Daily Archives: 1 Nëntor, 2015

Toponimet shqipe në Sanxhak dhe Bosnjë

shqiponja


Kur bisedohet ose kur debatohet me ndonjë serb, gjëja e parë që ai thotë për Sanxhakun, është se ky vend quhet Rashka dhe kurrsesi Sanxhak. Serbët thonë se fjala Sanxhak rrjedh nga turqishtja. Kanë të drejtë. Emri i Sanxhakut është një fjalë turke sikurse edhe 8742 fjalë të tjera turke që janë përvetësuar nga gjuha serbe, siç janë:sat, sapun, pare, rakija, delija, çekiq, makaze, jorgan, jastuk, hajduk etj. Emri Sanxhak në turqisht do të thotë flamur apo bajrak.

Kaçaku që shpëtoi nga kral Nikolla dhe Karagjorgje por jo nga Ahmet Zogu

Jusufi në mes me të vëllanë djathtas dhe me bashkëluftëtarin
Nëse e analizojmë objektivisht veprimtarinë kaçake të Kosovës, doemos duhet analizuar edhe veprimtarinë kaçake të Sanxhakut apo anasjelltas. Gjenocidi serbo-malazez ka qenë intensiv që nga Kongresi i Berlinit dhe pas mbarimit të Luftërave Ballkanike, atëherë kur Serbia dhe Mali i Zi okupuan Sanxhakun dhe Kosovën. Nga kjo kohë jeta e popullit të Sanxhakut dhe Kosovës ka qenë e padurueshme. Me përkrahjen e Rusisë këto dy mbretëri pas përfundimit të luftërave ballkanike zgjerojnë teritoret e tyre duke dëbuar, vrarë dhe duke ua marrë tokat popullsisë shqiptare. Këto veprime vazhduan edhe më vonë, gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, mandej vazhdoi edhe në Jugosllavinë socialiste e deri te shkatërrimi i sajë.

Shënohet 4 shtatori, dita e dëshmorëve të Pazarit të Ri!

marshi ne Hazhet


As këtë 4 shtator sanxhaklinjët nuk i harruan paraardhësit e tyre, viktimat e pafajshme të ekzekutuar nga komunistët serbë në Haxhet të Pazarit të Ri. Pas lutjes të së premtes ( namazit të Xhumasë) të tubuarit nga qendra e qytetit marshuan drejt Haxhetit, vendit të krimit të disa mijëra sanxhaklinjëve.

Vëllezërit Dreshaj, luftarë legjendarë të Sanxhakut!

Vllezrit Dreshaj

Bilall Dreshaj (Dresheviq) i njohur si Biko, (1910 – 1987) dhe Dervish Dreshaj (Dresheviq) i njohur si Deko, (1907-1981) ishin luftëtarë shqiptarë të Sanxhakut të Tregut të Ri, të cilët luftuan përkrah Aqif Blytës në mbrojtjen e Sanxhakut nga çetnikët dhe komunistët.

Historia e lashtë shqiptare e Peshterit

Aliqkaj

Të gjeturat më të vjetra (rreth 3000 vite) për popullsinë e Rrafshnaltës së Peshterit rrjedhin nga vendbanimi Delimexhë. Sipas mendimit të shumë shkencëtarëve dhe hulumtuesve, banorët më të vjetër të kësaj treve në tërësi kanë qenë të fisit iliro-dardan. Janë toponimet e shumta të kësaj treve që na i përkujtojnë ilirët. Emërtimet: Ras, Ibar, Pešter, Biševo, Vapa, Lim etj. , janë me prejardhje shqipe (rrasë- ploča, (lumi Ibër) Ibar-i bardhë, Lum-Lim, Vapa- vapë, (Pešter) Peshë-težina, ter-terësi, thatësi).

Sanxhaku Autonom ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi (II)

Sanxha-harta

“SDA-ja, jo vetëm e Sanxhakut, por edhe e Kosovës, gjithmonë ka pas në program të veprimit, formimin e Sanxhakut si një entitet të veçantë dhe të pavarur, jo vetëm autonom, por edhe territorial. Historikisht Sanxhaku, është një territor i veçantë, jo vetëm nga aspekti etnik, ku shumica e banorëve kanë qenë, por edhe sot janë boshnjak, etnogjenetikisht shumë të afërt, ose të përzier, nganjëherë edhe identik me shqiptarët etnik” Numan Baliç.

Sanxhaku: Çështja e pa zgjidhur që po troket në dyert e Evropës

Sanxhaku -i pazgjidhur

Përkundër ekzistimit të kufijve të tanishëm shtetëror, ka zgjidhje të mjaftueshme që Sanxhakut t’i mundësohet një identitet territorial, kurse për këtë flasin shembuj kudo në Evropë, si në rastin e Euro-regjionit të Tirolit.