KOMANDANTI I FORCAVE I VULLNETARE SHQIPTARE MULLA JAKUP KOMBI
MULLA JAKUP KOMBI-të shpallët dëshmor i kombit
Shkruan : Ali Daci
I pavdekshmi, Jakup Ahmet Kombi ( Kardoviq ), komandanti i Forcave Vullnetare Shqiptare në Tregovishtë ka mbet nën mëshirën e harresës historike. Mulla Jakup Kombi në historinë shqiptare do të rradhitet përkrah Aqif Blytës, Ahmet Dacit, Sak Fazlis, Mulla Zekë Bërdynës, Shaban Polluzhës, Adem Najë Kurtagiqit, Mehmet Gradicës, Bajram Gashit, Mustafa Krujës, Kurt Abazit, e shumë bashkëkombasve të tij të cilët Shqipërisë Etnike, atdheut ia falën gjë më të shtrenjët ,jetën. Pazari i Ri, Peja,Tutina, Sjenica,Tregovishta ( Rozhaja),Tirana e Prishtina këtij burri i kanë shumë borxh. Institucionet shqiptare duhet që Jakup Kombin ta shpallin dëshmor të kombit. Këtë veper humane e njerzore duhet zyrtarisht ta dekretoj presidenti i Shqiperisë SHMT Zoti Ilir Meta. Vetem kështu këtij burri dhe bashkëluftetarëve të Tij u dilit hakut.
Mulla Jakup Kombi lindi në Tregovishtë në vitin 1869. Eshtë i biri i hoxhë Ahmetit. Mësimet e para i mori nga i ati dhe pastaj përfundoj Medresene Shkupit. Xhamia e Kuçi në qarshin e poshtme në Rozhajës është në tokën e Mulla Jakup Kombit, të cilën e kishte leshuar i ati i tij Ahmeti për ngritjen e këtij objekti të kultit. Pas mbarimit të medreses Jakup Kombi paiset me njohur dhe kalitet me atdhetarizem. Ai njihte shumë gjuhë orjentale si përsishten, arabishten, turqishten por edhe gjermanishtën dhe italishten. Ky poliglot në shtëpinë e vet fliste me shoqen boshnjakisht, ndersa me fëmijët fliste gjuhën amtare shqipe. Pasiqë ishte në levizje e sipër anë e kënd Shqipërisë, gjëresisht ishte i njohur me situaten politike të vendit. Ai njohu dhe e njohen shumë njërez në teritorin e Sanxhakut, Kosovës e Shqipërisë. Një kohë shërbeu si ushtar në ushrinë turke në Beran deri në vitin 1912, kur terhiqet ushtria turke dhe Jakupi iu kthehet punëve të përditshme në Tregovishtë. Pas luftrave ballkanike, Mali i Zi dhe Serbia okupuan trevat shqiptare, me këtë rast okupohet Sanxhaku dhe nën sundimin e malazezve bie Tregovishta. Qeveria okupuese malazeze i kishte ven vehtes detyrë për shfarosjën e shqiptarëve nga këto treva. Këtë edhe e bëri gjatë sundimit të eger malazez. Pas kësaj tiranie me dhunë u shpërngul po thuaj gjysma e popullsisë për në Anadoll, ndërsa gjysma tjetër iu nënshtrua një gjenocidi të pa parë. Asimilimi i dhunshëm po thuajse trokiti në çdo vatër shqiptare. Për t’i dal në ndihme atdheut, patriotet shqiptarë rrokën armet dhe u organizuan në grupe komitësh.
