E premte, 6 Qershor, 2025
  • Fillimi
  • Aktuale
  • Sanxhaku
    • Sanxhaklinjtë
    • Demografia
    • Gjeografia
    • Historia
    • Kultura
    • Sporti
  • Të tjera
    • Komunat
      • Novi Pazari
      • Senica
      • Tutini
      • Rozhaja
      • Plava
      • Berana
      • Priboj
      • Bjellopole
      • Pljev
      • Nova Varosh
      • Prijepolje
    • Manifestimi
  • Donatorët
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Projektet e realizuar
  • Për Ne
    • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
    • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
    • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
    • Galerija
    • Videot
  • Kontakti
No Result
View All Result
Kosova për Sanxhakun
No Result
View All Result
Home Kultura Kroaci

The Sandžak: A History

by Ismet Azizi
9 Nëntor 2017
in Kroaci
0
0
SHARES
86
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Një libër që në mëyrë të konsiderueshme përmbanë edhe historinë e shqiptarëve.
Autorë të librit janë Kenneth Morrison dhe Elizabeth Roberts. Morrison është profesor në ‘De Montfort University’ në Leicester (Angli) kurse Roberts është diplomate dhe hulumtuese e njohur shkencore për Ballkanin.

Related Posts

Monograph on the colossus of the New Pazar

Kosta Novaković: Kolonizacija i srbizacija Kosova

DEVETNAESTI I POČETAK DVADESETOG VEKA (V poglavlje )

