Monthly Archives: Dhjetor 2017

Shqiperia Tjeter – Shqiptaret e sanxhakut ne Serbi – Top Channel Albania

Gjurmë Shqiptare – Shqiptarët e sanxhakut

Nje udhetim qe sjell shqiptaret e Sanxhakut ne Serbi. Ata zyrtarisht nuk egzistojne, e megjithate nuk kane humbur. Si jetojne ende nen frike pa u deklaruar shqiptare? Ndiqni te plote dokumentarin e gazetarit Marin Memes

Gjurmë Shqiptare – Nga Nishi tek Molla e Kuqe

Kush ishte Jakup Ferri?

jakup-ferri
Është folur, kënduar e shkruar shumë për tribunin, Jakup Ferri nga Plava. Por, fatkeqësisht deri në këtë verë thuaja as varri nuk i dihej. Një pinjoll i kësaj dere, Prof.Dr.Naser Ferri, ka përgatitur një biografi të tij të shkurtër, të cilën po japim të plotë.

Bashkësia Demokratike Boshnjake  e Sanxhakut, ndërron emrin në Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit!

zukorlic_250517_foto Dusan Milenkovic 2522-1_8e43_1000x1000

 

Bashkësia Demokratike Boshnjake  e Sanxhakut (Bosnjacka Demokratskog Zajednica Sandzaka) në të ardhmen do të njihet me emrin si Partia e Drejtesise dhe Pajtimit (Stranka Pravde i Pomorenja), dhe kryetari i saj i ri do të jetë deputeti  i kësaj partie në Parlamentin  e  Serbisë dhe ish myftiu i BI në Serbi Muamer Zukorliq, u vendos në kuvendin zgjedhor të  mbajtur më 23 dhjetor  në Novi Pazar.

Shkup, Konferencë shkencore për Xhemijetin dhe rezistencën e saj kundër kolonizimit

DSCF0084

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve – Shkup, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Logos-A” – Shkup, organizoi konferencën shkencore me temë “Organizata Xhemijeti dhe rezistenca e saj kundër kolonizimit”, njofton Portalb.mk.

Sot filloi zyrtarisht mësimi i gjuhës shqipe dhe boshnjake nëpër shkollat fillore të Turqisë (Foto)

gjuha shqipe ne Turqi

Ministria e Arsimit kombëtar te Turqisë vitin e kaluar kishte vendosur në programin arsimor për vitin e ardhshëm gjuhën shqipe dhe boshnjake si lëndë zgjedhor duke nisur që nga klasat e 5-ta.

Ne Qendren PEN ALBANIA u ndanë mirënjohjet dhe çmimet vjetore

25181712_10154835845045448_370720584_n

Qendra PEN e Shqipërisë dhe PEN International gjatë ceremonisë vjetore të Çmimeve për letërsinë Albanologjinë dhe përkthimin në Bibliotekën e Librit Akademik, të mbajtur më 8 dhjetor ndanë çmime të ndryshme

Eliot Engel: Kosovarët të bëhen gati për pasoja, nëse Demarkacioni nuk ratifikohet

Eliot-Engel

 

Çështja e kufirit të Kosovës me Malin e Zi tashmë është në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, por shanset e miratimit të marrëveshjes duken të vogla. Ligjvënësi amerikan Eliot Engel, i cili sapo është kthyer nga një vizitë në Kosovë, thotë për Zërin e Amerikës se është në interes të Kosovës ta ratifikojë marrëveshjen dhe të ecën përpara me integrimet e tjera evropiane.

Pritja të presidenti, Ilir Meta për Festa të Nëntorit dhe Panairi i Prodhuesve Bujqësor në Tiranë

mulliqi

 

Çdo vizitë në Shqipëri më sjellë kënaqësi të veçantë. Rruga e Kombit është gjeja më e bukur që ka mundur të ndodhë  midis dy shteteve shqiptare. Nëse dikur rrugëtimi për vendin e shqiponjave ishte i vështirë dhe i gjatë, tash sa qelë e mbyllë sytë siç thonë gjendesh në Tiranë.

