Të dhënat burimore flasin qartë se forcat serbo-malazeze çetnike të përkrahura me logjistikë dhe me armë nga ushtria italiane, shkatërruan për tokë 82 fshatra në Krahinën e Bihorit në Sanxhak, më 5 – 6 janar të vitit 1943. Këto forca çetnike serbo-malazeze i ka udhëhequr krimineli i njohur Pavle Gjurishiq. Gjatë luftës se dytë Botërore është bërë gjenocid ndaj shqiptareve apo boshnjak në krahinën e Bihorit.
Halit Elshani
Pas përfundimit të Luftës së parë Botërore u formua Mbretëria Serbo –Kroate dhe Sllovene Në këtë mbretëri krejtësisht sllave shqiptarët dhe as boshnjakët nuk gëzuan as të drejtat njerëzore , politike, ekonomike, kulturore e fetare, me një fjalë nuk i gëzuan të drejtat njerëzore. të garantuara më Konventa Ndërkombëtare Përveç që nuk u trajtuan ashtu si duhet, shqiptaret e Kosovës dhe ata të Sanxhakut iu nënshtruan një gjenocidi sistematik të hartuar mire nga mbretëria e asaj kohe. Nikolla Pashiqi për të qetësuar komitet e Kosovës dhe të Sanxhakut me një herë kishte ngarkuar me punë kryeçetnikët e asaj kohe siç ishte Kosta Millovanoviq i njohur si Kosta Peçanac. Në Sanxhak në atë kryengritësve u printe Isuf Mehonjiqi i cili ua kishte sjellë telashe xhandarëve të mbretërisë në fjalë. Në atë kohë përkrah Mehoniqit luftonin edhe grupet e komitëve të asaj kohe të prir nga burra të medhenj e atdhe dashes siç ishin Hysen Boshkoviqi nga katundi Moraç afër Taslixhes (Plevles së sotme) pastaj imami Agan Kojiqi nga Plava e Isuf Laliqi nga Gucia e këta të fundit me sukses kanë bashkëpunuar me komiten Kosovare dhe atë shqiptre këndej a anej kufirit te sotëm. Bashkëpunim të mirë kanë pasur me Bajram Currin dhe lufteataret tjerë të lirisë edhe Feriz Sallku e Rekë Bisheva nga Tutini e Rozhaja. Duhet cekur se këto grupe apo formacione vullnetare qenë formuar për arsye të mbrojtjes së popullit nga çetniket serbo-malazez. Edhe pse lufta kishte përfunduar forcat çetnike malazeze kishin okupuar Sanxhakun dhe në rrafshnaltën e Peshterit kishin shkatërruar 150 fshatra shqiptaro-boshnjake dhe kishin vrarë mbi 1500 persona si dhe një numër të konsiderueshëm të kësaj popullate e kishin shpërngul drejtë fshatrave të Bjello Polës ku asimilimi do të ishte i pashmangshëm. Për realizimin e kësaj fushate kundër shqiptarëve në Sanxhak, nga Kosova shpesh kanë ardhë edhe dhe kanë bërë krime grupet çetnike dhe ushtar e oficer serbo-malazez të cilët bashkëpunonin me Kosta Peçancin. Në këto kushte torture dhe mjerimi po rritej. Ibër Qosi nga Braçaku i Peshterit. Nuk duhet harruar në këtë rast të ceket edhe “Reforma agrare” e cila goditi me të madhe fushën e Peshterit e që politika serbomadhe e aplikoj me dhunë dhe përdorim të jashtëzakonshëm të forcës. Dihet mirë që Kral Aleksandri dhe Nikolla Pashiqi pasanikëve kosovar ua ka mar tokat dhe aty i ka sjell mbi 60. 000 kolon serb nga Lika dhe Hercegovina si dhe malazez nga shkrepat e shkretëtirat e Malit të Zi, ndërsa shqiptarët kanë përjetuar një egzod drejt Turqis dhe vendeve tjera. Pushtuesit duke vërejtur së Iber Qosi kishte respekt dhe popullaritet në krahinën e Peshterit, në zgjedhjet e pranverës së 1937 ai emërohet deputet për krahinën e Sanxhakut dhe njëherit merr ne dorë komunën e Suhodolit ( Lugu i thatë shënim i A. Daci) post të cilin e mban me shumë përgjegjësi deri në fillimin e Luftës së Dytë botërore. Në garë për të fituar postin e kryetarit të komunës. Ibra kishte përkrahës mulla Rashidin nga Gjylekari. Kuvendi me shumicë votash zgjodhi Ibër Qosen kryetar komune. Në atë kohë kjo komunë bënte pjesë në Banovinën e Zetës pasi qe serbet herët kishin menduar se si ta ndanin popullin e Sanxhakut nënë administratën serbe e që kishte për qëllim asimilimin dhe shfarosjen e kësaj popullate autoktone shqiptare.
