Shoqata “ Kosova për Sanxhaku” që nga themelimi (tetor 2015), u mor me organizimin e Konferencave shkencore, tryezave, simpoziumeve, debateve të ndryshme.
- Tryezë shkencore me temën “Aqif Blyta dhe mbrojtja e Pazarit të Ri
Shoqata organizoi në Gjakovë, Tryezë shkencore me temën “Aqif Blyta dhe mbrojtja e Pazarit të Ri”. Më 6 shkurt 2016, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, shoqata Kosova për Sanxhakun organizoi, në bashkëpunim me shoqatën e intelektualëve “Jakova” nga Gjakova, një tryezë shkencore mbi Aqif Blytën. Aktiviteti u zhvillua edhe nën përkujdesjen e kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Pjesëmarrësit paraqitën një kërkesë për presidenten e vendit, Atifete Jahjagën.
Pjesëmarrësit kërkuan që Aqif Blyta të nderohet me titullin Hero i Popullit. Kërkesa u paraqit me iniciativë të Ismet Azizit, kryetarit të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”. Azizi, duke folur në lidhje me veprimtarinë patriotike të Aqif Blytës, arësyetoi kërkesën drejtuar presidentes duke thënë që qëllimi kryesor i takimit është që pikërisht nga ky tubim të dërgohet një kërkesë për kryetaren e shtetit, zonjën Atifete Jahjaga, që Aqif Blyta të nderohet me urdhrin Hero të Popullit. Drejtori për kulturën në Gjakovë, Meriton Ferizi, në emër të kryetares Kusari-Lila, për Aqif Blytën ndau mirënjohjen “Post Mortem”.
Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale dhe historianë, të cilët vlerësuan lart kontributin dhe figurën patriotike të Aqif Blytës. Aty u paraqitën me kumtesa Ali Daci nga Rozhaja, Fazli Muriqinga Rugova, Zahir Kastrati nga Polluzha , Admir Muratoviq nga Pazari i Ri, Alban Dobruna nga Gjakova, Ismet Azizi nga Gjilani dhe Masar Rizvanolli nga Gjakova. Gjithashtu në pamundësi pjesmarrjeje, punimet e tyre i dërguan Nexhmedin Spahiu, Mazllum Baraliu dhe Sulejman Aliqkoviq.
Në fund u zhvillua një debat i hapur dhe i frytshëm me pjesëmarrës për figurën dhe veprimtarinë e Aqif Blytës. Në kumtesën e tij Prof. Dr. Admir Muratoviq, drejtor i Institutit për Hulumtim të Krimeve ndaj popullatës së Sanxhakut, kryetar i Bashkësisë Kulturore të Sanxhakut dhe ligjërues në Universitetin Internacional të Novi Pazarit, pjesëmarrëseve ua bëri me dije se personaliteti i Aqif Blytës për Sanxhakun është sikurse ai i Adem Jasharit për Kosovën.
Në nëntor 2015, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, shoqata “Kosova për Sanxhakun” mbajti një tribunë të hapur me qytetarë. Tema e tribunës ishte Sanxhaku dhe marrëdhëniet Kosovë – Bosnje dhe Hercegovinë. Mysafir i tribunës ishte Prof. Dr. Enver Haliloviq, rektor i Universitetit të Tuzllës dhe ish ambasador i Bosnjes dhe Herzegovinës në Moskë, i cili foli për temën Sanxhaku dhe marrëdhëniet Kosovë Bosnje dhe Hercegovinë. Prof. Haliloviq shprehu bindjen se shoqata “Kosova për Sanxhakun” është themeluar në momentin e duhur për shkak të mosfunksionimit të mardhënieve së pari në mes Kosovës dhe Sanxhakut e, edhe më tepër, mes Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.
- Konferenca Shkencore “72-vjetori i ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit – Masakra në Haxhet të Pazarit të Ri.”
