Monthly Archives: Janar 2017

Miliq: Serbia po e provokon Kosovën dhe rajonin për të kërkuar ndërhyrjen e Rusisë

miliq

Intervistë me Jelena Miliq, kryetare e Qendrës për Studime Euroatlantike në Serbi. Miliq dje u largua nga podiumi i një interviste të përbashkët me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq. Ajo mendon se Serbia po provokon ndërhyrjen ruse.

Rozhaja, djepi i traditës, kulturës, bukurisë magjepsëse dhe bujarisë shqiptare…

Rozhaja-685x320

(Mbresa nga një udhëtim)

Vija nga një eksperiencë e gjatë, e mbushur me pritje e emocione të panumërta e të papërshkrueshme. Krijimtaria ime letrare më kish dhënë mundësi të prekja e shijoja toka e gjeografi, brenda e jashtëshqiptare. Sapo kisha marrë ftesën e radhës për prezantim të krijimtarisë sime në Rozhajë të Malit të Zi. Nuk e njihja si vend e ia kisha dëgjuar emrin vetëm nga akademiku Dervish Rozhaja. Veprimtari, mësuesi dhe organizatori Ali Daci, do të bëhej ura lidhëse imja me këtë vend, që më pas do të kthehej në dëshirë të vazhdueshme për mua. Aliu, ishte  i vendosur të më conte në Rozhajë. Fillimisht ngurrova për shkak mosnjohjeje, por kur ai së bashku me miq e kolegë të tij, erdhën e më takuan në qytetin ku une punoj e jetoj, në Fier, nuk më kish mbetur gjë tjetër, vecëse të bindesha e t’i lija të bëheshin gati për aktivitetin e paracaktuar.

Justin McCarthy: “Vdekje dhe Dëbim – spastrimi etnik i myslimanëve osmanë, 1821­-1922”

Justin McCarthy

Sot vjen në Tiranë nga Amerika  ‘Vdekje dhe Dëbim – spastrimi etnik i myslimanëve osmanë, 1821­-1922’ Pra, siç shihet, është fjala për periudhën e fundit të Perandorisë Osmane, rënien e saj, që u shoqërua nga luftra me theks nacionalist si pasojë e prishjes së një rendi të caktuar, duke kulmuar më pas me Luftën e Parë Botërore.

RRETH BURIMEVE PËR HISTORIKUN E BETEJËS SË LUMËS (Nëntor-dhjetor 1912)

luma

Beteja legjendare e malësorëve lumjanë e të rrethinës (nëntor-dhjetor 1912) me forcat pushtuese serbe është sa e trajtuar aq e paplotësuar, megjithëse lavdia e Lumës. Për këtë betejë kemi disa burime, nga ato gojore-folklorike deri te ato arkivore, si dhe shumë shkrime historiografike. Në aspektin sasior vendin e parë e zënë kujtimet e bashkëkohësve dhe të pjesëmarrësve në luftime dhe krijimet folklorike – refleksione të çastit historik ose frymëzime të mëvonshme 1, të cilat, veç së vërtetës së pamohueshme, bartin, pa dyshim, edhe një dozë subjektivizmi. Megjithatë, këto burime janë me rëndësi, sepse shpalojnë të dhëna e dëshmi, emra prijësish e luftëtarësh, vende ku janë zhvilluar luftimet e përshkrime të tyre etj. që burimeve arkivore u mungojnë. Thënë ndryshe, të dhënat gojore e krijimet folklorike të kohës ngrohin ose ulcêjnë dëshmitë, shpesh të thata, të arkivave. Madje, bash këto burime na kanë bërë të njohura deri në detaje zhvillimin e asaj beteje, qëndrimet e palëve ndërluftuese, trimërinë e luftëtarëve vendës etj. dhe kanë mbajtur gjallë krenarinë krahinore dhe shpirtin atdhetar ndër vite, si dhe nuk kanë lënë të zbehet urrejtja ndaj armiqve shekullorë të kombit, të cilët kanë bërë krime të panjehura në viset e Lumës, Opojës, Gorës, Hasit, Malziut, Vërrinit, po edhe shumë më gjerë. Prej burimeve gojore kemi mundur të hartojmë listën, megjithëse ende të paplotë, të dëshmorëve dhe të masakruarve nga armiqtë sllavë në vitet 1912-1913.

Selmon H.Kabashi apo «Selmon Qafshtremti», trimi shqiptar që gjithë jetën i barti në trup dy plumba nga koha kur e mbrojti Sanxhakun

selmon-kabashi-225x300

 

Si fëmijë por edhe kur u rrita dhe fillova të kuptoja më shumë, më ka rastisë që në «odat e burrave» të Kabashve ne Gurrakoc, të ndëgjoja rrëfime të ndryshme, ndër të cilat edhe rrëfimet për betejat për mbrojtjen e Masbjeshkes së Sanxhakut, në të cilat përpos shume trimave të Dukagjinit e Kosovës, kan marrë pjesë edhe shumë burra të Kabashve të Gurrakocit, Tomocit etj.  Axha Selman Kabashi gjithmonë rrëfente me krenari të madhe për pjesëmarrjen e tij në mbrojtjen e Pazarit te Ri,Sanxhakut.