“Të gjithë të mitë” të akademikut Zuvdija Hoxhiq (Berisha), një roman autobiografik në të cilin autori trajton marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet kombësive, feve dhe brezave.
Libri është përkthyer në gjuhën shqipe nga Dimitrov Popoviq, ndërsa është botuar nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave.
Zuvdija Hoxhiq ( Berisha) një ndër shkrimtarët më të mëdhenj e më në zë në Mal të Zi, por edhe një njeri i mrekullueshëm në kuptimin më të plotë të kësaj fjale, ka trajtuar në këtë roman biografik marrëdhënie të shkëlqyera e shembullore mes kombësive, feve dhe brezave. Kur ta lexoni, do ti ndjeni edhe më shumë vlerat dhe tradita e malësorëve, por edhe bashkëvendëseve të tjerë, pa pasur nevojë të zbukurohen, sepse ato janë me të vërtetë të qenësishme, të bukura e të patjetërsueshme, dhe sidomos kur jepen artistikisht, qiç i ka dhënë pena e këtij mjeshtri të madh, ato ngrihen edhe më lart dhe qëndrojnë në kohë si bjeshkët që mbajnë.