Më 21 janar mbushen 80 vite  nga  ekzekutimi i Aqif Blytës nga OZNA

DAUT DAUTI
Libri është botuar në vitin 2013 nga shtëpia e njohur botuese ‘Hurst’ në Londër. Është botim serioz dhe i vetëm për Sanxhakun.
Më poshtë i keni tri inserte të librit që janë shkëputur nga tri etapa historike: 1. Ardhja e otomanëve në Ballkan që e shkatërroi perandorinë serbe; 2. Situata pas Marrëveshjes së Karllovcit dhe 3. Ardhja e Austro-Hungarisë në Sanxhak.
(Recenzionin e plotë të këtij libri mbresëlënes, që sjell detaje të reja historike, do ta lexoni një ditë tjetër)
1
Vukashini dhe vëllau i tij Uglesha kanë qenë sunduesit e parë të këtyre që kishin prejardhje jo fisnike dhe që pësuan humbje të plotë në duar të otomanëve kur pjesa dërmuese e ushtrisë serbe u asgjësua në Lumin Marica (në Bullgari) më 1371 në një betejë e cila që të dy vëllezërve ju kushtoi me jetë. Tre muaj më vonë vdiq edhe Uroshi kurse i biri i Vukashinit ‘Mbreti i Ri’ u detyrua ta pranonte vazalitetin otoman. Harta e Serbisë në Ballkan ndryshoi në mënyrë fondamerntale: ishte aq e rëndësishme madhësia e territorit që ju dorëzua otomanëve sa që shumë historianë e konsiderojnë Maricën e jo Betëjën e mirënjohur të Fushës së Kosovës që u ka shkaktuar humbje dhe që shënoi fundin e mbretërive serbe në gadishull.
TheSandzak-ahistory_zps560507ad-600x330
Në tërë Bullgarinë dhe Maqedoninë, sikur edhe në Serbinë jugore, që ishin nën suzerenitetin ottoman, një numër i sunduesve lokal menjëherë filloi të kërkonte konsolidimin e pozitave të tyre në territoret që kishin mbetur nga rënia e perandorisë (serbe). Vuk Brankoviqi, i biri i Branko Mlladenoviqit, i cili e kishte sunduar Ohrin nën Dushanin, sundonte në Kosovë; Llazar Hrebljanoviqi (1362-89) suzeren dhe babai i gruas së Vukut, e kontrollonte shumicën e territorit të Serbisë qendrore sikur edhe një pjesë të konsiderueshme të Kosovës veriore e cila përfshinte minierat e pasura dhe kjo i mundësoi atij që të vendoste superioritet në pjesën qendrore të rajonit në gadishull. (faqe 22 – 23).
2
Kushtet e Marrëveshjes së Karllovcit (1699) shënuan rënien historike të otomanëve e cila gjë e konfirmoi shtyrjen e kufinjëve deri poshtë në jug. Nga kjo u shtua rëndësia strategjike e Novi Pazarit, i cili qytet edhe një herë u bë pikë e rëndësishme tranzitore në rrugën për në kufi të provincës së Bosnjës. Shkalla e humbjes e detyroi riorganizimin administrativ dhe territorial të pjesës së mbetur të tokave otomane kështu që ilajeti i Bosnjës u zvogëlua në pesë sanxhaqe (Bosnja, Hercegovina, Klisi, Zvorniku dhe Bihaqi) kurse qendra e qeverisjes lëvizi nga Sarajeva në Travnik.
Në të njejtën kohë Porta urdhëroi që të shtohej numri i kapetanëve (administartorëve ushtarak) dhe i nisi sërish orvatjet për islamizim sa më shumë të pjesëtarëve të popullsisë së mbetur ortodokse. Një numër i shqiptarëve myslimanë u inkurajuan që të vendoseshin në rajonin e Peshterit, i cili në vitin 1707 është shënuar se kishte 274 shtëpi shqiptare.
Interesi natyral i Perandorisë Otomane në përforcimin e prezencës së saj në këtë territor bëri që të filloi rikonstruktimi apo riparimi i fortesave në mesin e të cilave ishte ajo e Novi Pazarit e cila u restaurua në fillim të vitit 1692 sipas një dokumenti otoman që i referohet konstruktimit të kalasë e cila sot gjendet e rrënuar. (faqe 39 – 40).
3
Ardhja e Austrisë në Sanxhak
Në mes 8 dhe 14 shtatorit të vitit 1879, trupat austriake hynë në Sanxhak në dy drejtime para se të pozicionoheshin jashtë Plevles dhe Prijepoles. Në fillim, okupimi u mirëprit nga ortodoksët kurse popullata myslimane qëndroi shumë indiferente. Por, brenda një kohe të shkurtër, myslimanët, në mënyrë të vazhdueshme, morën qëndrim armiqësor kurse popullata ortodokse, duke e parë më vonë që austriakët nuk e kishin ndërmend ta përzinin administratën otomane, i çliruan ndjenjat dhe filluan t’i shikojnë austriakët me mosbesim. Mbi të gjitha, ardhja e forcave të reja ndikoi në rritjen e madhe të çmimeve të ushqimeve themelore dhe prodhimeve tjera të cilat gjeneruan armiqësi te krishterët sikur edhe te myslimanët.
Pas largimit të Shemsekadiqit, kundërshtarët e okupimit shpejt filluan të mblidhen rreth një udhëheqësi të ri, Mahmut agë Bajramoviqit, një njeri i pasur dhe furnizues me influencë i armatës otomane dhe komandues i njësive të bashibozukëve.
Kundërshtimi i dorëzimit të territoreve [Gucisë dhe Plavës] udhëhiqej nga Ali beg Shabanagiqi (Shabanagaj) i cili ishte anëtarë i dalluar i një familjeje që nxirrte udhëheqës me trashëgim dhe u bë pjesëtar aktiv i Lidhjes së sapoformuar të Prizrenit.
….
Vërshimi i refugjatëve kontribuoi në trazirat e Novi Pazarit. Elementët anti-austriak dhe anti-otoman vazhduan të krijonin kontakte me Lidhjen e Prizrenit e cila në vitin 1880 mori vendim që të zbatoj ligjin islamik dhe të administroj dënime kuranore. Kur otomanët e emëruan Hasan Pashën mytesarif të Novi Pazarit dhe kur ai provoi ta çarmatoste një turmë të militantëve, u gjuajt dhe vdiq menjëherë. Në shumë qytete të Sanxhakut u themeluan komitetete të lidhura me Lidhjen e Prizrenit për të vazhduar rezistencën dhe për të kundërshtuar rekrutimin e ushtarëve në ushtrinë otomane. Aq i madh ishte niveli i rezistencës sa që valiu, Osman pasha, e ndërpreu rekrutimin dhe bëri kompromis që nga ky moment të rekrutuarit të shërbenin vetëm në rethin e vendeve të tyre dhë nën komandë të vendasve.
Të bazuar në këtë sukses, gjatë vitit vijues, një grup me 1 000 shqiptarë të armatosur filloi të lëvizte në mënyrë të lirë në pjesët e Sanxhakut që ishin të administruara nga otomanët. Ata kishin për qëllim që t’i disciplinonin ‘jolojalët’ e komiteteve lokale duke e sfiduar pushtetin zyrtar otoman i cili ishte shumë i dobët për të kontrolluar këtë aktivitet. (faqe 68 – 69).
Next Post

