Rizah Gruda (1946), Guci, me vendbanim në Novi Pazar (Pjesa e II-të)
Histori të vjetra nga njerëz të vjetër – Stare priče starih ljudi Rizah Gruda (1946) Guci, me vendbanim në Novi Pazar korrik 2019 Rizah Gruda (1946) Gusinje, mesto stanovanja në Novi Pazar Avust 1919
Tash kur flas për veten dhe familjen time. Të them unë jam mjaft i dhënë në aspektin patriotik ndaj vendlindjes sime. Njeriu ynë në at trevë, pra në Bjeshkët e Nemuna, ata njerëz janë shumë fort të lidhur me vendlindjen e vet. Edhe unë jam shumë i lidhur, kurrë nuk e harroj vendlindjen time, njerëzit e mi. Për çdo verë, edhe në rast hidhërimi dhe gëzimi ne tubohemi, dhe ende ju rekomandoj njerëzve tanë të jenë kompakt. Të mendojnë për njerëzit e vet, të ndihmohemi në mes veti. Edhe sot ende njerëzit e Plavës dhe Gucisë gjinden në të gjitha meridianët edhe kur janë në gjumë mendojnë për vendlindjen. Ashtu kanë vepruar me nxënësit e mi, duke organizuar ekskursione të ndryshme, duke vizituar “Krojet e Ali Pashë Gucisë” dhe bukuritë tjera natyrore. Aty ku vijnë nga të gjitha vendet e botës për t’i shijuar ato bukuri natyrore. Çdo shikim i asaj treve t’i pushon sytë. Unë ushqehem, treva ime është inspirimi im. Sikur edhe njëherë të lindem, kisha me thënë “nënë më lind përsëri në Guci”. Kjo do të ishte porosia ime. Ky nën qiell krijoi njerëz të mëdhenj. Te ne thuhet: Kur e pyetni shqiptarin e Shqipërisë Jugore, mandej asaj të Mesme dhe veriore, cila është koka e Shqipërisë”? do të merrni përgjigje Plava dhe Gucia është koka e Shqipërisë. Pse thonë kështu? Këtu janë lindur kokat e kombit, me fytyra të pastra, dhe karakter të fortë. Kur nuk kanë qenë të nënshtruar. Edhe fuqive të mëdha njerëzit tanë ju kanë thënë Jo. Vendimeve të Kongresit të Berlinit, fuqive të mëdha u kanë thënë jo: Ali Pashë Gucia, i ka thënë Sulltanit jepja ti tokën tuaj në Anadoll, Kjo tokë është e jona. Pa gjak nuk e japim. 34 vite ajo trevë ka qenë e pavarur. Ka shkruar New York Times, dhe shumë gazeta tjera se çka ka ndodhur.
Mundem me ju thënë se kur ka ardhur në pushtet Sllobodan Millosheviqi në vitet e 80 ta të shekullit të kaluar, Plava edhe Gucia i kanë thënë jo këtu nuk mundesh, S’ka këtu, harroje këtë punë. Pra një popull edhe pse i vogël din ta mbroj vetveten, din kush është dhe çka është. Dhe çka mbron. Gjithherë ky popull ka mbrojt nderin e vet dhe kurrë në fatkeqësi të tjerëve nuk ka përfitua. Një njeri i yni nga ajo trevë kur shkoi në Turqi , në Ankara ka shkruar: Më vjen keq që Gucinë dhe at tokë të bekuar të Ali pashës, ku është varri i Alisë së dashur , të cilin nëna e Gucisë me qumësht gjiri e ka rritë. Këto fjalë të njeriut ton i cili i ka shkruar nga Ankara. Kjo flet për nostalgjinë për vendlindjen.
Sa i përket vertikales tradicionale sekush është familja ime. Ne gjithmonë kem qenë familje e pasur. Por me okupimin e Gucisë dhe Plavës në vitin 1912 1913,, kur ta pretendonin se e kanë Çliruar, unë ju them atyre çka keni ju me çlirua? Unë jam këtu, nuk jam turk. Krejt çka kem krijua me shekuj këta na kanë shkatërruar. Atëherë erdhi periudha e jetës së vështire, Nuk mund të këndellsh kur nga shtëpia jonë gjithçka është plaçkitur. Plave dhe Gucia deri me okupimin nga serbo malazezët ka qenë e zhvilluar në aspektin bujqësor ekonomik dhe tregtar. Pas dy ditëve kur kanë hy trupat serbo malazezë, të cilat shtëpi kanë qenë mirë të rregulluar, okupatori gjithçka ka marr ë nga to , Shtëpitë i kanë lënë të zbrazëta . Mandej pozita e vështirë , Lufta e Dytë Botërorë, pozita e jonë në Mbretërinë Jugosllave. Nuk kem qenë të pranuar si komb, por vetëm si bashkësi fetare. Për kundër të gjithave njerëzit tanë kanë marrë pjesë në të gjitha lufta por pastaj na kan shqelmuar. Pas luftës së dytë Botërorë, si fëmijë kam pasur status të njëjtë. Në këtë, kohë nuk ka mund të ketë njerëz të pasur.