Tregovishta ishte në një presion të vazhdueshëm nga malazezet dhe Mulla Jakup Kombi u detyrua që më të shoqen dhe fëmijët të braktisë vendlindjen dhe të strehohet në qytetin e Pejës, ku jetoj dhe shërbeu si imam për tetë vite. Gjatë qendrimit në Kosovë ai njohu shumë patriot dhe prijës të popullit shqiptarë, siç ishin Isa Boletini, Hasan Prishtina e Bajram Curri. Në odat kosovare shqiptare njohu historinë dhe u kalit në patriotizmin dhe në shpirtin e tij zuri vend lufta për çlirimin kombëtar. U kalit në gëzimet dhe hidherimet e popullit të Kosovës. Pas themelimit të mbretërisë judosllave Jakup Kombin e gjejmë në Bishevë si imama në xhami e komunës së atëhershme. Në atë kohë Bisheva, vendlindja e Shemsi Pashës dhe Mujko Mukoviqit kishte statusin e Komunës. Më 19 gusht të vitit 1919 shqiptarët e Sanxhakut i dërgojnë një Memorandum kryetarit të qeverisë serbe Lubo Davidoviqi në të cilin njoftojnë qeverin për terorin e çetnikve të Kosta Peçancit mbi popullatën e këtushme shqiptare. Ata ndër të tjera i shkruajnë qeverisë serbe se në Sanxhak çetniket kishin vrar 1300 shqiptarë dhe kishin djegur e plaçkitur 194 shtëpi shqiptare. Gjatë vitit 1924 malazezez në treven e Sanxhakut kishin kryer dy sulme mbi popullaten shqiptare.Të parën në Shahoviq (sot Tomashevë) dhe të dytën në Besnik të Tregovishtës (Rozhajës) më 12 dhjetor të vitit 1924. Bilanci i të vrarëve arriti në 21 veta.
Këtë masakër e kishte kryer kryeçetniku malazez Zarija Joksimoviq i shqoqeruar nga Simon Çukiçi nga Berani e çetnik tjerë. Këtë akt kriminal Jakup Kombi e denoj ashpër dhe reagoj në qeverin e atëhershme malazeze. Reagimet ishin të fuqishme por qeveritarët malazez nuk e përfillën kërkesën për ndalimin e dhunës .Mulla Jakupi me menqurin dhe trimerin e tij u dëshmua si atdhetar dhe organizator i mirë. Kështu populli kishte një admirim të madh për përsonalitetin e tij. Jakup Kombi në prag të Luftës së Dytë Botrore formoi formacionet e policisë shqiptare dhe u zgjodh komandant i tyre, formacione këto që në gjirin e vet mblidhnin shumë vullnetar shqiptar. Me pushtimin e nazifashistëve, Rozhaja i takon zonës së pushtuar Italiane dhe ishte nën administrimin e shtetit shqiptarë si Nënprefekturë e Prefekturës së Pejës. Për prefekt të nënprefektuarës populli i tregovishtës zgjodhi atdhetarin dhe luftetarin e paepur për çeshtjën kombëtare, Adem Najë Kurtagën (Kurtagiq) kurse komandant të xhandarmerisë emroi Qazim Kurpejën (Kurpejoviq), ndersa komandant i forcave vullnetare shqiptare emrohet Mulla Jakup Kombi. Më 2 korrik të viti 1941 ai se bashku me Zhujë Selman Dacin, Adem Najen, Mehë Kallaqin e Avdi Brahim Bralën e shumë vullnetar të Malësisë së Rizhajaës, nga Husajt, Bukeli, Peshkajt, Buxhovi, Ballotiqi, Besniku dhe Kolena priten batalionin e forcave ushtarake “Korata” të udhëhequr nga nënkolonel Sali Sylë Bushati. Pas ardhëjs së Ushrtisë Shqiptare, ushtri kjo e cila kishte të vetmin qëllim mbrojtjen e terësisë teritoriale të tokave shqiptare, populli i Tregovishtës i priti me zemërgjërsi të madhe. Fuqishëm valoj Flamuri Shqiptarë kurse populli këtë akt e priti me gëzim të madh e lotë nder sy, nga ky kushtrim për liri, trimat e bënë betimin para Flamurit Shqiptarë dhe u shti nga armet e zjarrit nga të gjitha anët. Ata me krenari i kënduan hymnit kombëtar dhe më respekt u përkulën para flamurit, më respekt priten Ushtrin Shqiptare. Pas strehimit të ushtarëve në shtepitë shqiptare në Tregovishtë, para kësaj ushtrie dhe vullnetarëve të shumtë Mulla Jakupi Kombi mbajti një fjalim ku ndezi zemrat e ushtarve dhe vullnëtarëve shqiptarë për luftën heroike që ata po i priste për mbrojtjen e tokave shqipatre.Të nesërmën ata do të pozicionoheshin në vijen e kufirit e pikërisht në Livadhet e Gjakut, Çakorr, Mokna në Kacubërre e në Bjeshkën e Turjakut. Jakup Kombi së bashku me vullnetarët e tij ishte i përqendruar në Kacuberr dhe në Turjak, aty kishte ngritur istikamet dhe sistematizuar vullnetarët e tij.
