Boshnjakët kanë lidhje historike me shqiptarët e Kosovës, sepse kemi qenë, si të thuash, të dërguar apo orientuar njëri te tjetri. Në shumë raste kur kemi qenë të rrezikuar nga çetnikët, shqiptarët gjithmonë na kanë dalë në ndihmë. Kurrë nuk i kemi harruar Shaban Polluzhën dhe luftëtarët e tij nga Drenica, të cilët erdhën këtu dhe na ndihmuan të mbrohemi, thuhet në intervistën për “Epoka e Re” (13 Dec, 2013).
Ndërsa sa i përket prijësit ushtarak dhe politik të Sanxhakut, Aqif Efendi Blytën, Zukorliq thotë: “Tash nuk po e di a është Haqif Efendija më shumë i juaji apo i yni. Për Efendi Blytën nuk them se na ka ndihmuar, sepse ai ka qenë këtu. Pastaj edhe organizimi politik i boshnjakëve ka qenë i artikuluar nga Organizata Politike Xhemijet në krye me Ferat Dragën, e cila ka mbrojtur interesat e shqiptarëve. Kështu që, historikisht takohemi në shumë pika. Në fund të fundit jemi myslimanë sepse boshnjakët 100 % janë myslimanë, ndërsa shqiptarë në shumicë shumë të madhe. Jemi dy popujt e vetëm autoktonë myslimanë në Evropë, edhe pse ky fakt nuk është mjaft i afirmuar.
Kohët e fundit insistoj që shqiptarët dhe boshnjakët të jenë artikuluesit kryesorë të çështjeve myslimane në Evropë. Është i vërtetë fakti se kemi barriera gjuhësore dhe politike, sidomos gjatë luftës së shqiptarëve për pavarësi nga Serbia, e cila në një mënyrë vendosi një mur mes Kosovës dhe Sanxhakut, për të cilin jam i bindur se do të jetë një mur i përkohshëm. Besoj se me normalizimin e marrëdhënieve dhe me stabilizimin e situatës në Kosovë ai mur gradualisht do të rrënohet dhe do të fillojë bashkëpunimi. Duhet të jemi të qartë se asnjë bashkëpunim nuk duhet artificialisht të sforcohet, por duhet lënë ta ketë rrjedhën e vet të natyrshme, sepse shqiptarët gjatë aktivitetit të tyre politik kanë ardhur në përfundim se feja mund të jetë një ngarkesë për ata në raport me përkrahjen politike nga bashkësia ndërkombëtare, nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Respektojmë qëndrimin e shqiptarëve
Ne e respektojmë këtë qëndrimet te juaja, sepse është qëndrim i juaji, strategji e juaj dhe vendim i juaji. Mendoj se një veprim taktik mos të bëhet një raport strategjik, sepse do të ishte diçka humbëse. Islami është një religjion i cili nuk mund të shtypet. Sa më shumë që ta shtypësh ai më shumë shpërthen dhe prodhon efekte më të mëdha. Andaj aspektin fetar nuk duhet vështruar si pengesë, sepse ai është realitet, ndërsa unë e kuptoj si përparësi. Aspekti shpirtëror është në themel të çdo kulture dhe ne mund ta trajtojmë në faza të ndryshme historike me lehtësira të ndryshme, por kultura nuk mund të definohet pa religjion. Si, për shembull, kemi shoqëritë sekulare, por nëse gërmojmë vetëm pak përfundi gjithçka është fetare. Prandaj, nuk ka asnjë dilemë për ne boshnjakët dhe ju shqiptarët që ndryshe ta kuptojmë dhe të jemi naivë sikurse gjatë komunizmit, sepse vetëm ne e pranuam me sinqeritet, ndërsa të tjerët me dredhi dhe për përfitime.
Të aktivizohet shoqata Kosovë-Sanxhak?
Sa iu përket këtyre tregimeve bashkëkohore për sekularizmin që, në fakt, nuk paraqet asnjë problem, sepse tani më është një realitet, por mendoj se mos ta duam atë që nuk e meriton sepse kjo dashuri thjesht prodhon frustrim dhe vuajtje. Duhet të duam gjithçka me masë. Kjo do të ishte një porosi për vëllezërit shqiptarë. Në këtë drejtim, mendoj se duhet rritur bashkëpunimin mes boshnjakëve dhe shqiptarëve në përgjithësi jo vetëm në relacionin Kosovë – Sanxhak, por shumë më gjerë në relacionin e dy korpuseve. Më lejoni t’jua tregoj një rast. Kur isha student isha bashkënismëtar i një grupi, i cili u mblodh në Prishtinë dhe u takuam vetëm një herë, sepse shpërtheu lufta në Bosnje, pastaj gjërat u komplikuan. U takuam në Institutin Albanologjik në vitin 1992 dhe formuam një shoqatë Kosovë – Sanxhak, e cila nuk u realizua për shkak të këtyre problemeve, por ishte një numër i konsiderueshëm i intelektualëve eminentë, duke filluar nga i ndjeri Hasan Mekuli, pastaj Anton Çeta dhe shumë të tjerë. Në atë takim u fol kjo që po e them tash si një bazë e bashkëpunimit. Mendoj se këto nisma duhen riaktualizuar, të kërkojmë rrugë të përbashkëta sepse personalisht jam i bindur se kemi shumë më tepër pika që na bashkojnë sesa ato ku kemi dallime, shton në mes tjerash Myftiu Zukorliq në një intervistë të gjatë për “Epoka e Re”.