Flamur Gashi u lind më 10 qershor 1969, në Pejë, Kosovë. Ka perfunduar Fakultetin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Prishtinë. Kontributi i tij është i njohur dhe në fushën e gazetarisë dhe atë të studimeve politike.
Flamur Gashi ka qenë Drejtor i Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë Punëve të Jashtme; Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike – Tiranë. Nga viti 2005 eshte pjese aktive e diplomacisë së Shqiperisë. Zoti Gashi, poashtu ka kryer funksionin e Këshilltarit në disa ministri të Republikës së Kosovës. Në maj 2010 është emëruar Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bosnje dhe Hercegovinë. Në nëntor 2014 zoti Gashi është emëruar Këshilltari i Presidentit për Rajonin, njëkohësisht është pedagog në Universitetin AAB në Prishtinë.