LUFTA E DYTË BOTRORE
Kapitullimi i Jugosllavisë dhe pushtimi i saj nga forcat naziste dhe ato fashiste shpejt e sjellin edhe pushtimin e Sanxhakut. Krahina e Sanxhakut në fillim të luftës së Dytë Botërore ka qenë e ndarë në disa zona okupuese. Ustashet në Sanxhak kanë qëndruar vetëm katër muaj dhe në gjithë territorin e Sanxhakut ka sunduar Gjermania dhe Italia. Vija e demarkacionit është tërhequr dhe kështu pjesën më të madhe të Sanxhakut e ka pushtuar Italia. Kështu nën qeverisjen italiane ishin Biello Polja, Plevla, Berana, dhe Andrievica dhe si zonë e interesit për italianet përfshiheshin edhe nënprefekturat e Prefekturës së Pejës siç ishin Plava, Gucia dhe Rozhaja. Në Zonen okupuese italiane dhe në kuadrin e Shqiperisë Natyrale hynë edhe Tutini, Sjenica dhe i tërë Peshteri. Në këtë rast rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe policia dhe njesit vullnetare shqiptare. Gjermanët kanë kontrolluar Pazarin e Ri me rrethin, rrethinë kjo që i ishte bashkuar atë kohë Mitrovicës dhe gjithë Kosovës. Në gjysmën e dytë të vitit 1941 në Prefekturat e nënprefekturat e shtetit shqiptar ishte formuar edhe policia shqiptare dhe njësitë vullnetare për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare të cilën e përmbante Italia. I tërë Sanxhaku pothuajse qeverisej nga shqiptaret e iatalianet pos Pazarit të Ri me rrethinë që kontrollohej nga gjermanet. Të gjitha njësitë vullnetare kishin për qëllim mbrojtjen e fshatrave dhe gjithë krahinës së Sanxhakut nga cilat do forca sllave varësisht bindjeve të tyre politike, qofshin ato çetnike apo partizane. Kështu vullnetari shqiptar i Sanxhakut gjatë kësaj kohe e kishte pushkën pa rryp pasi që ajo i duhej për çdo çast. Të gjitha këto njësi kanë pas karakter mbrojtës dhe kanë pas oficert dhe ushtaraket e vet komandues të emëruar nga vet pjesëtarët e tyre. Zakonisht zgjidheshin më trimat dhe ata me përvojën ushtarake të arritur në ushtritë pushtuese ose të edukuar ushtarakisht në shkollat ushtarake turke. Këtë fat e kanë pas edhe djemtë dhe baballarët trima të fushës së Peshterit siç ka qenë edhe Ibër Qosi i katundit Baraçak në komunën e Leskovës që ishte nën prefekturën e Tutinint. Njësitet vullnetare janë dalluar nga ato të formacioneve policore si nga ana organizative ashtu edhe nga ana e grupimit nacional. Kështu njësit vullnetare kanë qenë etnikisht të pastra shqiptare dhe kanë shërbyer kryesisht në fshatrat e veta, janë ushqyer në familjet e tyre dhe kanë mbajt armet kryesisht personale. Ndërkaq njësitë policore që ishin formuar nga okupuesi nënë moton për luftë anti komuniste ishin të përziera sa i përket strukturës nacionale dhe të uniformuara e të armatosura mirë dhe sherbenin me pagë. Njësit vullnetare janë formuar në gusht të vitit 1941 nga pushteti shqiptar dhe gëzonin autoritet në popullatën e asaj ane. Duhet potencuar se këto forca për tri vjet rresht nuk kanë lejuar që forcat çetnike të prira nga Drazha Mihajlloviq të bëjnë spastrime etnike dhe masakra në Fushën e Peshterit dhe ne Sanxhak. Ibër Qosi me të formuar këto njësi vullnetare ai u rreshtua në krye të tyre pasi që edhe i takonte për kah pozita që kishte si kryetar i komunës së Suhodolit. Pozita që kishte fituar me vullnetin e popullit të Sanxhakut atij i dha epitetin e komandantit të përgjithshëm të kësaj zone. Meqë njihej nga jo shqiptaret ai ishte i rrezikuar që të qëndronte në komunë si komandant. Ibra me një grup shokësh i vishet malit. Grupet e luftëtarëve që