Monthly Archives: Dhjetor 2015

Sheshi i Rozhajës më në fund emërtohet  “Sheshi  Mulla Jakup Ef. Kardoviq “!.

 

Njëmbëdhjetë vjet më parë, në prag të mbajtjes së lojrave  të 41 të Sanxhakut në Rozhajë, është ndërtuar sheshi në qendër të qytetit. Propozimi i vetëm për emërtimin e sheshit ka rrjedhë nga  BDB, mbas përfundimit të simpoziumit shkencor “Mulla Jakup Kardoviq”.

“Autonomia e Sanxhakut nuk e rrezikon as Serbinë dhe as Malin e Zi”

zukorlic01rasfoto-emil-conkic_f

Boshnjakët e Sanxhakut nuk duan që autonominë rajonale ta realizojnë duke rrezikuar Serbinë ose Malin e Zi, thotë myftiu i Sanxhakut Muamer Zukorliq.
Ai ka theksuar se është e domosdoshme që të pranohet fakti se Mali i Zi është i shtet i pavarur, dhe se, parimi i tij për Sanxhakun si rajon dhe tërësi e pandashme nuk e zvogëlon shtetësinë e tij.

Nokshiqi, Normandia e shqiptarëve

Nokshiqi

Fshati Nokshiq e ka marrë emrin nga Noka, themeluesi i Nokshiqit. Në periudhën antike ky fshat është banuar nga banoret ilir të fisit Labeat. Banorët vendas që nga antika kanë qënë Ilir. Marrëveshja e Shën Stefanit, e mbajtur me 3 mars 1879, e cila ishte një marreveshje në mes Turqisë dhe Rusisë, shënoj me ndarjen e interesave të përbashketa në mes të këtyre dy fuqive të mëdha.

Pllatiqeva, Nikinci, Hërtkovci dhe Jarak në Srem, vendbanime të krijauara nga shqiptarët e Peshterit

Nikinci-1900

Konflikti mes Perandorisë Osmane dhe Austrisë i viteve 1716-1718 ka përfunduar me pushtimin dhe aneksimin e pjesëve veriore të trojeve shqiptare. Rreth 1 600 shqiptarë të besimit katolik të fisit Kelmend ( Klement) duke mos iu bindur sundimit osman u shpërngulen nga trojet veriore shqiptare. Duke iu bashkuar ushtrisë Austriake kjo popullsi migroi drejt veriut duke u vendosur në Srem.
anime
 

