E enjte, 8 Maj, 2025
  • Fillimi
  • Aktuale
  • Sanxhaku
    • Sanxhaklinjtë
    • Demografia
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Sporti
  • Të tjera
    • Komunat
      • Novi Pazari
      • Senica
      • Tutini
      • Rozhaja
      • Plava
      • Berana
      • Priboj
      • Bjellopole
      • Pljev
      • Nova Varosh
      • Prijepolje
    • Manifestimi
  • Donatorët
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Projektet e realizuar
  • Për Ne
    • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
    • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
    • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
    • Galerija
    • Videot
  • Kontakti
No Result
View All Result
Kosova për Sanxhakun
No Result
View All Result
Home Historia

Si e sollën shqiptarët kafenë në Evropë?

by Ismet Azizi
17 Gusht 2016
in Historia, Kroaci
0
0
SHARES
17
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

Cili shqiptar e shkroi poezinë e parë për kafenë? Si e dërguan shqiptarët kafenë në katër qendrat më të mëdha të Evropës: në Venedik, në Londër, në Paris dhe në Vjenë. Kush ishte Pashk Rosi, njeriu që iu betua londinezëve se kafja nuk të bën mysliman? Lexojeni rrëfimin fantastik për shqiptarët që e dërguan kafenë në Evropë, i shkruar nga studiuesi dhe publicisti i njohur shqiptar, Daut Dauti.

Related Posts

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

U zemlji pokolja na Kosovu

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

A, ishte e mundur të evitohej gjenocidi në Bihor në 1943?

Dashamirët e kafesë janë të njohur me kualitetin e lartë të makiatos në Kosovë. Tani më makiaton e Kosovës e ka lavdëruar edhe shtypi elitar botëror. Kjo nuk është për t’u habitur, pasi që pirja e kafesë ka hyrë herët në traditën e shqiptarëve. Në realitet, shqiptarët janë evropianët e parë që e kanë shijuar dhe adaptuar kafenë si pije kombëtare.

Historia e kafesë është interesante dhe rruga e saj deri në Evropë ka qenë e gjatë. Para shqiptarëve kafenë e kanë pirë turqit, të cilët këtë pije e morën nga arabët. Mendohet që njerëzit për herë të parë kafenë e provuan në Etiopi në shekullin e XI-të.

Pastaj, kafeja kaloi në Jemen ku filloi të piqet, të zihet dhe të pihet në formën e sotshme. Nga Jemeni kafeja depërtoi në vendet tjera arabe dhe në Turqinë e sotshme. Në fund të shekullit XVI duket që kafeja ka mbërri në Evropë te shqiptarët.

Udhëpërshkruesi i famshëm Evlija Çelebiu e ka vizituar Kosovën në vitin 1660, Shqipërinë e veriut më 1662, kurse Shqipërinë e jugut në vitin 1670. Në mes tjerash, Çelebiu shkruan për hanet (bujtinat), tavernat, shtëpitë dhe parqet e shumta të shqiptarëve, ku në mes salltanateve tjera, pihej edhe kafja. Kjo ishte koha kur popujt tjerë të Evropës nuk kishin ndonjë ide për këtë pije.

Kafeja te shqiptarët u popullarizua aq shumë sa që për të janë shkruar edhe poezi. Në vitin 1725 poeti shqiptar nga Berati, Muçi Zade, e shkroi poezinë: “Imzot, mos na lerë pa kahve”.

Duket që shqiptarët kanë krijuar shprehi apo vartësi ndaj kafes sa që poeti i lutet Zotit që të mos i linte pa të, sidomos gjatë muajit të Ramazanit – siç shihet edhe në këto dy strofë të poezisë:

Për hyzmet të Fatimesë

Për shenjërit që janë vatë

Mos më le për iftar thatë

Imzot, mos na lerë pa kahve!

Për hyzmet të Fatimesë

Për të mirët e Mejremesë

Mos më lerë me lëng t’armesë

Imzot, mos na lerë pa kahve!

Një shekull para se të shkruhej kjo poezi, shqiptarët filluan që këtë pije ta përhapnin te popujt tjerë të Evropës. Historia shënon se në fillim të shekullit XVII kafja eksportohej nga tregtarët shqiptarë në Venedik. Besohet se kafehania e parë në Venedik është hapur në vitin 1645. Por, tri raste tjera janë më interesante.

Rasti i parë ka të bëjë me hapjen e kafehanes së parë në Londër që u bë në vitin 1652 nga një shqiptar i quajtur Pashk Rosi, i cili në shënimet historike britanike është i regjistruar si Pasqua Rosee. Pashku ka qenë shtetas otoman i lindur në Tuz e i cili kishte shkuar në Londër me partnerin e tij të biznesit që ishte një anglez i quajtur William Oldys.

