E hënë, 2 Qershor, 2025
  • Fillimi
  • Aktuale
  • Sanxhaku
    • Sanxhaklinjtë
    • Demografia
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Sporti
  • Të tjera
    • Komunat
      • Novi Pazari
      • Senica
      • Tutini
      • Rozhaja
      • Plava
      • Berana
      • Priboj
      • Bjellopole
      • Pljev
      • Nova Varosh
      • Prijepolje
    • Manifestimi
  • Donatorët
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Projektet e realizuar
  • Për Ne
    • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
    • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
    • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
    • Galerija
    • Videot
  • Kontakti
No Result
View All Result
Kosova për Sanxhakun
No Result
View All Result
Home Kultura Kroaci

“Serbi e Vjetër” apo  “Shipni e Vjetër” ?

by Ismet Azizi
13 Nëntor 2017
in Kroaci
0
0
SHARES
51
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

Ne më 1912 termin “Shipni e Vjetër”, politikisht, johistorikisht e bartem kah deti dhe ua lëshuam shpinën sllavëve të na përplasin kah të duan. Emrin “Shipni e Vjetër” duhet ta ruajmë, por roja mbetet e sigurt nëse trojet e saj mbesin në plisa, e jo t’i lëshojmë trojet tona, t’u na shfarosë serbiani me fshesë, t’u e kolonizuar katund për katund në etapa e pa fund”.

Related Posts

Monograph on the colossus of the New Pazar

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

DEVETNAESTI I POČETAK DVADESETOG VEKA (V poglavlje )

Më 21 janar mbushen 80 vite  nga  ekzekutimi i Aqif Blytës nga OZNA

Prof. dr. Hakif Bajrami

Tokën e Shqipnisë Vjetër, duhet ta ruajmë me çdo mjet sepse pa këtë trevë Shipnia nuk ka shpirt, nuk ka frymë, nuk ka gjallni, nuk ka tru as zemër, nuk ka kokë as trup, asht sakat pa të dy kambët. (Materiali është i plasuar në DASIP B. Fondi “Albanski Odsek” Dosja “Xgjimi”, organ i Qeverisë Vlorës, vetëm numri 1; i përshkruam në Fondin ; Shih edhe J.J. “Maramba”, me një raport ushtarak nga Malësia e Mbishkodrës, për “Kuvendin e shqiptarëve në Bujan më 5 mars 1919). Në këtë Kuvend u vënso që të themelohet partia shqiptare “XHEMJETI”, krejtë me: Qëllim që me një oportunizëm të shkolluem, t’i ruejmë trojet tona komtare”.

Në vijim të “Dosjes”, është i palsuar një vargnim që quhet: “HYMNI i Shipnisë Vjetër”. Ja teksti:

“Jam shiptar i Shipnisë Vjetër,

Më e ba deken s’due gja tjetër.

Populli im t’u ngjatë jeta,

Votra ime misë se të gjeta.

Tue i mbrojtë den baba den trojet e mia

Rrnoftë Flamuri, Rrnoftë Shqipnia e Vjetër!

Ose:

O Kosovë o tokë bekue,

Ku gjallnue kanë dymdhetë fise,

E Shipnisë ma e VJETRA hise.

Gjithë për ty zemra m’gufon

S` a shqiptar ai që TY të harron!

Hulumtimi për termin “Shipni e Vjetër apo “Serbi e Vjetër” ka ndodhë më 3-23 maj 1977.

Atëbotë isha në dilemë, si të ia filloi punës për ta shpjeguar se prej kah serbianët erdhën deri te nominimi “Serbi e vjetër” për Kosovën. Dilema ishte shumë e bazuar në faktin se politika serbiane nuk brengosej fortë për kohën më të re. Me rëndësi ishte për pushtetin okupator dhe për kishën serbiane edhe sot, mos të prishen themelet e rrenave mesjetare, të cilat ishin thurë; E thurur me kujdes, sa që shumë vështirë ishte falsifikimet të demantohen, sepse asnjë bibliotekë, arkiv nuk “udhëzonte’ në rrugën e drejtë. Edhe më vështirë ishte sepse, falsifikimet mbuloheshin me pushtet, por e kishin edhe një “përparësi”, se ne Shqiptarët, nuk kishim biblioteka e as mundësi shtetërore të hulumtojmë, sepse para neve po thuajse çdo gjë ishte “shkretëtirë”, e denominuar ashtu si “duhej të ishte”, vetëm marksiste -leniniste. Megjithatë, uji i kthjelltë filloi të rikthjellet me hapjen e studimeve pasuniversitare në Prishtinë. Madje nja 16 vjet para Tiranës. Filloi rrugëtimi nëpër “majë të thikave” serbiane kudo, nëpër tubime shkencore. Aty ishin të barrikaduara të gjitha pritat. Ka pasur raste kur jemi përshëndet se ndoshta nuk do të shihemi ma për të gjallë 1974-1988 kur u shkëput çdo komunikim fizik.

