Monthly Archives: Nëntor 2015

Musliu ia “përplas” Vuçiqit: Ku librat në gjuhën shqipe?

Musliu

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, ka zhvilluar në Bujanoc një debat me kryeministrinë e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Debati” u hap në momentin kur Vuçiq doli në foltore, përderisa nga ulësja në amfiteatër, ku po përurohej hapja e godinës së re të degës së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, u paraqit kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu, duke kërkuar nga ai lirimin e teksteve për nxënësit shqiptar që po mbahen në terminalin doganorë, donacion të Ministrisë së Arsimit të Qeverisë së Kosovës.

“Ku janë librat, ku janë librat…”, iu drejtua Musliu, Vuçiqit, ndërsa ky iu përgjigj: “Jonuz, nëse mendon se jam frikuar atëherë je mashtruar keq”, për çka pasuan duartrokitjet në sallë, raporton Titulli.com.

Gjatë kësaj, kohe kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i sugjeronte me dorë Musliut që të ulej, kurse Musliu vazhdoi duke thënë: “Po flas me argumente, nuk po lejoni librat, po i mbani të burgosura”. Vuçiq iu përgjigj se “librat nuk maten si derrat dhe kamionët me kilogramë, por me kualitetin e librit”.

Musliu insistonte të merrte përgjigje nga kryeministri se kur mund të lirohen, kurse ai sërish i përgjigjet: “Jonuz, librat nuk mund të

 “ Kosova për Sanxhakun ” viziton Bashkësinë Kulturore Boshnjake  

Admir_Muratovic_Ismet_Aziz32a

Organizata “Kosova për Sanxhak”, nën udhëheqjen e kryetarit Prof . Ismet Azizi  me  bashkëpunëtor in Ali  Daci, vizitoi Bashkësinë Kulturore Boshnjake të Sanxhakut.

“Kosova për Sanxhakun”, në Pazarin e Ri

2

Përfaqësuesit e OJQ-së “Kosova për të Sanxhakut” Profesor Ismet Azizi me Dr.Kenan Kurtagaj vizituan Këshillin Kombëtar Boshnjak në Novi Pazar.

Të nderuar anëtarë, simpatizant:

Logoja (finale)

Të nderuar anëtarë, simpatizant:

 

Me qëllim të avancimit të interesit tonë të përbashkët, duke synuar të avancojmë dhe zhvillojmë marrëdhëniet reciproke ndërvëllazërore me popullin e Sanxhakut dhe promovimin e kulturës së Sanxhakut, dhe bazuar në të drejtën tonë për liri të asociimit të garantuar me nenin 65.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Liri të Asociimit në OJQ 04/L-57,  me vullnet të lirë vendosëm që të themelojmë organizatën jo-qeveritare “Kosova për Sanxhakun”.

 

Organizata jonë do të jetë shoqatë e pavarur jofitimprurëse, me qëllim të:

  • avancojë dhe zhvillojmë marrëdhëniet reciproke ndërvëllazërore me popullin e Sanxhakut,
  • ruajë, konzervojë, zhvillojë dhe promovojë kulturën shqiptare dhe boshnjake të trevës së Sanxhakut
  • të shtojë marrëdhëniet dhe kontaktet mes shqiptarëve dhe boshnjakëve të Sanxhakut me tjera treva shqiptare.

 

Për shkak  të funksionimit më të mirë  dhe arritjes së objektivave na nevojitet përkrahje, andaj ndihma dhe donacionet tuaja janë të mirëseardhura.

 

Ne do të sigurojmë transparencë të plotë për çdo donacion.

Aqif Blyta kryetar i Novi Pazarit (1941-1945) të shpallet hero kombëtar!

Aqif blyta1

INICIATIVA E NEXHMEDIN SPAHIUT, QË AQIF BLYTA TË SHPALLET HERO KOMBËTAR, SHUMË E QËLLUAR DHE KAHERË E DOMOSDOSHME.



Gjakovari Aqif Blyta ishte njëri ndër politikanët dhe patriotët shqiptarë të Sanxhakut të Pazarit të Ri ndërmjet dy luftërave Botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aqif Blyta është veprimtar i shquar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet në Kuvendin Kombëtar në Tiranë (1943-1944). Aqif- efendia në rolin e komandantit është më i merituari në mbrojtjen e N. Pazarit nga çetnikët. Aqif efendiu është lindur në N. Pazar në vitin 1887. Në N. Pazar babi i tij Emin-aga Blyta kishte ardhur nga Gjakova.

KUJTESE- Në prag të 90 vjetorit të vrasjeve masive në Shahoviq të Sanxhakut

largea_fehratbegdraga1415470454

Për krimin në Shahoviq të Sanxhakut që ndodhi në fillim të nëntorit të vitit 1924 pothuajse askush nuk ka guxuar të flas apo të shkruaj. Ky krim është fshehur aq shumë sa që edhe sot dihet pak për te. Milovan Gjilas ishte ndër të rrallët që ka shkruar në librin e tij “ Bezpravna Zemlja”. Aty ai përshkroi Gjenocidin në Shahoviq duke bërë me dije se ky krim, i përmasave të gjenocidit, nuk ka qenë një hakmarrje spontane, siç e ka përshkruar shtypi serb e malazez, por i planifikuar në detaje.<

Ja 50 shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

unesco_ap

 

50 ishte numri i votave kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Në mesin e tyre ishin Brazili, Rusia, Kina, Siria, Palestina, Koreja e Veriut etj.

 

 

Një pjese e harruar e Shqipërisë natyrale

mbiemrat1_zpsad70f3f6

 

Në një kohë jo shumë të largët, në hartën e dëshiruar të shqiptarëve, Shqipëria ishte ndryshe. Hartë që kurrë nuk figuroi si e tillë në enciklopeditë botërore. Edhe ato kopje të vogla të një shekulli me parë që iu dërguan fuqive të mëdha u dogjën më shpejt se çdo letër tjetër. Vetëm ne i ruajtëm, i qëndruam besnik dhe me fanatizëm edukuam çdo brez që atë koncept gjeografik ta kenë si udhërrëfim për të ardhmen vështruar nga këndi nacional.

 

DEMARKACIONI ÇËSHTJE FUQISH (VIDEO)

demarkacioni

Demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi, vazhdon të jetë temë e debatueshme edhe nga studiuesit e sferës së sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Arsa, qytet i vjetër i mbretërisë Ilire, i lënë pasdore ?

Stari_Ras_Wiki_Crni_bombarder_1

Lugina e lumit Rashka me rrethinën e vet, e cila i takon komunës së Pazarit të Ri, paraqet një ndër hapësirat më interesante Ballkanike për shkencën e historisë së mesjetës. Para ardhjes së sllavëve këto vise kanë qenë të populluara nga ilirët për çka flasin hulumtimet e shumta arkeologjike. Mandej toponimet e shumta në këto vise ruajnë kujtimin  për ilirët.