mbanin epitetin e Kapuç Bardheve. Plis Bardhet i kishin venë vetes detyrë që të mbronin nga forcat sllave në radhë të parë pragun e shtëpisë dhe krahinën e Sanxhakut si territor i shtetit shqiptar. Komandanti Ibër Qosi po vepronte me mençuri. Ai ishte figurë emblematike e qëndresës së shqiptareve dhe myslimaneve te Sanxhakut. Pasi qe nuk kishte besë te madhe me Italianet dhe Gjermanet e që thoshte se pushtues te mire nuk ka, Iber Qosi lëshon Sanxhakun dhe iu bashkëngjitet forcave djathtiste në Kosovë. Ai se bashku kishte marrë edhe familjën e vet në Kosove. Ishte strehuar tek familja e Halit dhe Arif Elshanit në katundin Saradran të Istogut. Meqenëse lëvizja kaçake e Podgurit ishte ne kulm Ibra me shokë u bashkohet këtyre njësive çlirimtare. Në këto përpjekje Ibra kishte bashkrenditur aktivitetin edhe me udheheqës tjerë nga Kosova. Kolonel Mehmet Bushi kryetar, më Gjemë Elshanin sekretar dhe Rexhep Podrimen këshilltar kishin kontaktua me të gjitha grupet në krye më Mulla Zekë Berdynen dhe Adem Arif Elshanin, në anën tjetër më Dema Ali Pozharin, Ramë Binakun, Adem Ramen-Mataj qe vepronin në mbrojtjen e Pazarit më 1942, me vullnetar dhe policin qe kishte formua okupuesi iatalo-gjerman për të kordinue luftën për ruajtjën e trojeve shqiptare. Të dhënat burimore flasin qartë se forcat serbo-malazeze çetnike të përkrahura me logjistikë dhe me armë nga ushtria italiane, shkatërruan për tokë 82 fshatra në Krahinën e Bihorit në Sanxhak, më 5 – 6 janar të vitit 1943. Këto forca çetnike serbo-malazeze i ka udhëhequr krimineli i njohur Pavle Gjurishiq. Gjatë luftës se dytë Botërore është bërë gjenocid ndaj shqiptareve apo boshnjak në krahinën e Bihorit ku janë vrarë e masakruar 4628 veta : Prej tyre kishin vrarë 590 burra, 185 të therur, 119 të grirë; gra – 340 të vrara, 285 të thera, 266 të grira; fëmijë – 701 të therur, 705 të djegur, 447 të grirë. Të plagosur: burra: 359, gra 275. Diku rreth 250 gra të reja e vajza janë depërtuar në kampet çetniko-drazhiste për t’u dhunuar seksulaisht nga ushtarët barbar serbo-malazez.
Masakra e Bihorit në Natën e Bozhiqeve 1943
Asnjë nuk shpëtoi nga thika për të dëshmuar krimin shtazarak. Ua humbën edhe varret. Pesmdhjet mijë janë detyrue të leshojne vatrat e veta. Egzodë pas ekzodi! Të shtojmë edhe këtë fakt: « Bihori i Sanxhakut ishte lënë zonë e demarkacionit midis zonës së interesit gjerman (Serbisë së regjimit të Nediqit), zonës italiane (Mbretërisë së Malit të Zi) dhe “Shqipërisë së Madhe” nën kurorën mbretërore të Italisë ». Ismet Azizi, Bota sot, o1. 02. 2015.
PUSHTIMI I TUTINIT DHE “AMNESTIA” PËR SHQIPTARËT! IBËR QOSJA (1904-1946)
Pasi që forcat aleate kishin depërtuar thellë ne Sanxhak, Italia ishte tërhequr dhe forcat vullnetare ishin dobësuar dhe larguar ne drejtime te ndryshme, në Tutin hyjnë forcat partizane. Vendosin administratën me dhunë dhe fillojnë përndjekjet ndaj forcave vullnetare dhe policisë shqiptare të asaj kohe. Me qenëse shqiptarët nuk iu bashkëngjiten komunisteve dhe i çmonin si okupator, shumica e tyre dolen kaçak dhe ikën për Kosovë e Shqipëri, atje ku mendohej së qëndresa ishte me e madhe. Pushteti i ri partizan duke mos gëzuar autoritet në popullsinë e Sanxhakut, në Tutinë për kryetar komune kishin emërtojnë romin Selim Habiboviq. Habiboviqi vjen në kryesin e komunës pas Avdyl Qosit, që ishte një kushëri i Ibrës e të cilin e kishin emërtuar pushteti i atëhershëm serb pasiqë Ibra ishte larguar përfundimisht nga Tutini e Suhodoli.
