Eposi shqiptar i kreshnikeve, siç del edhe nga kuptimi që ka marre fjala kreshnik , është një epos heroik. Fryma heroike e përshkon atë fund e krye ; me brumë heroik është ngjizur çdo strukturë e mikrostrukturë e tij. Veçse këtu heroizmi nuk del si diçka e jashtme, si vetëmburrjes a si mjet për të tërhequr simpatinë e dikujt. Ai është krejt spontan, genuin, i brendshëm, buron nga domosdoshmëria e rezistencës dhe e përballimit të rreziqeve e të vështirësive. Eposi e paraqet heroizmin si mënyre mendimi, sjelljeje a veprimi, që ve në qendër të sistemit të të gjithë vlerave trimërinë, vetëmohimin, që i quan ato atribute të pandara te një mjedisi shoqëror të përcaktuar etnikisht, të një mënyre të veçante organizimi shoqëror. Ai e trajton heroizmin si një tradite të lashte, si një kult të vërtete, si një model etnokulturë të kristalizuar, madje të sakralizuar, gjatë shekujve.
Nga Ismet Azizi
Peshteri prej kohësh ka qenë çerdhe dhe thesar i lahutarëve. Deri në fund të shekullit të XVII ky rajon është karakterizuar me homogjenitet etnik, të cilin më vonë do të ndërpresin vendosjet gjithnjë e më të shpeshta, trazirat dhe migrimit masive. Migrimet janë intensifikuar veçanërisht pas formimit të Sanxhakut të Pazarit të Ri (1877), gjegjësisht pas shkëputjes së tij nga Vilajeti i Bosnjës dhe bashkimit me Kosovën. Kështu, rezulton në Peshter përzierja e kulturës lokale dhe shpirtërore me atë të të ardhurve nga Hercegovina, bregdeti malazez dhe nga muhaxherët tjerë boshnjak që arritën nga vendet e okupuara nga Serbia në vitin 1878.
Kjo lëvizje e popullsisë ka shënuar ndikim të madh në fushën e kulturës gojore epike që gradualisht depërtoi në shtëpitë e popullsisë lokale shqiptaro-myslimane. Prandaj është i justifikueshëm vlerësimi i Husein Bashiqit: “Nuk ka pothuajse trevë në vendin tonë në të cilin në një hapësirë kaq të vogël të ketë ndodhur depërtim më intensiv i shprehjes shpirtërore të shumë popujve ” (boshnjakëve, malazezëve, serbëve dhe shqiptarëve).
Alija Xhogoviq shkruan “Në Peshter, të gjithë banorët i punojnë me mjeshtri dhe dashuri lahutat me të cilat ekzekutojnë shkëlqyeshëm këngët e “reja dhe të vjetra”. Në kontekst të këtij referimi potencoj se në shkurt të viti 2005 në Velepole të Tutinit kam prezantuar në një këndim epik boshnjak, në një shfaqje lokale në të cilën, me programin e tyre morën pjesë lahutarët popullor dhe këngëtarët e këngëve heroike, duke ekzekutuar me kavall dhe duke kënduar këngë “Dy nga dy”, edhe at vetëm meshkujt- sipas melosit të vjetër peshteras ( shqiptar v I. A).[1]
Në fshatra, posaçërisht në dimër, janë organizuar ndeja. Njerëzit janë tubuar nëpër oda në shtëpi të familjeve imune ku vinin lahutarët dhe ku këndohej edhe deri në mëngjes. Më së shumti janë tubuar në fshatrat Shipovicë, Godijevë (në shtëpitë e Sijariqëve), në Koritë (në shtëpitë e Mekiqëve, Mehajve dhe Alihoxhajve), në Cërhal, Dashqarijekë, Vrbicë, në disa fshatra të Rozhajës, Tutinit dhe Senicës.
Bazë e tematikës epike e këtyre këngëve kanë qenë këngët për luftërat e këngëtarëve të Plavës e Gucisë për ruajtjen e integritetit gjeografik dhe kulturor, lirinë dhe të drejtat për pavarësi. Pra, në mesin e dytë të shek. XIX dhe gjatë shek. XX, posaçërisht në lidhje me ngjarjet nga viti 1912 dhe deri në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.
“Oj qikë me fistan të bardhë!
Inshaallah peshterasit vijnë me të marrë”!
