Semir Hadzibulic
Mesfushori 32 vjeçar i lindur në Novi Pazar me nënshtetësi boshnjake karrierën e ka nisur te skuadra e vendlindjes Novi Pazar, ndërkohë më pas karriera e tij është histori në vete.
32-vjeçari te Gjilani u transferua në janar të këtij viti si përforcim i madh. Ai deri më tani nuk ka mundur të japë kontributin e tij ashtu qysh ka dashur, për shkak të një lëndimi që ka pësuar gjatë fazës përgatitore.
Deri më tash Haxhibulliq ka vetëm katër paraqitje te Gjilani, por është plotësisht i gatshëm për ndeshjet e tjera, ku pret ta ndihmojë ekipin në arritjen e synimeve që ka për këtë edicion. Aktualisht Gjilani renditet i pesti në tabelë me 32 pikë pas 23 xhirove në Ipko Superligën e Kosovës.