Vet Haso Qoroviqi ka deklaruar së Ibrën forcat partizane dhe UDB-ja serbe e po e kërkonte gjithandej Fushës së Peshterit. Gjatë kësaj kohe bashkëluftëtarët e Ibrës po strehoheshin gjithandej maleve te Bishevës e Rozhajës. Pasiqe komunistet e siguruan pushtetin për kryetar të komunës së Tutinit në pranverën e vitit 1946 vjen punëtori i UDB-së Radomir Mirkoviq kurse në krye të UDB-së emrtohet gjakpirësi Momo Bojoviq. Në gushtin e vitit 1946 dhëndri i Ibros, Rusho Hoxhiq nga Naboji ka kontaktuar Ibrën dhe e ka siguruar atë që të vinte dhe të dorëzohej në “besë” tek partizanet komunist pasiqë ata(Titua) kishte shpallur “ amnisti “ për të gjithë kundershtaret politik të asaj ane. Ibër Qosi i bindet dhenderrit dhe vendos të kthehet në Vendlindje. Vet Haso Qoroviqi ka deklaruar se Ibren e kishte takuar në ndertesën e komunës në Suhodol dhe pastaj në Tutin. Posa e kam parë Ibër Qosin në një zyre te komunës i kam thënë se kishte ardhë herët duke e bërë me dije së amnistia nuk do të vlente për të dhe për shokët e tij. Momo Bojoviqi kryeudbashi i Tutinës urdhëron punëtorët e UDB-së që ta lidhin Ibrën i cili kishte ardhur në “besen e partisë komuniste “ aty. Qoroviq thotë se kurr ma se ka parë Ibren. Atë e marrin dhe e burgosin në Tutin. Mëqënëse Ibrër Qosi u pre ne besë, jo nga dhenderri por nga pushtei i atëhershëm antishqiptarë ai vendos që për pikë dite te thej derën e burgut dhe të ik. Sipas dëshmitarëve të asaj kohe dhe sipas deklaratës se Haso Qoroviqit, zyrtar në komunën e atëhershme të Tutinës, Ibra kapet ne ikje e sipër nga një spiun i asaj kohe pak pa arritur në malet e Tutinës. Tutiq Vehbo ishte fatal për Ibrën. Ai e zuri dhe partizanet e kapen. E kthyen në burg Ibron dhe të nesërmen u dëgjua lajmi së Iber Qosi kishte vdekur. Kështu i shpallnin komunistet të vdekur armiqt e tyre politik pasiqe natën i kishin pushkatuar dhe groposur diku në malet e Tutinës. Ai u pushkatua pa gjyq si shumica e kundërshtrve të komunizmit të asaj kohe. Vrasja e tij ishte humbje e madhe për Sanxhakun dhe shqiptarët e atjeshëm.
Mehmët Nazif Bushi, djalë i Nezirit dhe i Minës, oficer, i lindur në fshatin Dukagjin, rrethi i Burelit-Shqipëri, ka jetuar në Tetovë, mosha 33 vjeç, shqiptar, shtetas i Shqipërisë, më herët nuk ka qenë i dënuar. Të tre janë dënuar nga ana e Gjyqit popullor të qarkut Shkup, me vendim V. P. Nr. 8/47 nga 7 shkurti i vitit 1947 me dënim me VDEKJE pushkatim, humbje të përhershme e të drejtave qytetare e politike, për vepër penale kundër popullit e shtetit, për shkak se kanë qenë organizator dhe anëtarë të organizatës antipopullore “Nacional Demokratike Shqiptare” dhe kanë punuar për rrënimin e rregullimit ekzistues të RFPJ. Vendimi i gjyqit të qarkut është vërtetuar nga ana e Gjyqit Suprem të RP të Maqedonisë me vendimin V. A. Nr. 49/47 dhe lutjet për amnisti janë hedhë poshtë nga ana e Kuvendit popullor të RFPJ me vendim Nr. 925 nga 7 marsi – 1947, me çka vendimi u shpall i plotfuqishëm. Në pajtim me shkronjën “I” nga rregullorja e përkohshme për ekzekutimin e dënimeve, komisioni në përbërje: Reiz Shaqiri –kryeshef i DPB-së si përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Brendshme të RP të Maqedonisë, shoku Jovan Dukovski –ndihmës prokurori, si përfaqësues i Prokurorisë Publike për RP të Maqedonisë dhe shoku Gjorgji Gavrillski ndihmës ministër, si përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësi Popullore të RP të Maqedonisë, në prani të proçesverbalistit, shokut Ratko Panovski, me datën 19. V. 1947 u takua në drejtorinë e burgut-Shkup. Komisioni pasi konstatoi se të dënuarit me vdekje AZEM MARANA, HYSNI RUDI dhe MEHMET BUSHI janë njoftuar për ekzekutimin e dënimit me vdekje, se janë njoftuar familjet e tyre dhe se gjithçka ka shkuar sipas procedurës ligjore, urdhëroi që të dënuarit me vdekje të dërgohen në vend të caktuar për pushkatim. Pas kësaj, të dënuarit menjëherë qenë dërguar dhe shoku prokurori publik të gjithë të dënuarve ua dha fjalën përfundimtare, pasi të gjithë u shprehën u shkua në realizimin e dënimit me vdekje pushkatim ndaj të treve. Pas 15 minutave nga pushkatimi, mjeku konstatoi se personat kanë vdekur, komisioni urdhëroi që përsonat të varrosën në vendin e caktuar. E gjithë kjo mbaroi në ora 23 në datën 19. V. të vitit 1947. Proqes verbali i hartuar në katër ekzemplarë me datën 19. V. 1947.