Në shtator të vitit 1943 përfaqsuesi i Bihorit të Sipërm Osman Rastoderi më anë të një shkrese njofton Mulla Jakup Kombin për masakren e shkaktuar nga çetnike në Bihori duke e sygjeruar se këto forca të njëjtin fat e kishin përgatitur edhe për Tregovishtën. Pasi që ishte e premte dhe ditë tregu, Jakup Kombi therrët popullin në një kryengritje të përgjithshme për mbrojtjën e qytetit dhe rrethinës nga forcat e shumta çetnike, duke e shpalluar njëkohesisht gjendjen mobile anekënd trevës së Tregovishtës. Kush me armë e kush pa të iu përgjigjen kushtrimit për mbrojtjen e atdheut. Pika e dislokimit të forcave mbrojtëse ishte Kacuberri. Fjalimi i Mulla Jakupin ngriti moralin e masës së tubuar dhe shtoj forcën për mbrojten e Tregovishtës nga çetet e shumta çetnike. Ishte muaji i shënjtë i ramazanit Mulla Jakupi Kombi para gjematit të shumët nge goten me ujë dhe e bënë iftar, duke ju thenë mases ss koha është e luftës dhe atdheu është mbi të gjitha dhe therret për një mobilizim gjithpërfshirës.
Po atë ditë Jakup Kombi për në Pejë nisi Zhujë Selman Dacin nga Dacaj që atje të ftonte kreret shqiptar për t’i ardhë në ndihmë popullit shqiptar të Tregovishtës. Forcat vullnetare shqiptare nga Rugova dhe Rrafshi i Dukagjinit të nësermën kanë ardhë në ndihmë. Pasi që forcat shqiptare ishin dislokual në zonën e bjershkës së Turjakut,në Livadhet e Gjakut e në Kacubër, ata të përgatitur dhe nën komanden e Jakupit dhe bajraktarit të Rugovës Sak Fazlis, Kurt Abazit nga Radaci e trima tjerë nga Rrafshi i Dukagjinit kishin ngrit istikame për pritjen e çeteve çetnike. Kështu në gusht të viti 1943 forcat vullnetare shqiptare të komanduara nga Mulla Jakup Kombi, Sak Fasli dhe formacionet shqiptare mbrojten me sukse treven e Rozhajës dhe atë të Malësisë nga masakrat çetnike. Kjo mbrojtje kishte për qëllim, pos mbrojtjes së Tregovishtës edhe pengimin e forcave çetnike drejt marshimit kah Pazari i Ri .Gjatë kësaj kohe Jakup Kombi ka shkuar në Shqipëri, në Tiranë dhe është takuar me Xhafer Deven ku nga kreu i Qeverisë Shqiptare ka kërkuar ndihme në njërez dhe armatim. Këtë ndihme Xhafer Deva ia ka ofruar me një herë, pa hezituar fare. Mulla Jakup Kombi ka qenë njëri nga ata që ka ftuar Shaban Poluzhën në luftë për mbrojtjen e Pazarit të Ri. Ai bashk më Mujë Mukoviqin nga Bisheva u ka pri vullnetarve rozhajas e bishevas për në frontin e Pazarit të Ri dhe Sjenicës. Pas disfatës që forcat çetnike pësuan në gusht të vitit 1943 ata nuk provuan më ushtarakisht ta shkelin Tregovishtën dhe aq më pak ta përvojnë Turjakun, Kacuberrin e Livadhet e Gjakut. Komunizmi po dërparonte me forcat e veta partizane. Gjendja politike gjithje po shkonte në disfavor të shqiptareve. Sllavokomunizmi përmes luftës partizane po merrte përmasa më të medha dhe se shtrirja e komuniste po e përbinte edhe këtë trevë shqiptare. Partizanët po i shtonin radhet edhe më luftetar shqiptar e bishnjak. Kështu Rozhaja dhe rrethina e saj dita ditës po e humbte qendresen kombëtare. Administrata shqiptare po lodhej dhe vendin e saj po e zinte një ushtri e re me një ideologji pothuaj antishqiptare. Më kapitulimin e forcave italiane dhe gjermane në pushtet vin sllavokomunistët. Më ardhjën komunistëve në pushtet forcat patriotike shqiptare i shpallën armiq të popullit dhe prijesit e këtyre forcave vihen në shenjestren partizano-komuniste.