Ja demantimi që është bërë më 1988 për termin “Stara Serbi”, i zëvendësuar nga termi “Shipni e Vjetër”, gjithnjë është fjala për një hapësirë që u quajt gjatë gjysmës dytë të shekullit XIX Vilajeti i Kosovës, nga okupatori osman, ndërsa shqiptarët filluan ta harrojnë termin “Shipni e Vjetër” duke mos pasur asnjë gjurmë. Po, vdisnin gjeneratat, po vdisnin edhe të dituritë deri më 1912. Osmanliu dhe grabitqarët provuan të na bëjnë diçka që nuk ishim, të mos kemi histori të shkruar; as shkolla, as alfabet. as arkiva, as libra-as shtet kombëtar. Kjo politikë vazhdoi edhe më egërsisht pas vitit 1912. Secila palë për interesa të veta, na copëtoi dhe na dhunoi deri në palcë, e ne filluam ta harrojmë edhe përshëndetjet tona kombëtare. Lidhur me këtë, në dokumentet nga viti 1921 pata hasë në këtë konstatim, kur e has shqiptarin në rrugë: “Takon shqiptarin shtog, çka me pa; Ku ta takosh të thotë “merhaba”. “Ka shqiptarë në takim i ndriçon bardhë vetja, me zemër të dirë, të thotë: T’u ngjat jeta”!.

Tani po i kthehem për ta shpjeguar se si e falsifikoi propaganda serbiane temin “Shqipni e Vjetër”, duke e kthyer në “Serbi e Vjetër”, gjithnjë duke pasur për bazë Vilajetin e Kosovës (Shih: “Ligji mbi vilajete 1864, njëmbëdhjetë vjet pasi që e kishte trilluar termin “Stara Srbia” më 1853). Lidhur me këtë, me kujdesin ma të madh, më 1978, i studiova burimet dhe literaturën greke lidhur me termin “Serbi e vjetër”. Në asnjë burim arkivor, në asnjë botim (literaturë) nuk hasa në këtë termë nga viti 1802-1912. Në vijim gjatë vitit 1980 fillova ta hulumtojë literaturën dhe burimet për këtë termë në gjuhën frënge dhe bullgare. Askund nuk ka asnjë informatë se ndonjëherë është përmend termi “ Serbi e Vjetër”, përpos kur e kanë imponuar agjenturat serbiane si të përkthyer më 1913. Në vijim, gjatë viti 1981 hulumtova literaturën ruse, dhe askund gjatë shekullit XIX nuk ka ndonjë përdorim ose huazim të këtij termi. Burimet dhe literatura turke gjithashtu nuk sollën ndonjë informatë se ndonjëherë 1389-1912 është përdorë për Kosovën termi “Stara Srbi”, por pata hasë në informata se Arbëni e Vjetër, është thirr toka e Kosovës edhe para vitit 1389.(Shyqri Hoxha, Kujtime, 1972; AS. Fobdi i I. Grashaninit; Fondi i Maliq Pashës 1789-1833). Literatura franceze sado influencuar nga serbishtja, nuk ka asnjë informatë lidhur me këtë termë. Edhe literatura dhe birimet gjermano-austriake i konsultova nëpërmjet arkivistit Vjenez R. Chvanke, por nuk hasa në asnjë gjurmë të tillë. Literatura latino-italiane ishte stacioni i fundit për hulumtimin e kësaj teme pamfletiste, e falsifikuar në vitit 1853 nga termi “Shipëni e Vjetër”.

Me interesim të veçantë e kam përcjellë polemikën serbo – bullgare rreth termit Maqedoni, që nuk është jashtë hapësirës interesit kolonial sikurse treva e Shqipërisë Vjetër, ashtu edhe treva e Shqipërisë Bregdetare. Tani shtrohet një pyetje logjike. Prej nga erdhi një “popullsi nga Alpet shqiptare të Mbishkodrës”, e ta popullzoi një hapësirë aq dendur deri në veri të Nishit dhe Vishegradit’ kur kjo trevë ishte tri herë më e madhe? Edhe më indikativë do të është pyetja: Pse Princi Dushan, nga viti 1346 Car Dushani e deri më 1355 u quajt” Car i Serbëve, Grekëve dhe Arbanasve”. Pse në anën tjetër Parlamenti i Greqisë 1821-1828 foli shqip. Dhe, pse hapësira jetësore shqiptare u tkurrë aq tragjikisht pas vitit 1878, e sidomos më 1912, kur dy të tretat e trevave shqiptare u okupuan dhe Evropa e krishterë rezultatet e luftës i patentoi në dobi të Aleancës Ballkanike – kryqëzatë.