Babai ka qenë imam, pra ka ushtrua funksionin e imamit. Qeveria socialiste nuk i ka shpërblyer për punën që kanë bërë imamët. Xhemati e ka krye pagesën për shërbimet e imamëve. Në këtë situatë unë kuptova se kështu nuk shkon. Dhe mora vesh se komuna po jepte bursa për shkollim. Në at kohë bursat nuk i kanë dhënë menjëherë, por me vonesa të gjatë. Unë në Prizren ku u regjistrova në shkollë kam banuar në Rrugën e ashtuquajtur e “ Metohise” të cilës më vonë i është ndërruar emri. Banoja te një njeri i mirë Avdi Krasniqi i cili punonte në një ndërmarrje ndërtimore, Për një vit të tërë nuk kam bërë kurrfarë pagese. Por kam qenë i dëgjueshëm, i kam ndihmuar, vetëm e vetëm që ta përfundoj vitin, deri sa nuk më arriti bursa. Kur mu dha bursa unë ua pagova borxhin të cilin kurrë nuk ma kanë përmend. Unë ju jam falënderues për jetë. Po ashtu qysh jam rritur, gjatë verës për tre muaj kam punuar në ndërtimtari me njerëz tanë nëpër tërë trevat e Mali të Zi. Si nxënës i shkollës së Mesme kam mund të shkruaj, të mbaj evidenca e punë tjera. Kështu për tre muaj punë unë kam fituar aq sa kisha nevojë për ta vazhduar shkollimin në Prizren. Ndërsa gjatë natës mësoja, deri në ora 1 pas mesnate, Të gjithë nxënësit nga vendbanimet e ndryshme të Sanxhakut, por edhe të tjerët nxënës nga viset e ndryshme të Kosovës. Kem punuar në stacionin e trenit në Prizren në ngarkim shkarkime të pakove dhe mallrave të ndryshme, mandej në vjeljen e rrushit, rrepës se sheqerit ku fitonim para. Kështu ka jetuar gjenerata jonë, e cila kurrë nuk ka pasur ndonjë kompleks që kem punua punë të tilla. Ne kem qenë të hareshëm. Me kënaqësi kem bërë ato punë. Unë kam qenë i lumtur që ia kam lehtësuar buxhetin e babës tim. Pas vitit të parë bursën e kam marrë me rregull, pa vonesa, pas intervenimit të drejtorit Rajko Radoviq e më vonë të Riza Alës. Kam nxënës i mirë i shkollës Normale, Kam qenë anëtarë në të gjitha seksionet. Ka pas ditë që nuk kem pasur për drekë çka të hamë, askujt nuk i kam treguar, por shokët që kishin e ndanin me ne. Po ashtu edhe unë kur kisha e ndaja me të tjerët. Kemi qenë të gjithë solidarë. Në kinema kemi pasur mundësi të shkonim njëherë në muaj. Dy herë në muaj shkonim në ballo-matin, kur organizonte rinia shkollore. Prizreni është qytet i cili në mua ka lënë kujtime të shumta. Qytet i të rinjëve, Qytet i cili duhet të na shërbejë të gjithëve për të kuptuar çka është toleranca. Sa të mirë ishin njerëzit, sa ka qenë ai popull aq human, turqit shqiptarët serbët. Ka qenë qyteti me veshje më të mirë. Bukuri e rrallë ditëve të tregut kur vinin njerëz me veshje shumë të pasur si meshkujt ashtu edhe femrat. Prizreni qyteti më i bukur në Kosovë dhe Ballkan. Me një kulturë të lartë, me mikpritje të pa përshkruar. Është e njohur thënia “Urdhëroni çka ka dhënë zoti bukë e krip e qejf” që të jeni mysafir i yni. Kjo është veti e njerëzve tanë.