-Para terheqejës se italjanve, i kishin thanë kryeplakut Gjeme Halit Elshanit se: ”. . . por terë shtetet për rreth i kan orjentue pishtolet kah Kosova fatëkeqsisht Serbia dhe Jug. kanë mbet ma te forta , si me aleat tradicional, si me forcë ushtarake”. Pra filloi riokupimi nga komunizmi sllav. Filluën njekjet dhe vrasjet nga ana e partizaneve shqiptaro-serb. Kështu Gjemën e shkarkuen nga kryeplaku dhe ne vend te tij emruen një kusheri, një analfabet qe nuk dinte shkrim as lexim nga Llugat e Poshtme përkatesisht Ramë Ali Demaj nga Saradrani në komunën e Dobrushës.
Gjemen e murrën ne burg ne ish Istog (tash Burimi). Zeqir Dema i Berishve, past ndjesë organizon fshatin dhe shkojnë ne Istog dhe e nxjerrin nga burgu duke garantue për te. Shfryetzoj rastin t’i shprehi ngushllime familjes se tij, sepse nuk kam qenë aso kohe në Kosovë, kur ka vdekë Zeqiri, past ndjesë. Ai ka qenë i dashur dhe i drejt, nuk ka berë dallime fisnore qe kanë qenë karakteristikë jo e mire nder mardhanjet shqiptare-shqiptare. Per ketë burrë kam ndegjue fjalë te mira edhe gjetiu. Ne Rozhaj, Grahovë, Dacaj gjerë ne Podgoricë. Rasti tjetër i burgosjës se tij ka qenë ne Pejë ne kullen e Pashes, i njohur për represaljet dhe eleminimin e shqiptareve beng e beng. Po si kulla e Popit n’Istog. Xhemë Haliti dhe prof. Rexhep Podrimja kanë qenë sekretar të prefekti Mehmet Bushi. Pra sipas deshmis se Ahmet Berdynes, del dhe vertetohën këto gjera edhe nga Xhemë Halit Elshani, Ramë Shaban Elshani , Niman Podrima, etj.
-Daja Gjemë ka qenë në burg në Kullën e Sheremetit në Pejë më mixhen tim Brahim Berdynaj. Shpesh kam shkue në Staradran dhe e kam vet sa ka qenë gjallë për mixhën qe nuk i dihet hala fati i tij. N’at burg te improvizuar kanë defilue shumë burra shqiptar, shumë prej tyre kanë humbë e janë pushkatue pa gjyq e pa gjurmë. Ai aso kohe, past ndjesë na tregonte se si për çdo netë i mershin nga burgu dhe ne e dijshim se po i likuidojnë. Keshtu një natë i erdhi rendi edhe Brahimit. I than mos i merr teshat se po shkon ne zyre nalt !? Ai e kuptoi dhe filloi te bertas dhe t’i shajë. E kanë marrë vet te tretin. Më vonë janë ndegjue krismat e pushkëve. Keshtu përfundonin, keshtu ishte vetem për shqiptar nga ai pushteti “popullor” i komunistave, i ashtuqujturi vllëzerim bashkim. Kishte disa zera premtues se te nesermën kanë ik tre te burgosur nga treni ne një stacion afer Pejes, kur ka fillue treni m’u ndal ne stacionin e “Lutogllavës”, dikush ështe vrar e dikush ka ikur dhe ka përfundue në burgun e Tiranës, pas një kohe gjoja Brigada e Tretë e Shqiperis ia kanë dorzur Oznes në Kosovë, në burg në Kullën e Pashes. Krejt keto fjalë qe nuk u vertetuen asnjëherë-kurr !? Koha kalonte, nuk kishte kurrfarë sheje as njohtimi për fatin e tyre ! Brahimi e ka pasë të fejuar Kadën.