 

Cila është prapavija politike e termit “Stara Serbia”

 

Këtë prapavija e zbulojnë vet serbët, përmes broshurës së Dr Jovan Cvijiqit, “Remarques sur l` ethno graphi de la Macedoni”. Në këtë broshurë Jovan Civijiq, trevën e Krahinës Shkupit dhe Tetovës përpiqet ta nominoi si pjesë e “Serbisë Vjetër”, trevë kjo që shqiptarët shumë shekuj para tij e quanin “Shipni e Vjetër”. Cvijiqi provon me rrena monstruoze ta demantojë literaturën turke, austro-hungareze dhe bullgare përmes statistikave gjysmake, që i sajonte pas tubimit të fakteve nga studentët e tij. Po të shikohen me kujdes statistikat e studentëve dhe botimet e Cvijiqit, atëherë hulumtuesi e kupton rolin pse serbët rrejnë në kontinuitet, pa ma të voglin turp. Cvijiqi, Ballkanikusi (Stojan Protiqi), V. Gjorgjeviqi etj. Në mënyrë elegante gënjejnë me faktin se në hapësirën evropiane shqiptarët që duhej të mbrohen dhe ta thonë të vërtetën, thjesht mungonin në çdo sferë. Ta themi edhe këtë, se për këtë vakum ishte okupatori osmanli fajtor që nuk lejonte shkollë kombëtare shqiptare me asnjë çmim. Ta marrim si shembull çka thonë popat dhe “historianët” serb për shpërnguljen e vitit 1690. Ja një fakt. Jovan Tomiq, një nder historianët më të mëdhenj të Serbisë, më 1913 do të shkuar: “Sa i takon të ashtuquajturës shpërngulje nën Arsenije Qarnojeviqin, ajo shpërngulje është gënjeshtër e kulluar. Në librat e historisë sonë (serbe -hb) kudo që flitet për këtë ngjarje, ajo është FALSIFIKUAR së pari nga kallogjerët, dhe pastaj është përshkruar nga libri në libër”. Falsifikimet tjera serbiane vijnë edhe nga shkolla serbiane e cila sugjeronte që historia mos të shkruhet me fakte por shumë më tepër me fantazi. Këtë shkollë për 50 vjet e drejtoi Panta Sreçkoviq, shef i Katedrës Historisë në Beograd. Dhe, shkruante kështu sepse i diktonin e tërë grigja e popave, të cilët janë nxënës të “Shën Savës”, të cilin njëherë e kanë verbuar, e pastaj e kanë shpallë të “shenjt”. Shih, se çka shkruan Nikollaj Velimiroviq (po fashit 1933-1945), për Shën Savën: “Atë që po e bën Hitleri sot (1942), këto vepra i ka propaganduar Shën Sava në Mesjetë”.

Shpjegimin më dinjitoz për termin “Stara Serbi” e pata mësuar gjatë hulumtimeve në Zagreb më 1975, në studimin e Kristo Floqit nga viti 1924, botuar shqip në Tiranë, në revistën ‘Afrimi”. Të shkojmë me radhë. Që termi “Serbi e Vjetër”, është trillim i politikës propagandistike serbe gjatë shekullit XIX, po i japim këto fakte: Dr. A. Ichircoft, Etude etnografique sur la Slaves de Macedonie Paris 1908; Vuk Karaxhiq, Descrption geographique et statistique de la Serbie; Statistika osmane – defterë, për viset e Vilajetit Kosovës, si dhe të dhëna lidhur me pronat e Manastireve dhe kishave 1395-1912. Në asnjë shkrim zyrtar nuk figuron emri “Serbi e Vjetër”; Shih: Dorëshkrimet e vjetra serbe. Nuk gjendet asnjë term me togfjalëshin “Serbi e Vjetër”; Shih: G. Vendrec, La verite sur la question Macedie, Paris 1905; Ahmet Rifat Pasha, Grand dictionair historique et geographique, 1884. Në këtë fjalor të madh, në asnjë faqe të tij nuk figuron termi “Serbi e Vjetër”.