Ismet Azizi
Në lidhje me shpërnguljen e Shqiptarëve në Srem, M. Kostiq në veprën e tij: Arnautsko naselje u Sremu, shkruan se nuk dihet se sa serbë janë zhvendosur nga “Serbia e Vjetër“, siç i quan ai trojet shqiptare në veri. Fjala është për “Migrimin e Dytë” që ka ndodhur nën Arsenijen e IV-të. Dihet se me popullin serb në Srem ka ardhur edhe një numër i madh i familjeve shqiptare katolike të fisit Kelmend që janë shpërngulur nga viset veriore shqiptare, gjegjësisht nga Peshteri. Ata, sot i përkasin kombësisë kroate të vendosur në vendbanimet Pllatiqevë, Nikinci, Jarak dhe Hrtkovci.
Ndërsa Noel Malcolm në vepren e tij ” Kosova një histori e shkurtër”, citon autorin Boethius: “Kelmendasit të cilët arritën në territorin habsburgas u inkorporuan si ushtarë të “kufitarin ushtarak” austro-hungarezë: atyre dhe familjeve të tyre, iu dhan dy fshatra për të jetuar Hrtkovci dhe Nikinci, në Srem. Me ndihmën e priftërinjëve katolik shqipfolës, të cilët ndodheshin me ta, ata do ta ruanin gjuhën dhe kulturën e tyre për breza të tërë, por duke u shëndrruar gradualiht në kroat. Mandej, Malcolm citon autorin serb Veselinovic:”Sipas regjistrimit të vitit 1900, shihet se kishte 55 pleq shqipfolës në të dy fshatrat e sipërpërmendur, kurse në vitin 1968 një gjurmues shqiptarë nga Kosova pati mundësinë ta dëgjonte një grua plakë të Hrtkovcit, duke kënduar një “ninulë”në gjuhën shqipe. Ndërkaq, më 1992, ekstremistët serb i hynë një fushate të veçantë për t’i dëbuar “ kroatët” nga Hërtkovci, madje duke ndrruar edhe emrin e fshatit në “ Serbisllavci” ( Glorifikuesit serb”). Si pasojë e kësaj, shumica e stërnipave të malësorëve kelmendas të cilët e kishin rrezikuar jetën e tyre, më 1737, duke luftuar nën udhëheqjen e patriarkut serb të Kishës Ortodokse, u dëbuan nga trolli serb”.
Pllatiqeva, Nikinci, Hërtkovci dhe Jarak, vendbanime shqiptare në Srem, sot të banuara me popullsi të përzier por e dominuar nga ajo serbe dhe me disa shqiptarë të mbetur të cilët krejtësisht janë asimiluar në kroat.
Pllatiqeva për herë të parë përmendet në vitin 1366. Vendbanimi përmendet me emrin Fenberek, deri në vitin 1 426, kur është shënuar si Fenberek Nomine Palaticho. Si patundshmëri në kohën e mesjetës, vendbanimi ishte në pronësi të spahillakut të Mitrovicës së Sremit. Pas kësaj kohe, deri në fund të shekullit XVII, nuk ka të dhëna për këtë vendbanim. Në këtë kohë, në këtë vendbanim siq u tha më lartë u vendosën shqiptarët e fisit Kelmend të ardhur nga Rrafshnalata e Peshterit. Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1869 në Pllatiqevë kanë jetuar 962 banorë, dhe me kalimin e kohës popullsia ka pasur rritje të vazhdueshme. Sipas regjistrimit të vitit 1981 këtu kanë jetuar 2 812 banorë. Mosha mesatare e popullsisë ishte 35.1 vjet. Serbët përbënin 59.2% të popullsisë, 23.0% kroatët ( me prejardhje shqiptare) kurse hungarezët përbënin 7.2%. Në periudhën e pasluftës, përqindja e serbëve ka shënuar rritje ndërsa rënie kanë shënuar kroatët dhe hungarezët.
Sipas regjistrimit të viti 2002 në Pllatiqevë kanë jetuar 2760 banorë. Mosha mesatare ka qenë 39.7 vjet. Të dhënat për popullsinë tregojnë ngjashmëri me Nikincin dhe Hrtkovcin, vendbanime të banuar me shqiptarë të Peshterrit. Alktualisht strukturën e popullsisë e përbejnë serbët me 72.7% kroatët 13.1% dhe 6.3% hungarezët.
Hërtkovci
, është fshat tipik fushor, me pozitë shumë të volitshme gjeografike. Ky fshat gjendet në afërsi të qendrave të mëdha industriale me të cilat është e lidhur me rrugë automobilistike. Nga Ruma dhe Mitrovica e Sremit është larg vetëm 16 km, ndërsa nga Shabaci 18 km. Nga Novi Sadi është larg 52 km, ndërsa magjistralja që lidhë Novi Sadin me Rumën dhe Shabacin kalon nëpër Hrtkovci. Nga autostrada Beograd -Zagreb është larg vetëm 10 km.