Më datën 21 janar, 2017 në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës u mbajt Konferenca Shkencore “72-vjetori i ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit – Masakra në Haxhet të Pazarit të Ri.” Konferenca u organizua nga organizata “Kosova për Sanxhakut” nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri. Në konferencë morën pjesë referues nga viset e ndryshme të Kosovës dhe nga Sanxhaku, njëherit në sallë ku zhvilloheshin punimet e Konferencës ishin prezent familjarët e Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit, si dhe familjarët e pjesëmarrësve të Luftës për Mbrojtjen e Pazarit, si ata të Shaban Palluzhës, Sak Fazlisë, Mulla Zekë Bërdynës etj.
Në konferencë me kumtesat e tyre u paraqiten historianë, politikologë, publicistë të ndryshëm nga Kosova dhe Sanxhaku, të cilët me kumtesat e tyre ngjallën emocione te të pranishmit. Ndërsa pjesëmarrësit vlerësuan lart punimet e Konferencës, dhe u shtrua nevoja e organizimit edhe në të ardhmën aktivitet të ndryshme si tryeza, akademi solemne, me qëllim të përafrimt, ngjalljen e kujesave historike për të kaluarën e krahinës së Sanxhakut, pothujase të harruar.
Për përsonaliten e Aqif Blytës dhe Ahmeta Dacit, referuesit me kumtesa e tyre, shpalosen të dhëna historike deri më tani të pa thëna.
Prof. Dr. Hakif Bajrami, kumtesen e tij ia kushtoi aktivitetit politik të Aqif Blytës, me theks të veçant aktiviteti i tij në mes të Dy Luftrave Botrore. Alban Dobruna nga instituti i Historisë, foli për “Xhemmijetin” dhe kontributi i Aqif Blytës në këtë organizatë atëherë të vetmë politike.. Profesori nga Sanxhaku Admir Muratoviq, vemendje të veçant i kushtoi krimeve në Haxhet të Pazarit me theks të veçant ekzekutimi i Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit.
Fazli Muriqi kumtesen e tij ia kushtoi organizimit të shkollave në Pazarin e Ri dhe në Sanxhak gjatë Luftës së Dytë Botrore dhe kontributi i këtyre kolosëve në shkollimin e popullatës në gjuhën shqipe.
Dr. Bedri Muhadri, foli per kontributin e hasjanëve në Mbrojtjen e Pzarit të Ri. Ndërsa, Zahir Katsrati foli për rolin e komandatit Shaban Palluzha në mbrotjen e kësaj treve nga rreziku i zhdukjes së popullatës nga forcat çetnike.
Besim Morina u paraqit me kumtesën “Roli i prijesve te Drenicës ne mbrojtje te popullsisë autoktone të Sanxhakut”. Ndërsa Fazli Muriqi, foli me temën: Sak Fazlia, Bajraktari i Rugovës dheAqif Blyta. Ku shtroi të dhëna intersante, bashkëpunimin e tyre për qështjen kombëtare.
Ali Daci, komtesen e vet ia kushtoi përsonalitetit të Ahmet Dacit, kontributin e tij në Sanxhak.
Ismet Azizi, udhëheqës i organizatës “Kosova për Sanxhaku” kumtesen e vet ia kushtoi itelektualit, ushtarakut , me theks te veçant diplomatit Aqf Blyta. Ai foli për rolin diplomatik të Aqif Blytës ne Mbrojtjen e e të drjetave të popullatës së Sanxhakut dhe Kosovës në rrafshin politik përballë Serbisë, pengimin e shpërnguljes si dhe sezibilizimin e kësaj qështje në rrafshin diplomatik, duke njiftuar opinion evropian dhe kërkeasa veta të vazhdushme nga Turqia në pengimin e shpërnguljes .
Në konferencë kanë marrë pjesë edhe dr. Mujë Rugova, Rexhep Abazi, Adem Shkreli, Muharrem Gashi, Kenan Kutagiq, Sabri Tahiri me diskutimet e tyre, përgësuan organizatën “Kosova për Sanxhakun”, shtruan çështjen e bashkëpunimit më të madh në mes Kosovës dhe Sanxhakut në të gjitha lamitë, duke pasur në konsideratë të kaluarën e përbashkët dhe etnisë së përbashkët, me theks të veçant shtrirjes së dorës së bashkëpunimit për një të ardhme të mirë.
Shoqata organizoi vizita në vendet e ndryshme në Kosovë me të rinjtë, student dhe personaliteteve të ndryshme nga Sanxhaku, dhe anasjelltas.
