E shtunë, 3 Maj, 2025
  • Fillimi
  • Aktuale
  • Sanxhaku
    • Sanxhaklinjtë
    • Demografia
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Sporti
  • Të tjera
    • Komunat
      • Novi Pazari
      • Senica
      • Tutini
      • Rozhaja
      • Plava
      • Berana
      • Priboj
      • Bjellopole
      • Pljev
      • Nova Varosh
      • Prijepolje
    • Manifestimi
  • Donatorët
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Projektet e realizuar
  • Për Ne
    • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
    • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
    • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
    • Galerija
    • Videot
  • Kontakti
No Result
View All Result
Kosova për Sanxhakun
No Result
View All Result
Home Aktuale

Atdhetari e filantropi i shquar 73 vjeçar Selim Shabanaj i Radio “Prishtina” në Zagreb, i kompanisë “Frucktus” në Kosovë, i Luftës së UÇK-së, ka ndrrue jetë në Prishtinë

by Ismet Azizi
7 Gusht 2023
in Aktuale
0
0
SHARES
75
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

Ramiz LUSHAJ Tiranë-Prishtinë, 4 gusht 2023

Related Posts

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

Kamberi dorëzon në Institutin për Krime Lufte dokumente e fotografi të para dhe pas luftës së fundit

26 godina od NATO bombardovanja Srbije!

PAVARËSIA E KOSOVËS- NJË RRUGËTIM I DHIMBSHËM, NJË FITORE E PËRJETSHME

Dje ka ndrrue jetë në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës dardane, në moshë 73 vjeçare, atdhetari e
filantropi i shquar shqiptaro-kroat, Selim Shabanaj, i rrethuar nga dashuria e përkujdesja e
familjarëve e miqëve të tij, i cili do të përcillet me nderime meritore, sot, me 4 gusht 2023, ditë e
premte, ora 14.00, në fshatin e tij të lindjes, në varrezat e Dobixhe-Jagoz të Gjakovës.
1.
Atdhetari e biznesmeni i shquar, i viteve 1980-1999, Selim Shabanaj, ishte pronar i kompanisë
“Fructus”, e cila numëronte asokohe mbi 550 shitore në të gjithë territorin e Kosovës, ku u punësuan
qindra familje e mijëra qytetarë të Kosovës, u mundësuan në përballimin e mbijetesës shqiptare në
Kosovë nga masat e dhunshme të gjithanshme të Serbisë me largime të shqiptarëve nga puna, etj.
Salih Mekaj-ish kryetar i Gjykatës së Apelit të Kosovës, shprehet se kompania “Fructus” e Selim
Shabanit: “kishte jo vetëm karakter ekonomik, por ishte një oponencë e fortë ndaj masave të
dhunshme të pushtetit që kishin për qëllim lodhjen e popullatës edhe përmes varfërisë”.
Patriotit e biznesmenit të shquar Selim Shabanaj për veprimtarinë e tij kombëtare atdhetare e
kulturore, Serbosllavija ja mbylli 550 shitoret për nji ditë dhe ja konfiskoi mbi 23 milionë marka
mallë. Për këtë arsye ai u detyrua t’i mbyllin të gjitha shitoret e tij dhe të jetonte në Mërgim, ngase
ishte i përndjekur politik nga rregjimi serb, nga ky rregjim i terrorit e genocidit ndaj shqiptarëve
etnikë.
Biznesmeni filantrop, atdhetari Selim Shabanaj, pas Luftës në Kosovë (1999) për shkaqe politike të
gabuara të autoriteteve në Kosovë nuk gjeti përkrahje për të vazhduar me bizneset e tija shumë të
suksesshme. Edhe gjendja e tij shëndetësore e detyroi atë të pensionohet e të jetojnë në Prishtinë,
ku deri në ditët e fundit të jetës së vet po merrej me përshkrimin dhe zbardhjen e ngjarjeve të
Kosovës gjatë viteve 1980-2000, të cilat presim të shohin dritën e botimit (aq sa ka dorëshkrimuar)
në një të ardhme të afërt.
Dukagjin Karaveshi nga Kosova shkruante dje se “Selim Shabanaj ka qënë institucion”, duke shprehë
një të vërtetë të madhe, një vlerësim të lartë.
2.
Selim Shabanaj meqenëse kishte miqësi të madhe dhe të sinqertë me autoritetet Kroate, mundësoi
me shumë dashuri e atdhetari, me humanizëm plot sakrifica njerëzore, monetare, poltike,
diplomatike, mediatiek, që Radio “Prishtina” të jepte lajmet direkt nga Zagrebi, lajme të pa çensurë
dhe të sakta, ku i sponsorizoi 10 gazetarë, të cilët punuan për t’i përgatitë lajmet për Kosovën.
Asokohe, Radio “Prishtina” prej nga Zagrebi, ndigjohej gjithkund e gjithkahit nga shqiptarët në ish-
Jugosllavi e në Shqipëri e kudo tjetër arrinin valët e zëri i saj i të vërtetës, i shpresës, i shqiptarisë.
Selim Shabanaj ishte shumë i afërt me Dr. Ibrahim Rugovën, lidershipin e madh të Kosovës dardane,
si dhe me gazetarin e botuesin e mirënjohur Agim Mala dhe me personalitete të tjera panshqiptare.

