E diel, 11 Maj, 2025
  • Fillimi
  • Aktuale
  • Sanxhaku
    • Sanxhaklinjtë
    • Demografia
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Sporti
  • Të tjera
    • Komunat
      • Novi Pazari
      • Senica
      • Tutini
      • Rozhaja
      • Plava
      • Berana
      • Priboj
      • Bjellopole
      • Pljev
      • Nova Varosh
      • Prijepolje
    • Manifestimi
  • Donatorët
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Projektet e realizuar
  • Për Ne
    • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
    • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
    • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
    • Galerija
    • Videot
  • Kontakti
No Result
View All Result
Kosova për Sanxhakun
No Result
View All Result
Home Kultura Kroaci

Shqipja e Sanxhakut, ruhet në zonat e thella malore!

by Ismet Azizi
27 Nëntor 2017
in Kroaci
0
0
SHARES
14
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

Reportazh

Related Posts

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

DEVETNAESTI I POČETAK DVADESETOG VEKA (V poglavlje )

Më 21 janar mbushen 80 vite  nga  ekzekutimi i Aqif Blytës nga OZNA

Studim i rëndësishëm për për historinë e shqiptarëve që vazhdojnë të jetojnë në territoret e Sanxhakut!

Shqipja e Sanxhakut, ruhet në zonat e thella malore!

 

Në park të festave të nëntorit, Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, me ftesë të Reisit të Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi. Dr. Sead def. Nasufoviq, vizitoi Novi Pazarin dhe disa vendbanime të Tutinit, në brezin kufitar me Malin e Zi, atje ku gjuha e shqipe nuk e ka humbur rrënjën e saj.

Këto vizita të Myftiut Saqipi, vijnë menjëherë pas atyre të parave të zhvilluara në Greqi, pikërisht në pashallëkun e Ali Tepelenës e vendlindjen e kolosit të letrave shqipe Faik Konica si dhe në vendlindjen e Alfabetit të Gjuhës shqipe në Manastir të Maqedonisë.

Nëpër këto troje shqiptarë të ndara padrejtësisht nga shtetet serbo-greko-maqedonase, gjuha shqipe ende flitet, jo vetëm nga pleqtë e plakat shqiptare, por aty-këtu edhe nga të rinjtë.

Derisa në Janinën e Ali Pashait dhe të madhit Faik Konica, gjenden shqiptarë të cilët nuk ngurrojnë të deklarojnë origjinën, ka edhe të atillë në zonat më të thella, nga frika të mos shprehen lirshëm, por si nën buzë të theksojnë se “shqip flasin grekët e vjetër!”

Ndërsa edhe në Sanxhak, shqiptarët nuk e kanë atë komoditet të thonë me ballin lartë se janë shqiptarë, përveç në zota e thella malore të rajonit të Tutinit si Shkreli, Borishtica dhe Ugëll. Ky i fundit madje gjuhën shqipe nuk e ka ruajtur vetëm të gjenerata e vjetër, por ka familje si ajo e Sali Hukajt, ku edhe nipërit e mbesat flasin shqip.

Baçica – Shqipëria e vogël

Për të parë nga afër se si frymon shqipja në këto troje të lashta ilire, Myftiu i Luginës Nexhmedin ef. Saqipi, fillimisht vizitoi Peshterin e Poshtëm, duke zgjedhur Baçicën e Sali Makajt, haxhiut, i cili në këto vise gëzon një autoritet dhe popullaritet të pashoq. Po shqip flasin edhe të tjerët e këtij fshati, me të cilët llafosi shqip Myftiu pas faljes së namazit te akshamit. Ata, nuk harrojnë të përkujtojnë epitetin e dikurshëm që mbanë vendlindja e tyre Baçica, të cilën e quanin fshatrat përreth si Shqipëria e Vogël.

Secili që bisedonte me Myftiun në shqip, ia drejtonte gishtin nga Peshteri i Epërm, atje ku shqipja flitet më thekshëm si në Shkrel, Borishticë dhe Ugëll. Këto vendbanime shtrihen në një zonë të thellë malore në një lartësi mbidetare prej 1200 m, në kufi me Malin e Zi, në një largësi prej 4-5 km.

Naser Shkreli, profesor i gjuhës ruse, ish punëtor i arsimit e flet shqipen rrjedhshëm dhe krenohet me fisin e kelmendëve, që ka dhënë burra dhe gra të pushkës dhe pendës. Shkrelët, sot, nuk i ke vetëm në Sanxhak, Bosnje e Maqedoni, por edhe në Amerike, bile një bijë shqiptare nga Shkrelët për pak vota desh u bë kongresmene.