- Delegacioni i Këshillit Kombëtar Boshnjak me 50 studentë nga Sanxhaku vizitojnë Prekazin
Me 2016 nje delegacion nga Sanxhaku, me në krye Sekretarin gjeneral të Këshillit Kombëtar Boshnjak, Ahmedin Shkrijel, i shoqëruar nga 50 studentë nga Sanxhaku dhe udhëheqësit e organizatës “Kosova për Sanxhakun“, vizituan Prekazin, me ç’rast ata bënë homazh te varri i komandantit Adem Jashari dhe vizituan kullën e Jasharajve, në të cilën ishin vrarë nga policia kriminale serbe anëtarët e familjes së Shaban Jasharit. Me këtë rast takuan edhe familjarët në krye me vëllain e Komandantiti Rifat Jasharin, ku ia dorëzuan një flamur të KKB.
Sekretari gjeneral i KKB, Shkrijeli, me këtë rast e ka vlerësuar lartë kontributin e familjes Jashari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai tha se, duke vizituar Prekazin e Adem Jasharit, njerëzit frymëzohen për të dhënë kontributin e tyre për të mirën e gjithë njerëzimit. Shpresoj se edhe ne boshnjakët e Sanxhakut do të gëzojmë lirinë të cilën tashmë Kosova e ka, falë personaliteteve siç është Adem Jashari.
MAJ 13, 2017 . Sanxhaku dje ka shënuar një nga festën më të madhe kombëtare – Ditën e flamurit kombëtar boshnjak, e cila festohet në kujtim të 11 majit 1991, kur në Novi Pazar është themeluar Këshilli Kombëtar Boshnjak i Sanxhakut.
- Konferencë shkencore: Ferhat Draga, rrethanat historike dhe lufta për çlirim kombëtar
Konferenca shkencore kushtuar Ferhat Dragës, Kryetar i “Bashkimi” (Xhemijet), ka për qëllim ndriçimin e; luftës për çlirimin kombëtar nga zgjedha shekullore serbomadhe; dëshmive historike nga arkivat e shtetit të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Sanxhakut dhe Turqisë; biografisë së Ferhat Dragës dhe bashkëpunëtorëve të tij; kontributi i tij, familjes dhe bashkëpunëtorëve në mbrojtjen humane të popullit shqiptarë dhe boshnjak në Kosovë e Sanxhak, në periudhën kohore 1918-1945.
- Simpoziumi shkencor ” Lahutarët e Sanxhakut”, i cili u ,mbajt në Institutin Albanologjik të Prishtinës. ku tuboi studijuesit eminente të epikologjisë.
Më 2018, shoqata “Kosova për Sanxhakun”, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, mbajti simpoziumin shkencor “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”, ku u tha se do të ofrohen të dhëna të reja për pasardhësit e lahutarëve të njohur. Kryetari i kësaj shoqate, Ismet Azizi, tha se ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në shkencën folkloristike, pasi është ndër simpoziumet e rralla të kësaj natyre. Azizi tha se kjo shoqatë do të vazhdojë veprimtarinë e saj me qëllim të kultivimit dhe ndriçimit të elementeve kulturore. “Ky aktivitet i cili zhvillohet nën organizimin e shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, me mbështetjen e çmuar të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shënon një hap të rëndësishëm në fushën e shkencës së folkloristikës sonë, sepse mëton të vlerësojë drejt e në mënyrë shkencore rezultatet e arritura deri më sot nga shkencëtarë shqiptarë e boshnjakë, do të hedhë dritë mbi kulturën tonë në përgjithësi dhe mbi çështjen e epikës legjendare në veçanti”, ka thënë Azizi.[13][14]
Në këtë simpozium u tubuan studiues, shumica epikologë të njohur, nga Milano, Varshava, Pazari i Ri, Prishtina, Tirana, Tetova, Prizreni etj. Pos dy kumtesave, që të gjitha ishin të lidhura me temën bosht. Ata trajtuan kryesisht këngët e Koleksionit të Millmen Perit, të mbledhura në Ballkanin Perëndimor, mbi 12 mijë tekste dhe incizime në rreth 3 500 pllaka gramafoni: në Sanxhak: Pazari i Ri, Bjellopolja e Kolashini; në Bosnjë: Gacko, Stollci e Bihaqi, si dhe në një pjesë e Maqedonisë. Të pranishëm qenë edhe mysafirë të jetës intelektuale e politike nga Pazari i Ri, Rozhaja, etj., në emër të të cilëve përshëndeti prof. dr. Hasim Mekiq, nga Këshilli Kombëtar Boshnjak (Bošnjačko nacionalno vijeće), si dhe Nezir Daci (Daciq). Fjalën e mirëseardhjes e mbajti ma.sc. Ismet Azizi, kryetar i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, ndërsa fjalën përshëndetëse e pati i dërguari i z. Kujtim Ga-shi, ministër, MASHT, z. Bajram Kashtanjeva, kurse fjalën hapjes e mbajti prof. dr. Adem Zejnullahu.
