Nga 25 korriku 2019, Shoqata Kulturore Shqiptare “Salih Çekaj”, në Pfaffenhofen, është me kryetar të ri. Pasiqë, kryetari i deritashëm, Osman Ferizi, mori drejtimin e LDK-s, Dega për Gjermani, në mbledhjën e rregulltë të Kryesisë së shoqatës, mbajtur me 25 korrik, Gazmend Dashi, unanimisht, mori besimin e Kryesisë për vazhdimin e mandatit të kryetarit deri në zgjedhjet e reja, që do mbahen në shkurt të vitit 2021.
Gazmend Dashi, është nga Stagova e Kaçnikut. Në Gjermani ka ardhur në janar të vitit 1992. Bashkë me gruan dhe tre fëmijë; një djal dhe dy vajza, jeton në Petershausen të Bavarisë. Përveq angazhimëve tjera, Gazmendi, merret edhe me krijimtari; është autor i dy veprave. Është bashkëthemelues, me Shemsi Hazirin, i Grupit të vallëtarëve të shoqatës. Tash tetë vite punojnë me fëmijët e shoqatës, ku edhe janë koreograf të shkelqyeshëm. Në mandatin e kaluar ishte nënkryetar i i shoqatës.
“Ju, falinderoj për besimin që më dhatë! Për mua është një përgjegjësi e madhe, ngase, Shoqata Kulturore Shqiptare,“Salih Çekaj”, ka bërë një emër të respektuar nga masa e gjerë e botës shqiptare e gjermane. Premtoj, pa angazhimin e juaj do dal i turpëruar nga ky besim që më dhatë. Sa më përket mua, nuk do të kursehëm”, tha mes tjerash, Gazmend Dashi. Në anën tjetër, anëtarët e Kryesisë, i dhanë fjalën se, “Do na kesh pranë, në çdo kohë”