E martë, 13 Maj, 2025
  • Fillimi
  • Aktuale
  • Sanxhaku
    • Sanxhaklinjtë
    • Demografia
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Sporti
  • Të tjera
    • Komunat
      • Novi Pazari
      • Senica
      • Tutini
      • Rozhaja
      • Plava
      • Berana
      • Priboj
      • Bjellopole
      • Pljev
      • Nova Varosh
      • Prijepolje
    • Manifestimi
  • Donatorët
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Projektet e realizuar
  • Për Ne
    • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
    • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
    • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
    • Galerija
    • Videot
  • Kontakti
No Result
View All Result
Kosova për Sanxhakun
No Result
View All Result
Home Kultura Kroaci

Srebrenica në mendjen time

by Ismet Azizi
11 Korrik 2017
in Kroaci
0
0
SHARES
41
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

 

Related Posts

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

DEVETNAESTI I POČETAK DVADESETOG VEKA (V poglavlje )

Më 21 janar mbushen 80 vite  nga  ekzekutimi i Aqif Blytës nga OZNA

Studim i rëndësishëm për për historinë e shqiptarëve që vazhdojnë të jetojnë në territoret e Sanxhakut!

Srebrenica është vendi i tmerrit ku njeriu pushoi të ishte njeri. Aty forcat serbe, të udhëhequra nga Ratko Mladić, kanë dëshmuar aftësitë e tyre barbare për të vrarë e masakruar të paarmatosurit, të pafajshmit brenda një kohe të shkurtër dhe vetëm për arsye se viktimat nuk ishin soj i tyre. Kur në vitin 1995 u dha lajmi për këtë masakër, bota pyeste vehten: si është e mundur që brenda 3 apo 4 ditëve të masakroheshin mbi 8000 veta që nuk ishin as pjesë e luftës?

Daut Dauti

Në vitin 2005, me rastin e shënimit të 10 vjetorit të gjenocidit, kam qenë në Srebrenicë. Unë isha zyrtarisht dhe përfaqësoja qeverinë e atëhershme të Kosovës. Mua më ra të përfaqësoja Kosovën pasi që askush nga zyrtarët e lartë të qeverisë nuk e pa të arsyeshme të merrte pjesë në ceremoni. Me siguri kjo ngjarje – tragjedia më e madhe pas Luftës së Dytë dhe e klasifikuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si gjenocid – prijësve të Kosovës nuk u dukej e rëndësishme edhe pse fati ynë nuk ishte shumë ndryshe nga ai i boshnjakëve.

Atëbotë në Srebrenicë erdhën mijëra njerëz që përfaqësonin qindra delegacione dhe media nga tërë bota. Në mesin e tyre edhe i ndjeri Richard Holbrook, i cili përfaqësoi SHBA-të. Nga Serbia erdhi edhe kryetari i atëhershëm Boris Tadiq, i cili u përkul para varreve por nuk kërkoi falje. Megjithatë, Tadiqi, të cilin nuk e kisha larg nga ku ishim vendosur sipas protokollit, e shihja se nuk ndjehej mirë gjatë ceremonisë dhe gjatë momentit kur erdhën diku rreth 800 arkivole me eshtra për t’u lëshuar në po aq varre që ishin hapur dhe para të cilave derdhnin lot gratë boshnjake.

Srebrenica gjatë një nate dhe dy ditëve të korrikut të atëhershëm (2005) ishte mbushur me të huaj. Megjithatë, qyteti nuk mund t’i fshihte gjurmët e tmerrit që kishte përjetuar para një dekade. Serbët, që dikur ishin pakicë e parëndësishme, tashti ia kishin dalë të bëheshin shumicë absolute. Shtëpitë e banuara me boshnjakë (myslimanë) mund të numëroheshin vetëm me gishtat e një dore. Në njërën nga këto shtëpi bujta edhe unë. Aty dëgjova rrëfimet që do t’i tmerronin edhe skeptikët më të mëdhenj të kësaj bote. Nikoqirja fliste me trishtim për ngjarjet që i kishte përjetuar. Në fytyrën e saj dukej se tragjedia vazhdonte ende.

Në qytet shiheshin përfaqësuesit e delegacioneve me fytyra të brengosura që kishin ardhur për të shënuar përvjetorin e dhjetë të gjenocidit. Të gjithë e ndjenin vehten fajtorë që kishin lejuar të ndodhte tmerri në këtë vend. Serbët në qytet, nëpër lokale dhe shtëpitë e tyre, festonin. Turbo-folk muzika e tyre “patriotike” dhe luftënxitëse ishte më shumë se irrituese. Ata e festonin krimin që kishin bërë dhe kjo i tmerronte më shumë të huajt që ishin aty për t’u solidarizuar me viktimat. Serbët i ngritnin tre gishtat dhe i valvitnin flamujt e tyre para hundëve tona. Talleshin me kënaqësi para neve.

Ende i kam në kujtesë gërvalljet e tyre “patriotike” dhe ngërdheshjet që i bënin në shenjë triumfi para nesh. Në veshët e mi ende vjen zhurma që lëshonin motorët që zbraznin ujin nga qindra varre të mbushura nga shiu i një nate më parë. Pamja e fushës së blertë në Potočari, me mijëra varre të njëjta, të një ngjyre dhe madhësie që shënonin fatin e njëjtë tragjik, vdekjen e një dite, ende qëndron para syve të mi.

Sipas të gjitha gjasave, edhe sot, pas 12 viteve të përjetimeve të mija, dhe 22 vite nga gjenocidi, situata është e njëjtë. Srebrenica me siguri vërshohet sërish me delegacione të huaja. Në Srebrenicë hapen ende varre, dëgjohet vajtimi i nënave boshnjake, kurse serbët ende e festojnë me mburrje gjenocidin që e kanë kryer me kënaqësi.

Next Post

Konferencë shkencore: Ferhat Draga, rrethanat historike dhe lufta për çlirim kombëtar

Popular Posts

Aktuale

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

by Ismet Azizi
27 Prill 2025
0

 By ARTUR VREKAJ: “The first Albanian arrived in America in 1886, and, a century later, Albanians found their voice in...

Read more

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

Kamberi dorëzon në Institutin për Krime Lufte dokumente e fotografi të para dhe pas luftës së fundit

U zemlji pokolja na Kosovu

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

A, ishte e mundur të evitohej gjenocidi në Bihor në 1943?

Load More

[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts

MALISORI / BRƉANI – Teritorija i porijeklo stanovništva

by Ismet Azizi
1 Nëntor 2017
0

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

by Ismet Azizi
19 Prill 2025
0

Mr. sc. k. hfz. Aziz Alili biografia (video)

by Ismet Azizi
13 Dhjetor 2016
0

  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

  • Shqip
  • Sandzak
  • English