Kumtuan në seancën e parë : prof. dr. Nicola Scaldaferri, Universiteti i Milanos, “Muji and Gav-ran Kapetani”, by Salih Ugljanin (Sali Uglla). Remarks about the musical performance; prof. dr. Rigels Halili, Universiteti i Varshavës, Sanxhaku si një zonë ndërkufitare – gjeografia, historia dhe tradita e këngës epike; prof. dr. Zymer Neziri, Instituti Albanologjik, Prishtinë, Lahutarët e Sa¬nxhakut të Pazarit të Ri në Koleksionin e Millmen Perit në Universitetin e Harvardit; prof. dr. Redžep Škrijelj, Pazari i Ri (Novi Pazar), Bilingvalni guslari iz Sandžaka; prof. dr. Sabahajdin Cena, Universiteti i Prishtinës, Roli i interpretëve bilingualë në ruajtjen e trashëgimisë epiko-lirike: Fatime Arifi-Biberoviq e Koleksionit të Millmen Perit në Harvard; prof. dr. Hamit Xhaferi, Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë, Realiteti autentik në trashëgiminë e Eposit të Kreshnikëve te lahutarët shqiptarë dhe boshnjakë në Sanxhak.
Në seancën e dytë kumtuan: prof. dr. Mazllum Baraliu, Universiteti ’’Ukshin Hoti’’, Prizren,Vështrim i shkurtër recensional përkitazi me disa rapsodë të njohur shqiptarë të Sanxhakut; prof. dr. Rexhep Doçi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, Onomastikë shqiptare-boshnjake e Sanxhakut të Pazarit të Ri, sipas këngëve të Koleksionit të Millmen Perit (Milman Parry) në Universitetin e Harvardit; ma. sc. Ismet Azizi, Gjilan, Popullarizimi i Sanxhakut të Pazarit të Ri nëpërmjet lahutarëve të tij, në Koleksionin e Millmen Perit (Milman Parry) në Universitetin e Harvardit; dr. sc. Harun Crnovršanin, Pazari i Ri (Novi Pazar); Poznati sandžački guslari, sa posebnim osvrtom na Džemaila Arnautovića (1925-2017); ma. sc. Fitim Veliu, Prishtinë, Kryelahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri, Salih Uglla dhe Avdullah Zeneli, në studimet e deritashme të Zymer Nezirit; prof. dr. Adem Zejnullahu, Instituti Albanologjik, Prishtinë, Tragjika e vëllezërve Kastrati dhe e vëllezërve Muriqi në dy balada historike; prof. as. dr. Shefqet Hoxha, Tiranë, Jemin Zeneli (Ukperaj), bartës i njohur i Eposit të Kreshnikëve në krahinën e Hasit të Bri¬njës; ma. sc. Izet Duraku, Tiranë, Portreti i Qamil Hoxhës (1908-1989), bashkëpunëtor i studiuesit amerikan Albert Lord.