Tani po i prezantojmë si referenca hartat e njohur: La carte d’Evrope par Mercatori 1554; La Cartes de Kastaldi 1566; La Cart de F. Bertchi 1565; La Carte de Corneli 1692; Shih: Nona Evropae tabula et decima Evropae tabula, Roma 1490. Të gjitha faktet dëshmojnë se Kosova ishte “Shqipni e Vjetër” e ndarë në shumë etapa nga Maqedonia, Serbia që është emër i Mesjetës vonë, si dhe të Shqipërisë Bregdetare; Shih: Telegramet nga Kosova më 1913 që i dërgoheshin Konferencës Ambasadorëve në Londër. Aty decidivisht çdo dokument i proveniencës serbe thekson se janë dy Shqipëri: Shqipëria Kontinentale dhe Shqipëria Bregdetare. Dokumente në origjinal janë botuar.

 

Burimet tjera relevante në shërbim të së vërtetës

 

Burimet arkivore të proveniencave të ndryshme gjithmonë japin të vërtetën që nuk mund të kontestohet. Lidhur me këtë termi i konstruktuar për qëllime imperialiste defaktorizohet edhe me këto argumente të dorës parë. PO të kërkohej se ku duhet të vendosen Serbët, sipas dokumenteve primare të origjinës, atëherë këtë popull duhet plasuar ose përtej Karpateve, ose në qiell, si pretendojnë vet. Por, natyrshëm se duhet të “Ecin nëpër tokë”. Ja faktet se termi serb “Stara Srbia”, është fabrikimi vitit 1853, e që nuk figuron në asnjë dokument më parë. Shih: F. Balen, Theoatrombis terarum sive altos novus, Amsterdam 1650; G. Rossit, Mercurio geografico, Roma 1674; Traisieme partier de la Carte d` Europe, Avielle 1760; Nouvo Atlantes geografica universalle, Cassini 1792; W. Faden, European Dominios Ottomand or Turkey in Europe, London 1795; Franz von Reilly, Karte von dem Osmanischen Reischen in Europa, Wienn 1796; John Nalshi, Imperi i Osamni sive Turcici europaci tabula ad Santibus,1796; P. G. Chanlarir, Carte de la Turquie d` europe en 15 feuillem, Pris 1800; Tomachek, Haleinsel, Wienn 1882. I njëjti shkencëtar flet për Strabonin, por nuk thekson askund termin “Stara Serbia”; Ivan Rajizch, La Serbi, Belgrade 1887. P. 480-81 që trajton se Kosova duhet t’ i takojë Shqipërisë.

Termi “Stara Serbia”, shpiket në publikimin : Jancuvich et Ruich, Les slaves dy Sud en le pouple Serbe avec de Croates et les Bulgares, Paris 1853. Pas tij trermi i njejtë gjindet te : Milojeviq, Voijege en veielle et Varaie Serbi, Belgrad 1871-1877. Në këtë publikim termi “Serbi e Vjetër”, përdoret për ta arsyetuar ekspansionin serb në jug kah Vilajeti i Kosovës (që nga Shqiptarët quhej Shipni e Vjetër, ose si ishte natyralizuar nga pushtuesi “Arnautlluk”).

 

Tani duhet cituar një autor serb që ishte në kontakt dhe në njohuri me personalitet e njohura shqiptare të shekulli XIX dhe fillim shekullit XX. Është fjala për

Aleksa Bogosavleviqin dhe veprën e tij “Për Shqiptarët”, Nish 1897. Ky autor e përmend termin “Serbi e Vjetër”, por nuk e vendosë në Vilajetin e Kosovës, si do të veproi politika koloniale serbe pas vitit 1912. Ja se çka thotë për kufijtë e Shqipërisë: “Këtë tokë shqiptare e kufizojnë këto qytete: Tivari-Senica-Priepole-Vranja-Kumanova-Shkupi-Manastiri-Kosturi-Gjirokastra dhe Arta. 

 

 

Next Post

Izetbegoviq: Bosnja do ta pranojë pavarësinë e Kosovës

Popular Posts

Kroaci

Monograph on the colossus of the New Pazar

by Ismet Azizi
31 Maj 2025
0

By: Nail Dear: Ismet Azizi, "Aqif Blyta: the colossus of the New Market", published by "Logos-A", Skopje-Pristina-Tirana, 2019 The publication of...

Read more

Monograph on the colossus of the New Pazar

UMJETNIČKI GOSPODAR VREMENA

Rezultatet nga Lista preliminare e Thirrjes për bursa studentore nga KKSh

Tryezë e rrumbullakët: “Sfidat e raportimit mediatik në gjuhën shqipe”

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

Load More

[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts

MALISORI / BRƉANI – Teritorija i porijeklo stanovništva

by Ismet Azizi
1 Nëntor 2017
0

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

by Ismet Azizi
19 Prill 2025
0

Mr. sc. k. hfz. Aziz Alili biografia (video)

by Ismet Azizi
13 Dhjetor 2016
0

  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

  • Shqip
  • Sandzak
  • English