Pazari i Ri ( Novi Pazar, Yeni Pazar) – Në pamundësi të emërtimit të rrugëve dhe shesheve me emrat e përsonaliteteve të rëndësishme nga e kaluara e Sanxhakut, krerët politik të Sanxhakut kan vendos të bëjnë nji hap shum të rëdësishëm në përnbushjen e vendimeve të më hërshme dhe përmbushjen e kërkesave të qytetarëve të Sanxhakut.
Këshilli Kombëtar Boshnjak gjatë viti 2012, i cili është shpallur Viti i trashëgimisë kulturore boshnjake në Serbi, para disa ditëve ka fillu të vendos tabela në shtëpitë dhe ndërtesat në të cilat kanë jetuar dhe punuar figurat e famshme nga historia e Sanxhakut.
Kryetari Këshilli Kombëtar Boshnjak Esad Xhuxheviqi dhe Zëvendës Kryetari i komunës së Pazarit të Ri Ahmedin Shkrijel ( Shkreli) zbuluan të shtunën panelin në vendin ku dikur ekzistonte shtëpia Acif Blytës.
Paneli u vendos në zonën e këmbësorëve në qendër të qytetit dhe tregon se dikur këtu ka jetuar një nga udhëheqësit e Partisë së atëhershme Xhemijet dhe ish-deputeti në Parlamentin e Mbretërisë së Jugosllavisë.
Në mesin e popullit të Sanxhakut është i njohur si Aqif Effendiu dhe të organizator i mbrojtjes së Pazarit të Ri ( Novi Pazarit) nga njësitë qetnike të Draza Mihailovicit.
Kryetari i Këshillit Kombtarë Boshnjak (BNV ) Esad Xhuuxheviqi me këtë rast tha se program i vendosjes së paneleve vazhdon në objekteve në të cilat jan lindur dhe kan jetuar e punuar 20 personalitetet e shquara nga historia e Sanxhakut.
“Kishim dëshirë që t’ia kthejm të paktën një pjesë të asaj që ia kemi borxh Acif Effendiut, por edhe historisë sonë. Shënimi i shtëpive të 20 Boshnjakëve të shquar duam t’i identifikojmë ata dhe që fëmijët tanë për këtë të na kujtojnë, “tha Xhuxheviq për mediat e Sanxhakut
KKB (BNV) ka nisur procedurat gjyqësore për rehabilitimin e Acif Blytës, të cilin qeveria komuniste e ish-Jugosllavisë e dënoi si tradhtar të popullit me pushkatim bashk me bashkpunëtorët e tij më 21 janar 1945.
Zbulimin panosë, në mesin e anëtarëve të Këshillit, u ndoq nga ministri pa portofol në qeverinë e Serbisë Sulejman Uglanini, përfaqësues të qeverisë lokale dhe qytetarët e Pazarit.
Këshilli Kombëtar Boshnjak në mënyrë të njejt ka shënuar tashmë në fshatin e Ferhat Bej Dragës në Dragaj të Tutin, mandej Hasan Aga Zvizdiqin në Sjenicë dhe Murat Sheqeragiqit në Prijepolje.
/Ismet Azizi/ shkrim i viti 2013/