Prof. Naseri, është, ai, burrë që gjatë regjistrimit të fundit të popullsisë në Sanxhak, i vetmi është deklaruar se është shqiptar, bile edhe me plis të bardhë në kokë.

Lotët e gëzimit

Duke biseduar me banorët e Shkrelit, njëri nga më të moshuarit e mori një gazetë, që botohet në Amerikë me emrin “Shqiptari”, i cili deri sa e mbante në dorë iu rrokullisën disa pika loti nëpër faqet e tij të mbuluara me rrudha, qoftë nga pasha e viteve, qoftë nga malli për shqipen e folur dhe të shkruar.

Po nga Shkreli e kemi edhe prof. dr. Rexhepin, nënkryetar të Këshillit Kombëtar për Sanxhak dhe veprimtarë të tjerë, të cilët me punën dhe veprën e tyre e anë nderuar gjithë shqiptarinë.

Biseda me pleqtë e fshatit Ugëll, në konakun e Sali Hukajt, është një nga më të veçantat gjatë këtyre vizitave nëpër Sanxhak. Konakun e këtij burri me tipare të vërteta të malësorit e kanë vizituar edhe miq të tjerë përveç Myftiut, nga i cili janë ndarë me kujtime sa të dhembshme aq edhe krenare.

Saliu 86 vjeçar, djalë i një luftëtari të Shaban Polluzhës, jo vetëm që nuk e ka humbur gjuhën shqipe, por edhe e ruan dhe e zhvillon me gjelozi dhe fanatizëm të madh.

Gjatë bisedave të ngrohta, me plot emocione dhe nostalgji, nuk shpëtonin edhe të sharat, që rridhnin shqip e pa gabime në adresë të atyre, që nuk po investojnë në këto zona, pastaj edhe për rata që në vend të shqipes po flasin boshnjakçe e serbçe e kështu me radhë.

“Shqipja ruhet aty ku shkruhet!”

Baba im, thotë Amir Goçi e mbante shkopin të ngrehur në dorë, duke na kërcënuar të mos flasim boshnjakçe, por vetëm shqip. Ndërkaq, Deli Kurbashi, thotë me krenari se fshati i tij , Ugëll Xhaminë më të vjetër në Sanxhak, është nga vendet e posaçme që shqipja nuk është humbur si dhe me krenari flet për luftën e fundit për organizimin e të rinjve të këtij fshati, të cilët lëre që u bënë mburojë për fshatrat e tjerë, të rrezikuara nga çetnikët, por edhe dhanë shumë heronj për lirinë e vendit.

Vlen të theksohet se Ugëlli është vendlindja Dr. Sulejman Uglaninit, deputet dhe njëri nga liderët me zë të Sanxhakut, për të cilët banorët e fshatit thonë se pak ka bërë, për përparimin e tij, të paktën në asfaltimin e rrugëve të mbytura në baltë.

Nga bisedat e zhvilluara me banorët e fshatrave kodrinore të Sanxhakut, nuk shpëton pa u thënë edhe mundësia e hapjes së shkollave shqipe, kurseve për mësimin e gjuhës shqipe si dhe kërkesat në adresë të Shqipërisë dhe Kosovës, për të bërë më shumë për motivimin e të rinjve për vazhdimin e shkollimit në Universitete shqiptare, me kushte shumë të volitshme. Ngase vetëm në këtë mënyrë “Shqipja ruhet aty ku shkruhet!”

 Myftiu i Luginës Nexhmedin ef. Saqipi, për këto vizita të rëndësishme falënderon Reisin e Bashkësisë Islame në Serbi. Dr. Sead def. Nasufoviq, nënkryetarin e Këshillit Kombëtar për Sanxhak Rexhep Shkreli, profesorin e nderuar dr. Mensur Zukurliq dhe gjithë ata që e ndihmuan në realizimin e këtij misioni, njoftoj jetapress.

Next Post

Koliko će Srba biti 2050. godine? Evo šta kaže CIA

Popular Posts

Aktuale

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

by Ismet Azizi
27 Prill 2025
0

 By ARTUR VREKAJ: “The first Albanian arrived in America in 1886, and, a century later, Albanians found their voice in...

Read more

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

Kamberi dorëzon në Institutin për Krime Lufte dokumente e fotografi të para dhe pas luftës së fundit

U zemlji pokolja na Kosovu

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

A, ishte e mundur të evitohej gjenocidi në Bihor në 1943?

Load More

[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts

MALISORI / BRƉANI – Teritorija i porijeklo stanovništva

by Ismet Azizi
1 Nëntor 2017
0

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

by Ismet Azizi
19 Prill 2025
0

Mr. sc. k. hfz. Aziz Alili biografia (video)

by Ismet Azizi
13 Dhjetor 2016
0

  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

  • Shqip
  • Sandzak
  • English