Selim Shabanaj u kyç herët në Levizjen gjithëpopullore shqiptare, që ma vonë kjo lëvizje edhe u
shndrrua në parti politike, LDK, por ai nuk u antarësue në LDK dhe në as ndonji parti tjetër, por i
financoi të gjitha lëvizjet, tubimet dhe aktivitete të organizura gjatë dy dekadave të fundit të
shekullit të kaluem për të gjitha partitë pa dallim.
3.
I nderuari e i shquari biznesmeni atdhetar Selim Shabanaj kontribuoi shumë edhe në armatimin e
popullatës shqiptare për fitoret e lirisë e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës dardane.
Personaliteti i mirënjohur i lirisë, i pavarësisë e shtetësisë së Kosovës, i botës akademike, i fushës së
letrave shqipe, i shoqërisë civile, i politikës e diplomacisë së Kosovës, Jahja Lluka, aktualisht dhe
President i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, pashë dje, teksa
shkruante në rrjete sociale, ndër të tjera:
“Sonte mora një lajm mortor për vdekjen e njërit nga biznismenët ma të fuqishëm në Kosovë dhe më
erdhi rëndë se Selim Shabanaj nuk ishte vetëm biznismen, po edhe njëri nga donatorët për të
varfërit, po edhe për pregaditjen e popullatës shqiptare për mbrojtje nga hordhitë çetnike, çka me
këtë rast po i nxjerri nga ditari im i një vizite në Zagreb… Dua të them se ti, Selim Shabanaj, ke ba
shumë për Kosovën, po Kosova jo sa duhet për Ty. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”
4.
Biznesmen e filantropi i shquar, veprimtar atdhetar i pandalur, kontributor i madh për zhvillimet
kombëtare, ekonomike, politike, kulturore, mediatike, Z. Selim SHABANAJ nga Kosova dardane, ishte
i Ftuar Nderi në “Kuvendin e Madh të Ulqinit”, i ftuar personalisht nga miku i tij që nga shkolla fillore,
tani Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve” z. Ramiz Tafilaj në Teksas (SHBA), njiherit edhe
Kryetar i Këshillit Organizator të "Kuvendit të Ulqinit"-Kuvend PanShqiptar-NdërBallkanik-
EuroAtlantik.
Kontributi i biznesmenit, filantropit dhe atdhetarit të shquar Selim Shabanaj për Kombin tonë është
tepër i madh, ndaj dhe prania e tij, si i Ftuar Nderi, i dha peshë dhe vlerë Kuvendit të Madh të Ulqinit
të 29 prillit 2023.
Me propozim direkt të motivuar shpirtërisht e të arsyetuar gjithanshmërisht të personalitetit të
shquar shqiptaro-amerikan, Ramiz Tafilaj, “Kuvendi i Madh i Ulqinit” dhe “Gazeta e Alpeve”-media
PanShqiptare e NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e
Veriut dhe Mërgata Shqiptare në Botë) e vlerësoi dhe e nderoi me Çmimin e Madh “Dardania”, Z.
Selim Shabanaj në Prishtinë, me këtë Motivacion: “Për kontributet e tij të shquara filantroprotike
ndërvite, përgjatë shekullit të kaluar deri në pensionimin e tij, për veprimtaritë e tij në zhvillimet
kombëtare, atdhetare, lobuese, ekonomike, politike, kulturore, mediatike në Kosovë e mërgatat
shqiptare, duke dhënë për kombin e vet gjithçka mundi nga bizneset, dituria e puna e tij e
jashtëzakonshme, edhe përkundër përndjekjeve politike e ekonomike nga rregjimi i Jugosllavisë”.
Shpalljen e Çmimit të Madh “Dardania” me motivacionin përkatës për atdhetarin e filantropin e
shquar Ramiz Tafilaj e lexoi në sallën e Kuvendit, gazetarja e mirënjohur Hyrë Tejeci-Murati e Radio
Televizionit të Kosovës (RTK), me përvojë mbi dy dekadore në fushën e gazetarisë, e cila ishte e Ftuar
Nderi në “Kuvendin e Madh të Ulqinit”.
Çmimin e Madh “Dardania” akorduar atdhetarit e filantropit të shquar Selim Shabanaj ia dorëzoi

