Senica është vendbanim në Rrafshnaltën e Peshterit, në verilindje të Sanxhakut të Pazarit të Ri.
Senica shtrihet në rrafshnaltë e Peshterit. Sipas etimologjisë popullore, si një vendbanim i një treve shumë të pasur me bar, i cili kositet tre herë në vit, dhe thahet e shndërrohet në sanë, për t’i ushqyer bagëtitë gjatë stinës së gjatë të dimrit. Ndërsa në etimologjinë serbe nga sěnь‘senka’-ka kuptimin e hijës .
Ndryshimi I popullsisë gjat shek XIX
Teritori i komunës së Senicës ka një sipërfaqe prej 1059 km2 në një lartësi mbidetare prej 1000–1030 m. Shtrihet në fushëgropën e Sjenicës në anën e djathtë të lumit Uvac dhe paraqet qendrën blegtorale të Peshterit.
Sipas regjistrimit të fundit komuna e Sjenicës ka pasur 35 000 banorë në 101 lokalitete. Boshnjakët[2] përbëjnë 84.9% e popullsisë
Sjenica u përmend për herë të parë në 1253 si një vend në rrugën e Dubrovnikut, ku tregtarët e Dubrovnikut ndaleshin dhe paguanin doganat. Për shkak të pozitës së saj gjeostrategjike dhe politike në shekullin e 19-të, Sjenica u konsiderua si një pikë shumë e rëndësishme, kështu që operacionet ushtarake u drejtuan drejt saj, siç ishte rasti në Kryengritjen e Parë Serbe të udhëhequr nga Karadjordje. Sipas të dhënave të vitit 1809, kryengritësit e Karadjordj qëndruan në Sjenica ku vranë 2,500 deri në 3,000 banorë vendas ( shqiptare e bosnjak).[3] [4]Sjenica ishte stacioni i tyre rrugor në rrugën për në Novi Pazar dhe Rogozna.
Në Luftën e Parë Ballkanike, ushtria serbe pushtoi Sjenicën më 10 tetor 1912. Që nga viti 1913, me Marrëveshjen e Bukureshtit, Sjenica, si dhe gjysma veriore e Sanxhakut, administrohet nga Serbia.
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, partizanët psuan humbje në betejën e Sjenicës në fund të dhjetorit të vititi 1941, kur tentuan ta marrin Sjenicën.[5] Forcat e partizane -komuniste të Jugosllavisë hynë në Sjenica më 9 janar 1945