Pas dy seancave u zhvilluan edhe diskutime me interes për lahutarët e Sanxhakut të Pazarit, dhe për këngët e tyre në Koleksionin e Millmen Perit në Universitetin e Harvardit. Fjalën e mbylljes e mbajti prof. dr. Zymer Neziri dhe konstatoi se ky simpozium shkencor për lahutarët e Sanxhakut të Pazarit doli i suksesshëm: – për përpjekjet e ndriçimit të mëtutjeshëm të këtij thesari etnokulturor shqiptar, i kënduar shqip e boshnjakisht, që konsiderohet vlerë artistike e shkallës evropiane dhe botërore; – se ai është edhe thirrje për studiuesit vendorë dhe të jashtëm që të vazhdojnë me hulumtimet në terren dhe t’i thellojnë analizat e vlerave poetike të këngëve të Eposit të Kreshnikëve të Sanxhakut të Pazarit; – se është njëkohësisht vazhdim i dëshmimit kundër konstatimeve politike dhe kundërshkencore, që synojnë mënjanimin e përkatësisë etnike shqiptare të këtyre lahutarëve dhe të popullsisë shqiptare të atij sanxhaku, dikur pjesë e Vilajetit të Kosovës, që tash flet boshnjakisht; – me idenë që në Pazar të Ri të hapet katedra e gjuhës shqipe; -se është po ashtu vazhdim i kërkesës që Universiteti i Harvardit t‘i botojë të gjitha materialet në gjuhën shqipe, si dhe t’ia japë emrin e vërtetë Koleksionit të Millmen Perit, sepse në emërtimin e tij zyrtar nuk përmenden kryesorët, shqiptarët e boshnjakët. Kumtesat do të botohen.
Shoqata për çdo vit organizon pjesëmarrjen e studentëve dhe të rinjve në manifestimin Epopesë UÇK , dhe vizita të tjera të kohëpaskohshme në “Memorialin e Jasharajve”, Akademi përkujtimore dhe objekte tjera kulturore historike dhe institucione arsimore.
- Shoqata është anëtar participues e Këshillit Kombëtar Boshnjak
Shoqata është anëtar participues e Këshillit Kombëtar Boshnjak, dhe merr pjesë në të gjitha punët dhe aktivitetet që janë në domen të KKB. Me të rinj dhe studiues nga Kosova dhe trojet shqiptare merr pjesë në të gjitha debatet, tryezat konferencat shkencore dhe manifestimet kulturore që organizohen në Sanxhak, gjegjësisht në Pazarin e Ri (Novi Pazar)Tutin, Senicë, Rozhajë,Tuz, Plavë e Guci.
- Vizitë studimore “ Me studentët e Sanxhakut nëpër Shqipëri e Kosovë”
Në prill të 2019, shoqata ka realizuar një projekt voluminoz, të përkrahur dhe financuar nga donatori Agron Hyseni, me prejardhje nga Ferizaj, afarist në Zhenevë, Vizitë studimore “ Me studentët e Sanxhakut nëpër Shqipëri e Kosovë”. Ky projekt ka zgjatur 6 ditë , nëpër vendet e ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, që është mbuluar me 7 5000 euro, nga donatori i lartpërmendur. Përveç shumë objekteve kulturore historike studentët ishin edhe mysafir të presidnetit Ilir Meta. Studentë nga Sanxhaku vizituan komunën e Drenasit dhe kompleksin e Memorialit të Jasharajve në Prekaz.
-
Shoqata me aktivitet që realizuar deri më tani , dukshëm ka ndikuar të ngrit vetëdijen kombëtare te shqiptarët, ka avancuar, zhvilluar dhe promovuar kulturën shqiptare të trevës së Sanxhakut, ka shtuar marrëdhëniet dhe kontaktet mes shqiptarëve të Sanxhakut dhe shqiptarëve të trevave tjera shqiptare. Rol të veçantë në përtëritjen e kontakteve të shqiptarëve që nuk flasin gjuhën shqipe dhe atyre të viseve tjera, rol të pakontestueshëm ka luajtur portali në gjuhën shqipe dhe boshnjake www.kosovapersanxhakun.org. Nëpërmjet këtij portali redaksia ka arrit dhe po avancon përcjelljen e ngjarjeve aktuale andej dhe këtej, pra në mes kësaj krahine dhe krahinave tjera shqiptare. Është rritë kontakti dhe komunikimi në të dy gjuhët. Janë vu kontaktet e humbura familjare dhe farefisnore.