Në mesjetë ky vendbanim është njihur me emrin Hudrovc kurse me kalimin e kohës ndërrohet emri dhe në vitin 1881 quhet Hërtkovci.
Në vitin 1737 rreth 1 600 shqiptarë të besimit katolik të fisit Kelmend ( Klement) duke mos iu bindur sundimit osman u shpërngulen nga trojet veriore shqiptare dhe vendosen në Srem përveq në fshtart tjera u vendosën edhe në Hrtkovci. Pasardhësit e tyre sot deklarohen si kroat. Në vitin 1854 këtu janë vendosur edhe gjermanët. Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1869 në Hrtkovci kanë jetuar 1 239 banorë. Deri në Luftën e Dytë Botërore popullsia është rritur ndërsa gjatë luftës numri i tyre është zvogëluar duke arritur edhe deri te ndërrimi i popullsisë. Në vend të gjermanëve të shpërngulur janë vendosur kolonizatorët serb. Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1981 aty kanë jetuar 2.855 banorë. Shumicën e popullsisë së këtij vendbanimi e kanë përbërë kroatët me prejardhje shqiptare 41.3%, hungarez 19.4% dhe serb vetëm 17.2%.
Sot, pas konflikteve në ish Jugosllavi, shumica e popullsisë kroate kanë migruar drejt Kroacisë, ndërsa refugjatët serb nga Kroacia janë vendosur në Hrtkovci. Serbët kanë tentuar dhe ia arriten që këtij vendi t’ ia ndërrojnë emrin në Srbisllavci.
Vetëm nga periudha 26 – 30 shtator 1992, si pasojë e spastrimeve etnike, nga Hrtkovci janë dëbuar 1 200 njerëz, kryesisht kroat. Sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002 në Hrtkovci jetojnë 3 428 banorë. Shumicën e përbëjnë serbët me 69.8% kurse hungarezët 9.0% dhe kroatët 7,4%.
Nikinci është fshat në komunën e Rumës (17 km larg Rumës) dhe lidhet me hekurudhë dhe rrugë të salutary. Afërsia e utostradës Beograd-Zagreb ndikon që Nikinci të ketë pozitë shumë të përshtatshme gjeografike.
Nikinci në histori për herë të parë përmendet në vitin 1338 në kohën e sundimit të mbretit kroat dhe hungarez, Karlo Robert. Atëherë në këtë vend ekzistonte një vendbanim i vogël i quajtur “Mukunci”. Nga ky emër më vonë rrjedhë edhe emri Nikinci.
Gjatë sundimit të Perandorisë Osmane në këto territore për Nikincin dihet fare pak. Si duket ky vendbanim ishte i boshatisur. Pas largimit të osmanëve, siç përmendëm më lartë, në vitin 1737 në Nikinci, Pllatiqevë, Jerak dhe Hrtkovci u vendosën 1 600 shqiptarë të fisit Kelmend. Përveç tyre këtu janë vendosur edhe një numër i hungarezëve dhe kroatëve.
Gjatë sundimit të Marija Terezës, nga viti 1740 deri 1780, aty arrijnë kolonozatorët gjerman. Nga kjo periudhë e deri në vitin 1944 në Nikinci kanë jetuar kroatët me prejardhje shqiptare, hungarezët dhe gjermanët. Kah fundi i Luftës së Dytë Botërore nga aty është dëbuar e tërë popullsia germane Në vend të tyre, gjatë kolonizimit të pasluftës, rexhimi komunist i Beogradit aty i ka vendosur serbët duke i sjellë nga vende të ndryshme por kryesisht nga Bosnjë e Hercegovina. Edhe më vonë ka vazhduar ardhja e serbëve në mënyrë stihike dhe në vitin 1961 serbët bëhen shumicë.
Sipas regjistrimit të vitit 1981 në Nikinci kanë jetuar 2 425 banorë. Nga kjo shifër 47.5% janë serb, 20.4% kroat kurse 19.6%, hungarez. Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2002 struktura nacionale ka ndryshuar edhe më tej si rezultat i konfliktit në ish Jugosllavi. Nikinci, sipas regjistrimit të vitit 2002, kishte 2 216 banorë. Prej tyre vetëm 9.4% ishin kroat, 69.2% serb dhe 11.9% hungarez. Pra siç shihet këtu ka arrit deri te largimi i popullsisë kroate dhe ardhja e popullsisë serbe.
Jarak
( Kroatët e quajnë Grgurevci) është fshat në komunën e Mitrovicës së Sremit në Vojvodinë. Sipas regjistrimit të vitit 1991 në Grgurevci jetonin 2.235 banorë me 713 familje. Popullsia është shumë e përzier me dominim të serbëve ndërsa kroat me prejardhje shqiptare janë vetëm 17.

