Futbolli kosovar ka humbur legjendën më të madhe të saj. Fadil Vokrri sapo ka ndërruar jetë.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk i ka mbijetuar sulmit në zemër që ka pësuar në mëngjesin e sotëm.
Vokrri ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në moshën 58 vjeçare./Indeksonline/