Nga Skënder MULLIQI

Edhe viteve te kaluara, por edhe këtë vit miku im, Flamur Gashi veprimtarë I dalluar I çështjes kombëtare , këshilltarë I presidentit, Ilir Meta, më kishte ftuar në presidencë më rastin e Festave të Nëntorit,Te ftuar ishin gazetarë, diplomatë  dhe njerëz të artit dhe të kulturës nga trojet etnike .Isha në Tiranë disa herë , por jo edhe në Pallatin e Brigadave , ku është  selia e presidentit të Shqipërisë. Është ky një vend I bukur siç është edhe mbarë Shqipëria vend I bukur ashtu si ia ka falë Zoti të gjitha ato bukuri dhe begati natyrore. Ne ambientet ku bëhej pritja nga z. Ilir Meta, ishte nje atmosferë vërtetë festive .Të pranishëm ishin shumë diplomatë të huaj , ndër ta ishte edhe  ambasadori amerikanë z. Donald Lu, kryeministri, Edi Rama, Leka Zogu,parlamentarë, e shumë figura të tjera të jetës publike. Zura një vend afër një tavoline ku ishte një djalosh I gjatë dhe I bukur më të cilën u njoftova .Quhej Idi Mina një biznesmen tiranas më të cilën kaluam qaste të mira. Orkestra shqiptare ishte në një kënd të sallës e cila gjithë kohën i shoqëroj te pranishmit  më tingujt e bukur të muzikës serioze. Radha I erdhi edhe fjalimit të presidentit, Ilir Meta I cili pasi që i përshëndeti të pranishmit mbajti një fjalim të shkurtër lidhur më Festat Kombëtare. Presidenti Meta dhe kryeministri, Edi Rama ngrenë dolli me shume mysafire në sallen e mbushur me te ftuar. Ne dy anët e sallës ku mbahej takimi enkas ishte bërë servimi I ushqimeve tradicionale shqiptare me lloje të ndryshme të pijeve. Kur mendova së nuk është asnjë person nga Kosova dhe trojet etnike, ashtu befas takova mikun tim, Ali Dacin nga Rozhaja, nënkryetar i shoqatës “Kosova për Sanxhakun’, kryetarin e shoqatës, Ismet Azizi, anëtarin e kryesisë, Safet Hadroviq-Vrbicki dhe anëtaren e shoqatës, zonj. Amina Nuroviq. I bëmë disa foto së bashku dhe në një çast afër nesh ishte edhe veprimtari i devotshem, Riza Halimi nga Lugina e Preshevës. Për një çast i thash Aliut, së ende  nuk e kam pa  Flamur Gashin. Jo ma ktheu Aliu, nuk është sonte I pranishëm së I ka vdek mixha në Kosovë. Sigurisht së me erdhi shumë keq. Të nesërmen I shpreha ngushëllime ne fb për humbjen e më të dashurit të tij .Pas këtij momenti i  bëmë disa foto edhe më presidentin e Shqipërisë, z.Ilir Metën. Kaluam sigurisht qaste të cilat nuk shlyhen lehtë nga kujtesa. Ika nga Pallati I Brigadave më një taksist nga Permeti më të cilin për pak kohë bëmë një shoqëri të mirë, së vërtetë edhe u tregua së ishte njeri i ndershëm siç janë të ndershëm dhe mikpritës te gjithë shqiptarët e Sipërisë. Nga qendra e Tiranës për në Lushnje ku banon që disa kohë djali im Laurati , ika me makinë I shoqëruar nga bashkëshortja ime dhe nusja djalit. Te nesërmen herët në mëngjes shkuam në Tiranë  më djalin Lauratin, ku mbahej për herë të parë panairi I produkteve bujqësore I organizuar nga Ministria e Bujqësisë në krye më zëvendësministrin dhe mikun, z.Dhimo Kote, një njeri I cili për shumë vite kishte qenë kryetar I komunës së Xarrës, vetëm disa kilometra larg Sarandës së bukur. Me z.Kote isha takuar dhe miqësuar vitin e kaluar  në Xarrë.

Xarra është një copë parajse siç e quajti më të drejtë Rudina Xhunga e cila e kishte bërë një shkrim enkas për këtë vend të plantacioneve të mandarinës .Ajo ndër të tjera thotë ”Xarra është parajsë gjithë ngjyra- ngjyra e aroma, çdo tokë e punuar, plantacione të tëra më mandarina, që të marrin sytë dhe mendjen ,dhe nuk të besohet derisa takon Dhimon, që je në fshat shqiptarë”. ”Po si mund të i kish nga ky fshat që kishte dalur  më 3 milionë euro fitim nga shitja e prodhimit të vet, mandarinës -Klementina ishte shprehur Dhimo “ .Nga ky vend I vogël por më plotë punëtorë të vyeshëm në krye më Dhimo Koten  furnizohen gjithandej jo vetëm trojet shqiptare por edhe shumë shtete të Evropës. I thash  vetëm disa fjalë për z.Dhimo Kote, së vërtetë ky njeri më punën e bërë  e ka merituar postin e zëvendësministrit të Bujqësisë .Panairi I produkteve bujqësore në sheshin kryesor të Tiranës ishte organizuar për mrekulli. Sidomos binin në sy piramidat e formuara prej mandarinave ,mollëve dhe domateve duke krijuar kështu një panoramë të bukur bashkë më gjitha prodhimet tjera të cilat u ekspozuan për dy ditë më radhë. Të pranishëm atë ditë feste për ti përgëzuar bujqit e vyeshëm anekënd Shqipërisë  ishte  edhe kryeministri I Shqipërisë,z. Edi Rama, ministri I Bujqësisë z.Niko Peleshi, kryebashkiaku I Tiranës, z,Erion Velijaj etj, të cilët edhe mbajtën fjalime në mbështetje të  prodhuesve dhe të biznesmenëve të vendit. Ishte një ditë plotë gjallëri e organizuar për herë parë  në Tiranë si meritë e z. Kote, më të cilën patëm një takim të ngrohtë pas një viti. Ne panair ishte I pranishëm më prodhimin e domateve edhe biznesmeni I vyeshëm nga Fieri, z.Fatos Zeka I cili punon bashkë më djalin Lauratin, të cilët furnizojnë më produkte bujqësore cilësore vendore  edhe shumë shtete të Evropës.