Peshterasit në shaka por shpesh edhe me përbuzje, për disa lahutarë të cilët kanë qenë në gjendje jo të lakmueshme ekonomike, kanë përdorë një thënie të njohur: „Takum pasha, hall magjupi“ (I veshur si Pashë, ndërsa gjendja ekonomike e familjes shumë e keqe).
Salih Uglla (Ugljanin) (1849-1945) ose „Salih Peshteri“ është nga fshati Ugëll (Ugao) të Peshterit. Siç është deklaruar vëllazëria e tij, ai është me prejardhje nga fisi Kelmend i besimit katolik. Nga ana e nënës ai rrjedhë nga Gucia. Me lahutë dhe këndim ka filluar të merret nga mosha 15 vjeçare kurse mësimet i ka nxënë nga Husë Qorri Husoviq nga Kollashini, nga peshterasi Hamzë Alibasha nga Suhodoli dhe nga Huzeir Baliq – Huzbalia nga Dobri Dubi, gjithashtu lahutar i këngëve kreshnike.
Uglla ka filluar herët të merret me shitblerjen e kafshëve në Selanik dhe Shkodër. Në bazë të incizimeve të Milman Parry (The Milman Parry Collectionof Oral Literature), mësojmë se rreth vitit 1908 ka shkuar të jetoj në Pazarin e Ri. Aty u bë pronar i një Hani dhe e mbajti në posedim deri në fillim të Luftërave Ballkanike 1912/13. Sipas Prof. Dr Zymer Neziri Uglla ka qenë edhe pjesëmarrës në luftën për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë.
Në fshatin Uglla sipas tij kanë qenë 70 shtëpi të fiseve ilire katolike-myslimane (Uglla, Hukiq, Bibiq, Martinoviq, Zahiroviq, Zukoviq, Plakiq, Kurbasheviq, Arslanoviq, Seferoviq etj.). Me lahutë ka kënduar Ramë Zuka (Ramo Zukov) i cili është mësuar gjatë qëndrimit të gjatë në Bosnjë. Vlerësimet e disa hulumtuesve, kanë qenë krejtësisht tendencioze dhe jo të sakta që kishin për qëllim ta klasifikonin Ugllën si lahutar të nivelit mesatar (M. Murko, Albert B. Lord, Gesemann, A. Schmauss dhe Rajko Medenica). Këtë e vërteton edhe prof. Zymer Neziri, i cili thotë: “Salih Uglla nuk qëndron nën hijen e Megjedoviqit, është shumë i madh, madhështor, këtë e kanë bërë shkencëtarët serb me qëllim të ngritjes së Avdo Mexhedoviqit, të cilin me çdo kusht janë munduar ta paraqesin si sllavo-boshnjak, me qëllim që të mohojnë eposin shqiptarë në Sanxhak”.
Prof. Neziri përshkruan edhe bisedën të cilën e ka zhvilluar Profesori nga Harvardi, me S. Ugllën, i cili dëshmon para tij përkatësinë e tij etnike shqiptare, duke ia përshkruar shkuarjen e tij të parë te familja e gruas së tij të dytë e cila nuk ishte shqiptare. Para këtij rrëfimi, i cili është i incizuar dhe ruhet në Harvard, profesori amerikan kupton se ka të bëjë me një popull i cili nuk është sllav, e që vetëm rastësia i ka bërë të ngjashëm dhe jetojnë së bashku në këto treva. Pas kësaj ngjarje profesori e porositë asistentin e tij që të vazhdojnë studimet për shqiptarët.
Salih Ugljanini tregon se shumë lahutar kanë ushtruar dhe kanë arritur të bëhen të mirë falë “shortimit” dhe duke dëgjuar të famshmin dhe të verbrin në njërin sy, Qorr Hysën nga Kollashini, i cili ishte mysafir i përhershëm në fshatrat e Peshterit. Në vitin 1953, prof. Beliq nga Beogradi ka bërë marrëveshje me Kembrixhin për botim të këngëve. Lordi, siç ka shkruar parathënien e librit , e ka dërguar dorëshkrimin në Beograd por Beliq ka hequr 10 rreshta, pjesën ku bëhet fjalë për lahutarët dygjuhësor- bingual.
[1] [1] Alija Xhogoviq,http://www.almanah.co.me/Ostale/PDF/casopis/Almanah%2031-32.pdf faqe 132