Të ju them, elita politike e kësaj treve dhe mbarë Jugosllavisë nuk është thyer përnjëherë, por gradualisht. Disi, nuk është shikuar, kush çka është. Unë kam pasur shokë të sinqert në gjeneratën time, me të cilët kam luajtur. Apo që i takon ndonji nacionaliteti tjetër, apo fesë tjetër.Këto askush nuk i ka shikuar , të ju them.Disa e kanë fshehur, ma vonë kanë shpërthyer. Unë jam ai i njëjti Riza Gruda, por kur jam futë në skenën politike, t’i mbroj të drejtat e popullit tim, më thonin çka kërkon ti Rizo në SDA (PAD), pse nuk je në SPS, ua ktheja dëgjoni SPS nuk është programi im. Erdhi vakti dhe koha , unë jam unë dhe këtu e shoh veten. Mendo, kolegët e mi, unë isha i njëjti, por ata nuk më shikonin me sytë e njëjtë. Thjesht më trajtonin si armik të tyre. Unë nuk jam armik i askujt, as kujtdo qoftë, unë vetëm kam dëshiruar si mësimdhënës, si njeri të luftoj për të drejtat tona n njerëzore dhe kolektive. Dhe atëherë sipas dokumenteve, na ishin shkruar të drejtat tona por në praktik nuk aplikoheshin. P sh për popullin boshnjak të ju them është i vetmi popull në Evropë i cili mbeti pa institucione dhe pa emër të vetin. Të tjerët ia imponuan emrin tjetër. Kjo është politikë e asimilimit i të gjitha regjimeve. Një popull i cili nuk ka institucione kulturore e shkencore ai vdes. Tash siç ecë koha , siç po krijohen marrëdhëniet e reja, ndryshe shkohet. Pra, sot nga kjo distancë jam munduar të mendoj, rezonoj dhe të jap këshilla të shëndosha njerëzve.
Edhe si mësimdhënës nxënësit e mi nuk kanë qenë, të jenë të diskriminuar. Edhe sot mbahem ashtu siç kam qenë gjithmonë. Por të them këtë, deri sa isha deputet në parlamentin e Serbisë ku përfaqësoja popullin tim, besoni se atëherë kur paraqitesha ta marr fjalën, pjesa më e madhe kishin qëndrim negativ ndaj meje Atyre nuk ju pëlqente atë që unë paraqitsha. Të ju them të drejtën kam qenë i fyer dhe i sharë. Edhe mua edhe Nasuf Behlulin, Alija Mahmutoviqin dhe të tjerët, hungarezët dhe të tjerë. Ne si opozitë atëherë, pakica kombëtarë, ata opozita dhe pozita ndaj nesh kishin qëndrim të njëjtë. Ata kanë shkruar atje që të jesh i barabartë, por në anën tjetër nuk lejojnë të jesh i barabartë. Bile ka pas raste edhe mikrofonin ma kanë kapur, ndaluar për të ma bërë të pamundur të flas. Atyre ju dhemb (serbëve) e vërteta. Shpesh ju kam dhënë argumente të cilat nuk i kam shkruar unë. E kam cituar Dimitrije Tucoviqin, çka ka shkruar, për at çka kanë bërë çfarë gjenocidi ka bërë pushteti i tyre i atëhershëm. Ju thoni se ka qenë tradhtarë. Unë ua kthej, si mund të jetë tradhtarë Dimitrije Tucoviq, i njohur për ide socialiste, mandej Svetozar Markoviq, Pastaj thonin nuk është i yni. U thosha, si nuk është i juaji.: Kur dikush i tyre e flet të vërtetën (serbët) nuk e llogarisin si të vetin.
Unë jam për at që të zhvillohet dialog, negociata. Gjeneratës së re duhet rekomanduar që të dislokohet. Të vendoset pikë. Po më pengon stërzgjatja. Ajo çka duhet të zgjidhet, më mirë është që tash të zgjidhet, që mos me mbet për gjeneratat e ardhshme. Duhet ne që jemi më përgjegjës të popullit boshnjak e shqiptar dhe të tjerë, që mos të ketë të humbur. Të epet secilit çka i takon. Kurrsesi të thirremi në mite dhe legjenda. Bota nuk është ajo që dikur ka qenë. Duhet përqafuar vlerat e reja, qarkullin e ideve dhe kapitalit. Në të ardhmen askush nuk ka për të pyetur për emrin tuaj, por për veprimet e tuaja. Askush nuk do të iu pranoj në kompani nëse nuk keni njohuri për punë, sikur të kishte edhe vëlla. Nëse dëshiron kjo shoqëri e Ballkanit të jetë pjesë e Evropës së integruar. Patjetër duhet të hiqet dorë nga këto gjëra . Nuk ka kurrfarë garancie, as jeta jonë nuk ka garancinë. Gjithçka prodhohet për kohë të caktuar. JU bëjë apel historianëve, gjeografëve, atyre që merren me etnogjenezë, ta lënë anash vulgarizimin. Pa fyerje e pa sharje. Të gjithë njerëzit që fyejnë e shajnë dhe janë vulgar, janë të pa fuqishëm Janë njerëz të pa sigurte Të tillët janë psikopat. Tash duhet të flasim vetëm me argumente shkencore. Shkenca dh vetëm shkenca duhet ta thotë të vërtetën. Argumentet shkencore, ajo që nuk është e shkruar nuk ka ekzistua.
