popullata e Sanxhakut. Shkolla ka pasur klasa nga dy paralele në gjuhën serbokroate, Shkolla ka qenë në tre gjuhë, në shqip, serbokroatisht dhe maqedonisht. Mësimi në gjuhën shqipe ka qenë deri në klasën e IV, serbokroatisht deri në klasën e tetë Në këto klasë kryesisht në çdo vit nga klasa e parë ka pasur nga dy paralele në serbokroatisht. Në të vërtetë, në çdo vit shkollor nga 60 nxënës. Kur kam filluar shkollën kemi vërejte një pakënaqësi të popullatës, sepse çdo vit vërehej se zbrazeshin ulëset nga një apo dy nxënës për çdo ditë, posaçërisht kur unë kam filluar të shkoj në shkollë në vitin 1067/68, kur kam qenë në klasë të parë. Nga atëherë deri në vitin 1970, ka qenë e theksuar shpërngulja e popullsisë nga Sanxhaku drejt Turqisë. Ne si fëmijë vështirë e kam përballuar, sepse na shkonin shumë shokë.
Maqedonia ishte shfrytëzuar si “dërrasë kërcyese” të shkohej për Turqi. Në paralelet e klasave në shkollën tonë, ka pasur raste që të ketë nxënës të prindërve besimit ortodoks dhe katolik, kryesisht të fëmijëve të eprorëve ushtarak, ose fëmijë të prindërve inxhinierëve të cilët vinin nga industria të cilët ishin materialisht e ekonomikisht larg nga ne. Prindërit e tyre kishin të ardhura dukshëm më të larta se sa prindërit tanë. Ishin më të pasur, p sh ata shpenzonin para për një javë aq sa kishim ne për një muaj. Dallimet ishin shumë të mëdha në të ardhura në mes prindërve tanë që punonin në ndonjë fabrikë dhe nga prindërit e atyre punonin në organet shtetërore, ushtarake etj. Vëreheshin dallime të mëdha sociale. Megjithatë deri diku ishte një lloj barazie që ideologjia e fortë socialiste të cilëve u imponohej sistemi socialist dhe ai komunist.
Dallimet sociale ishin të mëdha, dalloheshim dukshëm. Pas ndodhjes së tërmetit, materialisht ne kem qenë shumë të dëmtuar. Mjediset ku kemi jetuar, popullsia që kishte ardhur nga Kosova dhe Sanxhaku ishte më e varfër se sa që ishte ajo e mjediseve tjetra.
Kur janë ndarë banesat familjeve që kanë qenë të dëmtuara nga tërmeti, përparësi gjithsesi kanë pasur maqedonasit. Ata kanë përfituar më së shumti. Te tjerët vështirë e kanë pasur të vijnë deri te përfitimi i banesave dhe barakave amerikane që janë ndarë banorëve.
Për mua ishte sensacion me i pa njerëzit se si jetojnë në ato ndërtesa te reja – solitere, që për ne ishte e pa mundur. Problemet e njëjta vëreheshin te strukturat tjera. Kemi vërejte shërbimet komunale, shërbimet ndërtimore Shumë vështirë ishte të punësohet dikush që nuk është pjesëtarë i kombësisë maqedonase.
Sa për të përkujtuar, mund të them se në mes viteve 1978-dhe 90, deri sa ishte … në konkurset për punësim nga 100 të pranuar punëtor, pothuajse nuk mund të gjesh asnjë emër të shqiptarit apo boshnjakut. Në gjimnaz unë me shumë shokë të mi jem regjistruar si nxënës shembullor, kemi vërejte se na kanë shikuar sikurse në ndonjë pjesëtarë të një shoqërie të pa civilizuar, për shkak se fëmijët ishim nga shtresat e larta shtetërore politike. 3-4, deri 10 nxënës ishin nga këto mjedise të cilët neve na shikonin si të shtresës së ulët. Edhe kësaj i erdhi fundi. Në fakultet ishte pak më ndryshe por megjithatë në fakultete mira respektoheshin ata të cilët kishin lidhje të forta. Megjithatë kishte raste që depërtonin edhe të tjerët. Fatmirësisht, republikat tjera kishin derdhur mjete në fondet republikave të cilat shkollonin student të republikave tjera: materialisht përfitonin nga kjo, dhe pranonin edhe studentë të nacionaliteteve tjera.
Edhe aty kishte dallime të mëdha. Edhe pse unë ndoshta nuk kam pasur ndonjë padrejtësi, por kam vërejte. Nëse je përgjigj në të njëjtën orë mësimore me ndonjë që ishte i përkatësisë nacionale maqedonase, është dashur që dy herë më shumë të kesh njohuri për ta marrë notën e njëjtë me at.
