Si fëmijë por edhe kur u rrita dhe fillova të kuptoja më shumë, më ka rastisë që në «odat e burrave» të Kabashve ne Gurrakoc, të ndëgjoja rrëfime të ndryshme, ndër të cilat edhe rrëfimet për betejat për mbrojtjen e Masbjeshkes së Sanxhakut, në të cilat përpos shume trimave të Dukagjinit e Kosovës, kan marrë pjesë edhe shumë burra të Kabashve të Gurrakocit, Tomocit etj. Axha Selman Kabashi gjithmonë rrëfente me krenari të madhe për pjesëmarrjen e tij në mbrojtjen e Pazarit te Ri,Sanxhakut.
Nga Naim Fetahaj Kabashi
Pas kapitullimit te Mbreterise Jugosllave kah mesi i vitit 1941,Qetnikët me serb me mjekrra të gjata ,të ardhur nga Kraleva,Rashka,Malet e Kopaonikut dhe Luginat e Lumit Iber,iu vërsulën Pazarit të Ri,dhe mbarë Sanxhakut , për ta shkatërruar, për të vra dhe pre cka të gjenin të gjallë në atë krahinë të skajshme shqiptare. Haqif Blyta , i zgjedhur nga vendasit , i mobilizoj dhe armatosi banoret e asaj ane për tu mbrojtur nga qetnikët. Haqifi në atë kohë e kish pas dergu një delegacion në Kosove,per tu takuar me Xhafer Deven,Pajazit Boletinin,Adem Vocën dhe komandantin Shaban Polluzha,ku dhe kërkon ndihmë që tu dilet në ndihmë banorëve shqiptare të Masbjeshkës, (Sanxhakut), në luftë kundër qetnikëve. Posa u dha kushtrimi për ti ndihmuar vëllezërit dhe motrat me fëmije e cdo gjë të gjallë në Sanxhak,menjherë ftesës iu përgjigjën 3200 vullnetar , ndër të cilët edhe Selman H.Kabashi, i cili nga betejat për mbrojtjen e Masbjeshkes së Sanxhakut, gjithë jetën derisa vdiq i ka mbarur në trup plumbat si «dhurate» e pushtuesve që kishin dashur por fati e kishte shpetuar te mos ia merrnin jetën. Selmon Kabashi ka qenë një burrë i hijshem, i gjatë, qobardhak sic i quajnë në Dukagjin njerëzit me lekurë të bardhe, të theksuar. «Selman Qafshtremti», e kan quajtur. Këtë nofkë jodashamirëse e ka bartur gjithë jetën derisa vdiq, për shkak që qafa e tij rrinte ia kthente kokën anash, si pasojë e plumbit që e kishte në qafë.
Axha Selmon ishte ne moshen 22 vjecare kur iu bashkohet djemve më të mirë të kombit , ajkës së atdhetarëve per ta mbrojtur Pazarin e Ri e Sanxhakun në përgjithësi . Axha Selmon shpesh na tregonte që pasi kishin mbërri në Sanxhak,kishin vërejtur masakra të mëdhaja në disa fshatra përreth Pazarit të Ri, fshatra ku qetniket kishin mund të depërtojnë . Shkuam në një fshat , rrëfente axha sa ishte gjallë, dhe kur e qelëm derën e xhamisë,na mbuloj gjaku si përrua?! Xhamia ishte përplot me pleq ,gra dhe fëmijë ,të gjithë të masakruar në mënyrën më barbare nga qetnikët. a Selmon H. Kabashi tregonte se cdo ushtar qetnik i vrarë apo i zanun rob , në torbat e tyre kishin gozhda (baskija ) të mëdhaja , që i kishin marrë për ti gozhduar të gjithë ata që do ti zinin të gjalle. Lufta në Pazarin e ri zgjati plot 65 dite,prej 2 Tetorit të vitit 1941 e deri me 7 dhjetor të vitit 1941. Në një betejë të madhe ,axha Selmon ishte plagosë rëndë nga 2 plumba qetnik dhe i plagosur kthehet ne Kosovë,në vendlindjen e tij në Gurrakoc. Bashk me axhën Selmon , kthehen të gjallë edhe 12 burra të Kabashit të Gurrakocit, që së bashku kishin shkuar për ta mbrojtë Pazarin e Ri. Disa prej tyre vdiqen nga turturat që pasuan nga OZNA famëkeqe ndërsa Axha Selmon tregonte se si pas pak viteve ,po ata qetnik që ne kishim luftuar kundër tyre ne Sanxhak,erdhën në Kosove ,por tani të veshur si Partizan dhe filluan ndjekjet, likvidimet…
Axha Selmon ,ndërkaq , me ata dy plumba në trupin e tij;njërin në qafë e tjetrin në fund të kurrizit,punoj dhe jetoj deri me 06. 06. 2006 , kur vdiq në vendlindjen e tij në Gurrakoc të Istogut,duke i marrë në varr ata plumba nga koha kur i doli zot Pazarit të Ri (Novi Pazarit) e Sanxhakut në përgjithësi. Plumba që e gjakosen dhe ia bënë jetën tepër të mundimshme, e që i mori me vete ne varr,si plumba të larë me gjak. Përkundër vuajtjeve të mëdha, Selman H. Kabashi, gjithmonë ka qenë krenar që sadopak kontribuoi në mbrojtjen e Shqiptarëve të Masbjeshkës së Sanxhakut.
/revistadrini/