miku i tij i afërt e i ngushtë i viteve të rinisë së hershme dhe i kohërave të derisotme, Ramiz Tafilaj-
Kryetar i Këshillit Organizator të “Kuvendit të Madh të Ulqinit” dhe Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e
Alpeve”-media PanShqiptare e NdërBallkanike.
Atdhetari e filantropi i shquar Selim Shabanaj duke marrë Çmimin e Madh “Dardania” shprehu
mirënjohjen e Tij për këtë vlerësim të lartë në Kuvendin e Madh të Ulqinit- Kuvend PanShqiptar-
NdërBallkanik-EuroAtlkantik.
Ndarja nga jeta e atdhetarit e filantropit të shquar Selim Shabanaj është një dhimbje e madhe për
Kosovën dardane, për krejt Shqiptarinë, ndaj dhe figura e këtij patrioti të madh e veprimtari të rrallë
duhet të vlerësohet e nderohet nga shteti i Kosovës, nga institucionet e tij më të larta.

Tags: Ramiz LUSHAJ
Next Post

Kryetari i SDA së Sanxhakut për HAYAT: NËSE VAZHDON FAVORIZIMI I POLITIKËS SERBOMADHE APO KROATE, ATËHERË BdheH  DO TË ZHDUKET ( video)

Popular Posts

Aktuale

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

by Ismet Azizi
27 Prill 2025
0

 By ARTUR VREKAJ: “The first Albanian arrived in America in 1886, and, a century later, Albanians found their voice in...

Read more

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

Kamberi dorëzon në Institutin për Krime Lufte dokumente e fotografi të para dhe pas luftës së fundit

U zemlji pokolja na Kosovu

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

A, ishte e mundur të evitohej gjenocidi në Bihor në 1943?

Load More

[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts

MALISORI / BRƉANI – Teritorija i porijeklo stanovništva

by Ismet Azizi
1 Nëntor 2017
0

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

by Ismet Azizi
19 Prill 2025
0

Mr. sc. k. hfz. Aziz Alili biografia (video)

by Ismet Azizi
13 Dhjetor 2016
0

  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

  • Shqip
  • Sandzak
  • English