——
Literaturae shfrytëzuar:
-Noel Malcolm, Kosova një histori e shkurtër”
– Glasnik Srpskog Naucnog drustva. skpolje 1930.
– M. Kostič,” Arnautsko naselje u Sremu”,Juzna Srbuija, IV, Skoplje 1923
– M. Kostič, ” Ustanak Srba i Arbanasa u Staroj Srbiji protiv turaka 1737-1739 i seoba u Ugarsku”, Glasnik Srpskog Naucnog drustva. Skpolje 1930.
– Dimitrije Bogdanovic’: „Knjiga o Kosovu” –http://guskova.ru/q?a=t&doc=/~mladich/Kosmet/knjiga_o_Kosovu/tursko_dob
Slobodan Ćurčić, Broj stanovnika Vojvodine, Novi Sad, 1996.
Borislav Jankulov, Pregled kolonizacije Vojvodine u XVIII i XIX veku, Novi Sad – Pančevo, 2003, page 61

A janë 30 mijë serb në Shqipëri !?

libofsha

Libofsha

Si po ia arrin Beogradi të krijoj minoritetin serb në Shqipëri? A ka serb ne Shqipëri, nga kan ardhur, dhe a kanë prejardhje serbe nëse janë serb ?

Alpet shqiptare në Mal të Zi dhe Plava si qendër turistike

plav_from_air

Alpet Shqipatare janë sistem malor i veçantë në Siujdhesën Ballkanike që shtrihen në trekëndëshin ndërmjet Dinariteve në Veriperëndim, Sistemit të Malit Sharr në Juglindje dhe Rodopeve në Lindje dheVerilindje.

Alpet Shqiptare përfshijnë rreth 3500 km2 të shtrira ndërmjet liqenit të Shkodrës, Rrafshit të Dukagjinit, luginës së Zetës, luginës së Plavës dhe Gucisë.

 

JO MË SHQIP, MEDET (poezi)

plava

 

 

 

 

JO MË SHQIP, MEDET

Ke kroi i Vashës
dhe Gurrat e Ali Pashës
të mbushë sytë ç´mallje
dola
nuk di ç´fola
e ç´pamje vola!

Nuk pashë
vashë
as Ali Pashë,
s´piva ujë gurrash
por, lotë grashë
e gjak burrash!

Nga shtatë plagët e Jakup Ferrit
që n´trup i patë,
shatëdhjetë e shtatë
tokës përgjatë
të larë në gjak,
dergjej e ngratë
n´atë lëngatë!

As gaz lojnash,
as kangë vashash,
jo jo, as majekrahçe burrash
nuk dëgjova,
veç hingërizje devojkash*,
hingëllimë junaqësh**
e vajtim gurrash,
kahdo shkova!

Eh, n´Risan
as emër s´kam,
n´Tivar,
kjesh
po s´jam shqiptar!

N´Guci e Plavë,
Peshterë e Rozhajë,
zemra vlon valë
veç n´ofshamë e vajë,
Sanxhaku im
lëngatë
e gjatë
e shpirtit tim!

Një sagë
e dhimbshme,
plot maraz
dhe zymtësi n´Prag!

Mentor Thaqi VS., 19.12.2012
Devojkash* sllavisht – vajzash (vashash)
junaqësh**, poashtu sllavisht, trimash

Ja si mbrohen të drejtat e shqiptarëve dhe boshnjakëve në parlamentin serb

Enis-Imamović

Struktura nacionale e gjyqësorit mbetet edhe më tutje në dëm të shqiptarëve dhe boshnjakëve

 

Në seancën e sotme të parlamentit serb deputeti i PAD (SDA) Sanxhakut Enis Imamoviç i bëri thirrje ministrit të Drejtësisë Nikola Selakoviç të pezullojë procedurën e zgjedhjes së funksioneve gjyqësore dhe kështu të parandaloj një shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të ligjit ndërkombëtar në dëm të popullit boshnjak dhe shqiptar.

BEOGRAD, ATY KU SHQIPTARËT NUK GUXOJNË TË DEKLAROHEN AS TË FLASIN SHQIP

Beogrda

Beograd, aty ku shqiptarët nuk guxojnë të deklarohen as të flasin shqip
“Nuk e mbaj mend një rast të vetëm që kur jam deklaruar si shqiptare në Beograd”, thotë një shqiptare e lindur dhe rritur në kryeqytetin e Serbisë. Këtë përjetim e thotë vetëm një nga shqiptarët që jeton në Beograd. Ajo pohon se mbi 1 mijë shqiptarë jetojnë në Beograd.

Enis Imamoviq në KUVENDIN E SERBISË !!!