Në qendër të Londrës Pashku hapi kafehanen luksoze të modelit që ekzistonte në Stamboll, ku ai kishte jetuar një kohë të gjatë. Megjithatë, anglezët e atëhershëm nuk hynin në lokalin e Pashkut, pasi që besonin se pija e zezë, pra kafja, ishte një lloj magjie të cilën posa ta pish të ndërrohet feja dhe bëhesh mysliman.

Kot mundohej Pashku t’i bindte anglezët se edhe ai e pinte kafenë, por kishte mbetur i krishterë. Më në fund, Pashku, për t’ua hequr këtë frikë anglezëve, ishte detyruar që me shkrim të betohej se asgjë religjioze nuk do t’ju ndodhte nëse pinin kafe. Bile, Pashku e ka ngjitur në dritare të kafehanes letrën e këtij betimi. Kështu, myshterinjtë filluan të vinin një nga një dhe kafja u popullarizua në Londër e në tërë Anglinë, por kurrë nuk ia zuri vendin çajit.

Pashku ka merita edhe për përhapjen e kafesë në Francë. Në vitin 1672, pas 20 viteve përvojë të kafexhiut në Londër, Pashk Rosi shkoi në Paris për ta hapur kafehanen e parë në kryeqytetin e Francës. Në Paris Pashku e pati më lehtë dhe kafeja u popullarizua më shpejtë se në Angli.

Rasti i dytë i përhapjes së kafesë ka të bëjë me Rrethimin e Dytë të Vjenës (1683). Veziri i Madh dhe komandanti suprem i Ushtrisë otomane në këtë rrethim ka qenë Kara Mustafë Pasha që vinte nga familja e famshme shqiptare e Quprilinjëve. Para se të niseshin për Vjenë, Mustafa kishte urdhëruar oficerët e tij që të merrnin me vete mijëra thasë me kafe. Ky urdhër i kishte habitur të gjithë, përfshirë sulltan Mehmetin e IV-të. Rrugë e gjatë nga Stambolli në Vjenë dhe oficerët otomanë, sikurse edhe ushtarët, nuk mund të rrinin pa kafe. Kushedi se si do të sillej hesapi!?

Sidoqoftë, Mustafa i Quprilinjëve mori me vete kafe shumë më tepër se që i duhej. Pas dy muajve të rrethimit të Vjenës, otomanët u detyruan të tërhiqeshin. Tërheqja ishte kaotike dhe Ushtria otomane la pas veti në fushëbetejë shumë armë, por edhe 500 thasë me kafe. Oficerët austriakë silleshin me shumë kujdes përreth thasëve duke menduar se ishte barut. Pas inspektimeve u mor vesh qe thasët përmbanin një material tjetër, por nuk e dinin se çka ishte.

Hutia zgjati derisa aty erdhi Georg Franz Kolschitzky i cili kishte punuar disa vite në Stamboll dhe që e njohu kafenë. Kolschitzky i mori thasët me kafe dhe e hapi kafehanen e parë në Vjenë të cilën e emëroi ‘Zur Blauen Flasche’ (Shishja e Kaltër). Pas pak vitesh, në Vjenë u shumuan kafehanet, kurse kafeja u bë pije e preferuar e austriakëve./kosovapersanxhakun/

Kara Mustafa i Quprilinjëve u ekzekutua pasi që dështoi ta pushtonte Vjenën. Megjithatë, ai e pushtoi Vjenën me diçka tjetër: me kafe. Më herët, njësoj vepruan tregtarët shqiptarë dhe Pashk Rosi.

Prandaj, do të ishte mirë që evropianët, por edhe shqiptarët si evropianë, sa here të pinë kafe ta përkujtojnë këtë kontribut të shqiptarëve. Sidomos në mëngjes kur kafeja u ndihmon t’i qelin sytë më lehtë nga gjumi./kosovapersanxhakun/

Next Post

Bajden: SAD će nastaviti da budu uz narod Kosova

Popular Posts

Aktuale

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

by Ismet Azizi
27 Prill 2025
0

 By ARTUR VREKAJ: “The first Albanian arrived in America in 1886, and, a century later, Albanians found their voice in...

Read more

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

Kamberi dorëzon në Institutin për Krime Lufte dokumente e fotografi të para dhe pas luftës së fundit

U zemlji pokolja na Kosovu

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

A, ishte e mundur të evitohej gjenocidi në Bihor në 1943?

Load More

[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts

MALISORI / BRƉANI – Teritorija i porijeklo stanovništva

by Ismet Azizi
1 Nëntor 2017
0

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

by Ismet Azizi
19 Prill 2025
0

Mr. sc. k. hfz. Aziz Alili biografia (video)

by Ismet Azizi
13 Dhjetor 2016
0

  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

  • Shqip
  • Sandzak
  • English