Me iniciativën e Organizatës “ Kosova për Sanxhakun”, për herë të parë në bashkëpunim me strukturat dhe intelektuët e Gjakovës, organizohet Truezë shkencore kushtuar, intelektualit, humanistit, ushtarakut, politikanit Aqif Blyta, njeriut i cili është më i merituari që arrtiti ta mbrojë popullatën e Pazarit t Ri nga shfarrosja çetnike.
Njoftojmë opinionin e gjërë se ditën e shtune më 6. 02. 2016 me fillim në ora 13.00, në sallën solemne të pallatit të Kulturës “ Asim Vokshi” në Gjakovë, nën përkujdesjen e znj. Mimoza Kusari – Lila, Kryetare e Komunës së Gjakovës, Organizata “ Kosova për Sanxhakun” në bashkëpunim me Shoqatën e Intelektualëve “ Jakova” nga Gjakova, Organizojnë Truezë shkencore me temën: “ Aqif Blyta dhe mbrojtja e Pazarit të Ri”.
Me këtë rast me një fjalë përshëndetëse , të pranishmëve do ju drejtohet znj. Mimoza Kusari-Lila.
Me kumtesa do të paraqiten:
- Ali Daci- Rozhajë
- Admir Muratoviq, Pazari i Ri,
- Alban Dobruna, Prishtinë
- Nexhmedin Spahiu, Mitrovicë,
- Mazllum Baraliu, Prishtinë,
- Masar Rizvanolli, Gjakovë,
- Fazli Muriqi, Pejë
- Zahir Kastrati, Skenderaj
- Ismet Azizi, Gjilan.
“ Kosova për Sanxhakun”
Ismet Azizi, kryetar