Çfarë tha për shqiptarët deputeti serb Dragisa Lapcevic, më 6 shkurt 1914?

Popular Posts

Kroaci

Monograph on the colossus of the New Pazar

by Ismet Azizi
31 Maj 2025
0

By: Nail Dear: Ismet Azizi, "Aqif Blyta: the colossus of the New Market", published by "Logos-A", Skopje-Pristina-Tirana, 2019 The publication of...

Read more

Monograph on the colossus of the New Pazar

UMJETNIČKI GOSPODAR VREMENA

Rezultatet nga Lista preliminare e Thirrjes për bursa studentore nga KKSh

Tryezë e rrumbullakët: “Sfidat e raportimit mediatik në gjuhën shqipe”

Joseph DioGuardi – A Missionary for the Albanian People

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

Load More

[mc4wp_form id="274"]


Popular Posts

MALISORI / BRƉANI – Teritorija i porijeklo stanovništva

by Ismet Azizi
1 Nëntor 2017
0

Kurtesh Devaja: Lista e emrave të të rënëve shqiptarë në betejen e Çanakkalasë sipas qyeteve dhe vendbanimeve

by Ismet Azizi
19 Prill 2025
0

Mr. sc. k. hfz. Aziz Alili biografia (video)

by Ismet Azizi
13 Dhjetor 2016
0

  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #422 (pa titull)
  • About us
  • Aktuale
  • Antarët e bordit drejtues të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
  • Assembly
  • Berana
  • Berane (bs)
  • Bjellopole
  • Bjelo Polje
  • Çertifikata e regjistrimit, Numri fiskal dhe logaria bankare
  • Ciljevi
  • Demografia
  • Dokumenat
  • Dokumente
  • Donatorët
  • Donatori
  • Donors
  • Galeria
  • Galerija
  • Historia
  • Home
  • Home 2
  • Home 3
  • Komunat
  • Kontakt
  • Kontakti
  • Kultura
  • Manifestimet
  • Mreza
  • Network
  • Nova Varos
  • Nova Varosh
  • Novi Pazar
  • Novi Pazari
  • O Nama
  • Objectives
  • Partnerët
  • Partneri
  • Partners
  • Plava
  • Plavbs
  • Pljev
  • Pljevbs
  • Presednistvo
  • Presidency
  • Priboj
  • Pribojbs
  • Prijepolje
  • Prijepoljebs
  • Projektet e realizuar
  • Rozaje
  • Rozhaja
  • Rreth nesh
  • Sample Page
  • Sandzak
  • Sandzaklije
  • Sanxhaklinjtë
  • Senica
  • Sjenicabs
  • Skupstina
  • Sporti
  • Statuti i OJQ “Kosova për Sanxhakun”
  • Të tjera
  • Titulli ne gjuhen Shqipe
  • Trashigimija Kulturore
  • Tutin
  • Tutini
  • Video

© 2023 - p Jegtheme.

  • Shqip
  • Sandzak
  • English