Përdjekja dhe eliminimi i prijsve të forcave vullnetare ishte detyrë mbi detyrat e partizanëve. Në atë kohë disa grupe vullnetaresh nuk i kishin dorëzuar ende armet dhe fshiheshin nën bjeshkën e Hajlës ,në Buxhov, Kullë, Zhleb, tek burimet e Ibrit e vende tjera po bënin rezistencën e fundit. Për Mulla Jakup Kombin thuhej se ai strehohej në shtëpin e vet në Rozhajë. Shokët e luftës e kishin sygjeruar që ai të largohej nga Tregovishta, mirëpo Jakupi tanime në moshë të thyer nuk donte ta lëshonte shtëpinë. Disa partizan, në mesin e të cilëve nuk kishte shqiptarë të kësaj ane por disa boshnjak, po planifikonin kapjen e komandantit të forcave vullnetare Mulla Jakupin. Për vrasjen e tij ishin organizuar shumë forca partizane dhe se likuidimi i tij fizik ishte i domosdoshën ,pasi që ky burrë gëzonte autoritet të madh në popull.Partizanët Jakupin e ndiqnin këmb-këmbës dhe se ata dëshironin ta kapnin të gjallë dhe ta dorëzonin pranë organeve “të drejtësisë” .Pasi që këto forca në një natë dimri në janar të vitit 1945 rrethojnë shtëpin e Mulla Jakupit. Më pabesi e thërrasin tek dera dhe aty e kapin, ia lidhin duart dhe fillimisht e njoftojnë se ai kërkohej nga administrata e re që të mirrej në pyetje. Pasi që e kishin vu para tytave të pushkëve rrugës për ndertesen partizane njëri nga partizanët pabesisht pas shpine shti në Mulla Jakupin duke i marrë jetën me një beresheri plumbash nga nje pushkë automatike. U varros në Rozhajë me nderime të mëdha në mungës të shokëve të tij të pushkës, të cilët ende ishin malit.Vrasja e tij ishte më së e dhimbshme dhe humbje e madhe për popullin shqiptarë. Ky patriot dhe luftetar me kohë duhej të rehabilitohej nga historianët dhe politikanët shqiptarë. Mulla Jakup Kombi në historinë shqiptare do të rradhitet përkrah Aqif Blutës, Ahmet Dacit, Sak Fazlis, Mulla Zekë Bërdynës, Shaban Polluzhës, Bajram Gashit, Adem Najë Kurtagiqin Avdyl Bralen , Mehë Kallaqi e shumë bashkëkombas të tij të cilët atdheut ia falën gjë më të shtrenjët, jetën. Pazari i Ri, Peja,Tutina, Sjenica,Tregovishta,Tirana e Prishtina këtij burri i kanë shumë borxh. Institucionet shqiptare duhet që së shpejti të shpallin dëshmor të kommbit Mulla jakup Kombin. Vetem kështu këtij burri i dilit hakut. Ai përkrah Sak Fazlis, bajraktarit të Rugovës, Kurt Abazit bajraktarit të Radacit e shumë patrioteve tjere që moren pjesë aktive më pushkë në dorë për mbrojtjën e trojeve shqiptare u takon vendi në piedestalin më të lartë të lirisë. Rrugët dhe institucionet e Kosovës më krenari duhet të mbajnë emrin e dëshmorit dhe patriotit Mulla Jakup Kombit.
Fotografit
1. Mulla Jakup Kombi
2. Sak Fazlija