Ai disbalans i vlerësimit ishte bumerang negativ për at shoqëri.
Më së vështiri e kam përjetua si student vijën sociale. Me shpërthimin e situatës në Kosovë, shpërthyen problemet e reja edhe në Maqedoni. Krejt kjo është reflektuar, sepse maqedonasit në disa momente kanë qenë shumë më agresiv ndaj jo maqedonasve, posaçërisht ndaj shqiptarëve, më tepër se sa ishte në Kosovë. Pse? Masat e fshehta represive kanë qenë shumë të mëdha. Çka më ka penguar më së shumti? Më ka penguar që njerëzit ju janë kthyer fesë. Ky kthim i fesë ishte shfaqur edhe tradicionalisht ishte shfaqur tek fqinjët tanë, të cilët kanë qenë vendas të vjetër të Shkupit dhe rrethinës po aq edhe për ne që kishim ardhur nga Kosova dhe nga Sanxhaku i pjesës malazeze dhe Serbisë. U praktiku një praktikë e keqe rrënimit të mureve të oborreve, bile edhe dhunë fizike ndaj hoxhallarëve të mëhallëve të cilët fëmijët i mësonin kuranin, me pretekst se ata fëmijët i mësonin për nacionalizëm dhe separatizëm shqiptarë. Hoxhallarë të mëdhenj, imamët nga të cilët ka mundur të mësosh. Kishte në lagjen e boshnjakëve dhe Çair hoxhallarë nga të cilët kishim mundësi të mësonim shumë, posaçërisht për humanizëm, dashuri njerëzorë. Por, ishte shumë e papëlqyer shumë raste kur dëgjonim ne të rinjtë se hoxhallarët po mal tretoheshin, rrahshin nga pushteti. Sepse ndonjë polic i pa arsimuar, arrestonin dhe i rrihnin, iu kërcënoheshin të mos i kryejnë obligimet fetare.
Gjithashtu ne të cilët kemi ardhur nga Sanxhaku, të cilët në aspektin fetar e patëm humbur rrugën në komunizëm. Kur ndodhte varrimi i ndonjë të vdekuri të përkatësisë islame sanxhakas, po të mos ishin fqinjët tanë shqiptarë ne nuk do të mundeshim t’i kryejmë ritet fetare të varrimit, sepse shumica ishin anëtarë të Lidhjes Komuniste, të tillët largoheshin, mandej të tillët nuk dinin asgjë në aspektin fetar, bile as Ef fatihën nuk e dinin. Ishte e dhimbshme dhe qesharake kur shihnim njerëz nga Plava dhe Gucia të cilët i mbronin adetet të cilat anonin nga regjimi, kush është në pushtet ne jem me ju. Ata lexonin referate të tëra në varrime, gjë që për ne ishte shumë qesharake.
Më së shumti kam pasur dhimbje në at periudhë, ishte situata rreth rrënimit të rrethojave të oborreve të shtëpive. Krejt çka është ndërtuar me mund e vështirësi, ka qenë karakteristikë viti 1985 -87, ka qenë aktuale aksioni i ashtuquajtur pengimi i ndërtimit “të egër”. Në at pjesë ku ishin njerëzit më të varfër kryesisht shqiptarët, ata iu rrënonin shtëpitë. Njerëzit i linin pa kulm mbi kokë. Ata të cilët ishin në situatë të ndërtojnë në “ndërtimet e egra”, ata manipulonin në mënyra të ndryshme arrinin në dëm të të tjerëve pra më të varfërve, diku të arrinin të fitojnë ndonjë banesë. Por megjithatë situata ishte shumë kritike. Një fqinjë i imi i cili me vështirësi e kishte ndërtuar shtëpinë, e i cili quhej Shefkia Meshiq, nga Razhdaginja e Peshterit, atij thjeshtë zemra i ka pëlcite për shkak se shtëpinë e re ia rrënuan me pretekst se ishte ndërtim i egër. Nga tronditja e madhe, njeriu nga një person imun u shndërrua në njeri i cili u detyrua të jetojë jetën si qiraxhinj. I humbi të gjitha ato mjete që i kishte fituar tërë jetën e tij. Nuk kaloi as një vit, ai vdiq nga padrejtësi e regjimit.