Të ju them, ndaj të tillëve unë reagoj me qetësi, pa emocione. Me qëndrimin tim dhe sjelljen time nuk lejoj që dikush të na diskriminoj. As unë nuk e diskriminoj askënd.
Sa i përket të kaluarës sime, më duhet të jem real dhe i sinqertë. Kudo që kam qenë si me nxënës, miqtë, kudo që kam punuar kurrë nuk kam kërkuar privilegje. Kam qenë edhe në funksione të ndryshme. Mua më janë hapur dyert gjithkund. Si njeri, si besimtar mysliman, si boshnjak që deklarohem, nuk mund të them që dikush përveç asaj periudhës kur serbomëdhenjtë kishin ngritur kokën , kur ishte situatë e vështirë, kur kërcënohesha në për qytet të Beogradit, kur kishte eufori. Me kalimin e kohës njerëzit panë. Dikush shpejt reagon dhe me të shpejt sheh. Dikujt i duhen dhjetëra vite për ti hap sytë. Ka të tillë që në fluturim e sipër mendon. Pastaj kërkon falje. Ne jemi të detyruar të falim, të ia bëjmë hallall njeriut. Kurrgjë me urrejtje nuk fitohet. Ai i cili ka urrejtje, ndaj të tjerëve, urrejtja do ta vras at. Të rinjtë de të gjithë të tjerët duhet ta kuptojnë se nga urrejtja nuk ka gjë. Mos lejoni kurrë të urreni. Thuhet: Nëse mendon të keqen, do të ju kthehet me të keqe”, do të iu kthehet bumerang.
Në veten e vet njeriu, edhe në vet familje ka pozitë dhe opozitë, gjithçka varet si njeriu rreshtohet. Me njerëzit duhet negociohet, po ashtu edhe në familje me gruan dhe fëmijët dhe në përgjithësi. Njerëzit japin deklarata paushallë Ai edhe nuk e din. Ka shumë të tillë të cilët nuk dinë. Thjesht nga mos dituria, frustrohet. Sot bëhet luftë mediatike, luftërat speciale janë në qarkullim. Interneti është mjet i mirë. Propozoj të rinjve të jenë të kujdesshëm në fjalor., le të thonë njerëzve at që e ndiejnë. Mos iu kërcënoni për mendimet e tija, që ka thënë diçka që ty nuk të pëlqen. Por, duhet t’ia argumentoni të kundërtën. Por jo të kërcënohet e të urrehet. Te mos përdorën fjalë të këqija. Fjala e keqe është vepër e keqe. Në viset tona thuhet: Plaga shërohet, por fjala e keqe jo”.
Të them familja ime, babi im kurrë nuk e ka ngrit zërin. Ka qenë demokrat e humanist. Të gjithë e kanë dashtë. Të gjithë në trevën time. Nëna ka qenë më e rreptë. Kur kam qenë i vogël, nëna më ka thënë: Të vjen ty baba ”Shiko çfarë thënie pedagogjike. Krijonte kultin për babën. “Babai është baba”. Babai im më thoshte: Djali im për hair të qoftë, ruaju gjithçka ka, ruaju mos bënë diçka, veten dhe neve mos të marrohemi për veprimet tua”. I thosha, babë mos ke dert. Me fjalë përcjellëse më thoshte Zoti të ruajt në rrugën tënde.
Kur kam ardhur këtu në Novi Pazar, kam sjellë një valixhe libra Si V. Nazor me libra në dorë. Çka kisha tjetër të sillja. Kam ardhur me një valixhe dhe asgjë tjetër përveç librave. Gjeta banesë. Pazarin e shihja të një mentaliteti, fiset tona, të njëjtat, të cilat e kishin populluar këtë trevë. Siç quhej “Rryma malësore”. Të gjitha fiset ishin ardhur nga ato treva, nga vija unë. Dhe kishin populluar pjesën më të madhe të Sanxhakut. Dikush më herët dikush më vonë. Adetet, zakonet e njëjta. Mandej veshja, aroma e qofteve gjithçka e njëjtë.