-Te fejurën e tij u desht pas tri vjetve me kthye pa deshirën time për mue thekson më tutje Ahmeti, sipas traditës, konformë një ligji te pa shkruar ! Pas luftes se UÇK-es, përkatesisht pas ardhjes se KFOR-it italjan ne Pejë, një epror e ka pyet një përkthyese se ku ndodhet fshati Radavc. Ne nderkohë vajza e
`Muhamet Berdynës ka konkurue dhe është pranue si perkthyese. Ne njoftimin e biografisë se saj, “sivin” e ka parë oficiri: (Vinqezo, Berbati, Berdomi) nga është konkuruesja. Sipas informatave të para, pas njohtimit tim, shkova në qendren e tyre në Pejë dhe e thirra për një takim, por më thanë se është i zanun ? Pas një jave shkova pëseri dhe nuk u takova gjaja se e paska krye mandatin dhe qenka kthye për Itali !?. Tash jam njoftue dhe jam ne kontaket me një përkthyese italiane qe ka jetue ne Pejë se ai përseri do vjenë edhe për një mandat te ri. Ne prezencën time, në banesën e vet në Nevë Jork Ahmeti foli me përkthyesen e cila i tha se hala nuk ka ardhë dhe po sa te vijë do e njofton !? Kështu pra lindi një dritë shprese pas 50 vjeteve pritje e ankthi !? . Thuhet se ka qenë vet i dyeti n’ oborr tonin dhe ka shenue diçka, por ne për shkak te gjuhës nuk dinim se çka ka dhe për çfarë ka ardhë !? Ka zera se pasi është n’uniformë nuk guxon m’u paraqitë lidhur me identitetin e tij. Me ketë interesim(ka gjasë të këtë qenë i biri i Brahimit), se paku mendohët se është i biri i Brahim Berdynës, me emër siç u tha më lartë !? Kjo dëshmohet nga përshkrimi i fizionomisë, pamja dhe njohja e pjeserishme e gjuhës shqipe. Kęto burime kanë rrjedhë nga përkthyesja Luiza me orgjinë italiane, e cila ka jetue në Pejë me një serb. Djali i Brahim Berdynës, oficeri italjan nuk ka pranue të identifikohët si antar i familjes e as dy vajzat e tij. Luiza nepërmes telefonit i tha Ahmetit se oficiri do marrë edhe një mandat, por gjerë tani nuk ka kurrfar konfirmimi. Ndoshta tash fjalët e para 50 vjetëve: se dikush nga te burgosurit at natë ka ik nga treni, se dikush na qenka vra, po bëhen ndoshta realitet !? Rrenet e pushtetit ç’atëhershëm se janë likuidua do dalin boshe !? Tash Ahmeti 74 vjeqar rrinë me shpresë se axha i tij Brahimi paska pas arrijtë të ik, paska krijue familje n’Itali, paska një djal dhe dy vajza. Te shpresojmë për një te vertet qe premton shumë, si në andrra apo si ne filma fantastik !? Historija e popullit tim është plot te pa pritura, te shpresojmë se edhe ushtari i mbretit Haziri ka mbijetue dhe ka krijue familje diku n’Anadoll. Por për ketë dhe keto ngjarje nga e kaluara lajnë te shpresohet se edhe i madhi politolog dhe atdhetari mr. Ukshin Hoti është i gjallë !? Kjo ka te bëjë me një armik shekullor, me Serbin, ndaj Italis dhe Turqis ku kanë ndodhë këto gjera. Kështu ndodhi edhe gjatë kësaj lufte. Ne Gostivar ku isha Unë, dr. Halit Gashi me lajmëronte se po rezistohet me te madhe dhe po kanë sukses Staradrani, tash Dasami. Halitit i kishin mbet familja dhe ishte ne kontakte nëpërmes shoqatës se mjekve pa kufi. Doli e kunderta ! Ne te vertët pas masakrës makabre flitej se i kanë marrë dhe i kanë que ne Serbi. Gazetari Gjoci nepërmes TV-es, lajmronte se i kanë que ne Rakosh, disa avoketen lajmrojshin për Hasnin se është i gjallë ne një burg te Serbis, gjoja i kanë que duhan, porosi etj, Krejt keto ishin kamufllazh dhe një fare zbutje e përkoheshme e dhëmbjeve. Te kota ishin keto premtime sepse u gjetën në një varrezë masive ne Stardran. Ne te vertët Hasani ishte i prerë copa copa me sharrë dhe më mjete tjera te ftofta. Pas varrimit ju ka gjetë një kembë e cila është identifikue ne bazë te rrypit, farmerkës , bllokut telefonik dhe këbes se gjatë, ndaj naltesis se trupit, ka qenë si basketbollist, dy metra i gjatë, past ndjesë. Heronjet vdesin pa of as if duke bertit “Kosova