Gjëja më e shëmtuar, ishte aksioni i që u zgjerua deri në vitin 1989- fshatin e Haraqinës. Në këtë fshat rrënuesit e rinj, krejt çka klasa punëtore e kishte ndërtuar, aprovuan vendimin e rrënimit të shtëpive të jo maqedonasve, pikërisht rrënimi i shtëpive tona të sanxhaklinjëve.
Rasti më tragjik ishte ai i Nuredin Nuredinit në Haraqinë, kur kryesi i punëve, përkatësisht rrënuesi me mjetin e tij të rëndë la në të vdekur në vend Nuredinin. Kjo ishte gjendja më e rëndë e shkaktuar nga regjimi maqedonas.
Ne të cilët kemi pasur pak respekt dhe ndonjë njeri normal turpërohet nga një aksion i tillë.
Ka qenë padrejtësi e madhe në strukturat policore. Nuk ka qenë e mundur të vërehet asnjë të përkatësisë tjetër përveç asaj maqedonas në radhët e policisë. Po ashtu edhe e në organet tjera shtetëror. Aty kah kam lëvizur unë, ku kam pasur qasje nuk kam parë shërbyes civil të tjerë përveç maqedonas. As në banka, spitale, posta, askund në institucionet shtetërore. Kjo gjendje ka qenë shumë e rëndë, e dhimbshme. Dhe ti si njeri i ri, sheh një situatë të tillë, nuk mund ti besosh se në të ardhmen që diçka të mund të përmirësohet. Nuk mund të përmirësohet sepse vet sistemi, i cili imponohet vet institucioni i atyre strukturave shtetërorë. Ata disi nuk lidhen por ashtuquajtur “tregti ilegale”, plaçkitje e pak fitimeve një qytetari.
Unë i kam kryer studimet themelore. ishte praktikë e zakonshme të paraqitesh në entin për inkuadrim. Nga ajo ditë kur jam lajmëruar në entin për inkuadrim, deri në ditën e sotme, asnjëherë nuk kam marrë ndonjë shkresë. Ka qenë e mundur të jem i treti në listën entit, nga atëherë deri më sot kurrë nuk kam marrë asnjë shpjegim, as pyetje ku jam, çka bëjë, apo a jam gjallë. A kam familje apo ndonjë problem. Kështu u detyrova të shkoj kah do, vetëm e vetëm të fitohet ndonjë metelik.
Kemi punuar punë të rënda, vetëm e vetë të jem të ndershëm, me të cilën punë të na sillte ndonjë fitim të vogël.
Ndërsa, ne përveç këtyre problemeve për punësim kem konkurruar në shumë vende pune, ku kem plotësuar kushte më tepër se sa kërkoheshin, thjeshtë merrnim përgjigje, se është angazhuar dikush tjetër. Ndokush i treti. Posaçërisht të punësohesh në arsim si mësimdhënës….
Pas përfundimit të fakultetit, asi që tërë jetën jam marrë me çështjen e muhaxhirëve, kam shprehë dëshirën të merrem me hulumtimin, pse Maqedonia ka qenë një mjedis tranzitor., mandej qendër transiti, nëpër të cilën popullata jonë ka shkuar për Turqi. Posqërisht më ka interesua emrat e lagjeve, Muhaxhirë mahalla. Mahalla e boshnjakëve, Varrezat e boshnjakëve, Çeshmja e boshnjakëve, Çeshmja e muhagjirëve. Mandej fshatrat e muhagjerëve, emrat e fshatrave Ibrahimovo. Krdibelt, Ajçinovo selo, Etimologjia e fshatrave pse janë ashtu, pse quhen ashtu. Për çka është quajt Ibrahimovo, ndera pse Petrovec, pse Idrizovo, dhe u mbajt ashtu. , për shkak se aty ishte burgu. Pse Magjari, mandej dimë fshatrat që kanë qenë të emrëtuar me emra myslima. Pse Tatarlia e ka marr emrin Milino, Sipas Kral Petrit është emërtua Petrovec, për derisa 500 vjet është quajtur Ibrahimovo.
Të gjitha vendbanimet që kanë qenë të emërtuara me emra mysliman shpejt janë ndryshuar. Këtë çështje e kam trajtuar. Më ka interesuar Shtipi, Strumica, deri n ë vitin 1941 ka qenë vendbanim me popullsi apsolute mysliane, për një herë, të gjithë myslimanët kanë shkuar. Kjo çështje shumë më ka interesuar. Për një fshat afër Kumanovës i emërtuar Çerkez, më ka intersesuar si e ka marr emrin. Pse në Ohër ka qenë qeshma boshnjake etj.