Republikë”gjerë ne vdekje makabre, si Xhordano Bruno ne turrë te drujve, pa u pendue per as një qast. U doxh, u masakruen per ideal, per mbvetesin e Kosoves, për ribashkim kombetar. Por le t’i kthehemi Gjemë Halitit si njeri i vetem i shkolluer, pas shkarkimit si kryetar, mbet ne komunë si nëpunës. Soldadeska e terhoq për t’u berë-hap shkollën e parë në Staradran. Sipas një deshmije të Adem Llukes, kur është mbarue shkolla dy klasëshe, Sylë Istrefi-Rugova insistonte te orientohet shkolla ka kibla. Këtë shkollë prej dy klasesh e udhheqke Gjema. Pas një muaj për mësues erdhi edhe Filip Krasniqi. Nxënësit evokojnë edhe sot e kesaj dite kujtimet për mësuesin e vet Filipin dhe Gjemen. Po përmendim disa prej tyre: Hasan Berisha, Hasan Uka, Hysen Berisha, Arif Berisha, Smajl Rexhepi, Sylë Ahmeti, Binak Azemi, Idriz Syla, Niman Shoshi, Arif Shoshi, . . . ) etj. Ai kishte marr mirnjohje nga ministria e Arsimit te Serbisë n$at kohë nga Beograd. Pas nji vjet pune Gjemën e çkarkuen me dekret prej mësuesi nga Qeveria “popullore” e atëhershme e Beogradit përkatesisht nga Komuna e Istogut të nënëshkruar nga i besueshmi Avdyrrahim Gashi. Me motivacion se :
- Rrjedhë prej një familjeje rrakcionare, qe kanë bashkpunue me okupatorin dhe me Shqiperi gjatë kohës se invadimit italiano-gjermann në cilsin e kryeplakut të fshatit,
- Nuk ju ka përgjigj: LKJ, thirrjeve për aksione “vullnetare” duke e dergue vllaun e vet Sylën në vend të vet,
- E ka sabotua kolektivizimin në fshat, i cili kishte pësua fijasko. Pas ketyre shkarkimeve, njekjeve formon manefakturen e pare te zdruktaris ne Radavc në krye me Gjemajl Fejzen. Kjo punëtori punoj nji kohë te gjatë gjersa u forcue pushteti për t’a mbyell se gjoja po e rrezikon sistemin socialist- pushtetin ”poopullor”. E kan injorue kolektivizuin !?. Ky dekret është botuar në fillim, faqe 38. fig. 21 Gjema ishte kryetar i komisjonit për shqiptarizimin emërtimeve të mbiemrave shqiptar, përkatesisht hjekjën e ”iqave” dhe “viqave” të emrave shqiptar të sllavizuar me këto prapashtesa të njohura raciste. Ketë emisjon e kreu në kohë rekorde për 6 muaj (1946). Emrat shqip te sllavizuar më prapashtesat “iq”, si bie fjala: Elshanoviq, ne vend Elshani, Berishoviq, ne vend Berishaj, Osmanoviq, ne vend Osmanaj, Llukoviq, në vend Llukaj, Feroviq në vend Feraj etj. Pra nuk kishte ma “iqa e viqa”. Ai ishte i pari në Kosovë qe i shqiptarizoi emrat ? Edhe pas ketyre përipetive, ndalimit te punës edukativo-mësimore dhe si nëpunës u detyrue të mërrët edhe më: Gjema e mbaroj mullrin dhe punoj një kohë edhe si mjeshtër ne puntorin e tij. Ai ka qenë mjeshter shumë preciz, më shumë për nevoja vetanake dhe ndonjë porosi speciale nga te afermit dhe miqet. . Për ketë do e botojmë njië apo dy punime me vlerë artistike. Edhe pas ketyre përipetive at, ndjest past nuk e lan rahat. Para dhe pas akcionit te armeve me 1956.
Retë e zeza kurr nuk u hoqën nga qielli i Kosovës Martire. Roberia shekullore shqiptarinë nuk e gjujzuën as një herë. Rrezistenca nuk u shue për as një çast. Ky aksion ishte i pa presedencë në analët e historisë së kombeve të roberuara ! Qysh si fëmijë që nga aksioni i UDB-së më 1956-tën për tubimin e armëve në Kosovë aksion ky i shifruar me shifrën “Yrfia”, torturimi i njerëzve për të treguar armën , dyndja e shqiptarëve për Turqi, maltretimet përmanente i babës dhe i xhaxhallarëve të mijë, fshatarëve si dhe i popullit shqiptarë nga UDB-ja famëkeqe më kanë lënë një mbresë të pa haruarr si fëmijë, por ajo e vitit 1999 si burr ishte kulmi i gjenocidit dhe i shfarosjës në masë të shqiptarëve. Duke qenë akter i gjallë i këtyre ngjarjeve makabre, e ndi vehtën të privilegjuar qe të shkruaj sa do pak në përjetimin e pa harruar, për gjakun e derdhur brez pas brezi. Lidhur më këtë shkepusim disa mëndime nga ata që janë hala gjallë:
-Nga Saradrani na kan thirr në Gurakoc: Nga Elshanët: Gjemë Elshanin, nga Mavrajt: Elez Mavraj, Daut Ibish Mavraj, Isuf Zeka Mavraj, Xhemë Mavraj, Zeqir, Haziri Mavraj, Arifi, (Met Haziri e Zeqiri) etj. Komandir i stacionit të Gurakocit ishte Mira i Kpuzit, ka dit shqip, zavens komandiri Mitiqi. Bajram Gllogovci me Stanisllavin, me 1956 kanë berë presion dhe kanë përdor dhunë për zbulimin e armëve, këto thirrje kanë qenë të shpeshta. Osman Mavraj ja çoj pushkën në vënd të Isufit! Mira na lëshojë dy vetave si te rijnjë. Dautin dhe Elezin. Hazir Arifi nuk ka mujt derën me qjetë dhe me qel nga torturatl. Prej se ka ardhë partia gjithmonë ka pasë në burg sidomos nga shatroviqët! Këtë e pohon Daut Ibishi si pjesëmarrës okular i asaj kohe, por jo vtëm ky. Populli është arrhivë ka thënë mbreti Ilirëve Pirro. Sipas Xhemë Elshani, past ndjesë;
-Para çdo vizite nga udhëheqës të naltë qe vinin në vizitë në kosovë, at me Ramen e burgosëshin ne burgun e njohur te Gurakocit. Me një rast, e leshojnë shumë vonë Gjemën. At për fat e heton Xhemë Shabi duke shkue për Pejë me mercedesin e tij karakteristik me dru. I vetmi Mercedes aso fare dhe aso kohe. E ndal dhe e merrë dhe e ofron gjerë te udha e Perkallës. Policia nuk vonojnë e i lehën përmbas tue sha dhe thanë si ka mujt kaq shpejt me ecën !? Gjema kthehët n’udhën për Perkallë dhe mshefët-skajohët në mal. Natë, terr me do bateria nuk e diktuën dhe kesisojt shpeton !? Keso kurthash për eliminim sherbimi i atëhershëm ka organizue shumë herë. Siq ndodhi ne Dobrush pas një kohe dhe atentatoret nuk zbuloheshin, e shqiptarët fajsoheshin dhe maltertoheshin. Gjema pjesën e fundit të jetës e ka kalue ne Prishtinë, te djali. Vdiq ne Prishtinë me 1982. La pas veti tre djem e kater vajza. Pastaj Isuf Sylë Elshani, ish mësues në Rakosh, u largue nga detyra moralo-politikisht i pa përshtatshëm i cili u detyrue të gjente përkrahje në Shqiperi, por edhe atje nuk ju lejue të ushtronte deryrën e mësuesit qe e deshti aq shumë. Nuk ju lejue te vazhdon shkollimin. Shtat vjetët e para në Shqiperi i ka kalue në kamp. E orjentuen ne ndertimtari deri në pension. Isufi për 40 vjet nuk pati kontaket me prinder dhe farefisin. Delegacioni shkollës se Saradranit, përkatesisht Zojë Malsorja dhe Smajl Elshani janë takue të parët më të në Fier!Pastaj e ka vizitue edhe nëa Tusha. Gjatë luftës Isufi priti ne Fier dhe përcjelli të deportuarit shqiptar te ndjekur nga satrapi Millosheviq !? U kthye ne vend lindje pas 50 vjetesh falë luftes çlirimtare. Morri leternjoftimin dhe penzionin nga Kosova. Tani keto dit kur po i shkruaj këta rreshta, më 2004 vdiq në vendlindjen e dashur në Saradran, duke ju rrealizue andrra e përhershme për kthim, prerja e trupit te tij afer babajt, nënës dhe farefisit te ve ishte mrekullia e çlirimitt. La pas veti djal e qikë qe jetojnë në Fier. Më vonë Selimi, Smajli, Haliti u detyruan një kohë të gjatë të punojnë në Miratovc afër Preshevës, Prekaz dhe Kijevë. Gjithnjë nën ‘’përkujdesjen”e bashkëpunëtorëve të UDB-së, shërbimi famëë sekret jugosllav. Ai fillimisht punoj si arsimtar ne Trepezë te Drenices. Kjo shkollë e ka ftue ne manefestime e pervjetor, diq më tepër do të mësojmë nga Liberi”Emrat qe nuk harrohën”, Tahir Berisha, I. Kështu Selim Halt Elshani pas një periudhe të sukseshem si drejtor shkolle në “Hysni Zajmi” të Vrellës syspendohët për 7 vjet, pasi e kthen gjyqi, komunistet shqiptar nuk e kthejnë, ankohet në të gjitha instancat, deri tek Tito, ai po ashtu e kthen në punë në të njatin vend, por Sylë Magjarri, sekletar i Komitetrit Komunal te komunës nuk lejon të kthehet në Vrellë, por si alternativë e kthejnë në Banjë. Pra kjo nga shqiptarët ka qenë e rendë, sepse prej shkive nuk kemi prit më mire!?