Monthly Archives: Prill 2019

Gjurmë Shqiptare – Historia e panjohur e Isa Boletinit

Capture

Historia e panjohur e Isa Boletinit… Të fshehtat e të pathënat e saj, betejat e dokumentuara dhe ato më pak të njohura. Si u vra në pabesi dhe kush e hartoi planin? Ndiqni të plotë videon e dokumentarit të gazetarit Marin Mema. Si kurrë më parë zbuloni Isa Boletinin.

Debati publik: Ndërtimi i mini – hidrocentralit në rrjedhën e lumenjëve Bukeli dhe Husaj në Malesinë e Rozhajës

Temë aktuale këto ditë në Komunën e Rozhajës është biseda dhe frika popullatës për ndërtimin e mini – hidrocentralit në rrjedhën e lumenjëve Bukeli dhe Husaj. Me këtë rast përseri është mbajtur debat publik me temën: Ndërtimi i mini – hidrocentralit në rrjedhën e lumenjëve Bukeli dhe Husaj, i organizuar të premten me 05 prill 2019 në sallën e Bibliotekës së qytetit të Rozhajës, por kësaj radhe e inicuar nga ndërmarrjet “ARTEK” sh.p.k. Podgoricë dhe “ERLANG” sh.p.k. Podgoricë, të cilat  synojnë të marrin leje edhe nga pushteti lokal për ndërtimin e mini – hidrocentralit.

Semir Hadzibulic mesfushori i Gjilanit trofe kryesor ka karrierën në dhjetë shtete

haxhibulliq (1)

Semir Hadzibulic

Mesfushori 32 vjeçar i lindur në Novi Pazar me nënshtetësi boshnjake karrierën e ka nisur te skuadra e vendlindjes Novi Pazar, ndërkohë më pas karriera e tij është histori në vete.

32-vjeçari te Gjilani u transferua në janar të këtij viti si përforcim i madh. Ai deri më tani nuk ka mundur të japë kontributin e tij ashtu qysh ka dashur, për shkak të një lëndimi që ka pësuar gjatë fazës përgatitore.

Deri më tash Haxhibulliq ka vetëm katër paraqitje te Gjilani, por është plotësisht i gatshëm për ndeshjet e tjera, ku pret ta ndihmojë ekipin në arritjen e synimeve që ka për këtë edicion. Aktualisht Gjilani renditet i pesti në tabelë me 32 pikë pas 23 xhirove në Ipko Superligën e Kosovës.

Ambiciet e italianëve, gjermanëve, kroatëve dhe serbëve për tokat e Sanxhakut

Capture - Copy - Copy

 

Shqiptarizim të popullsisë autoktone, joserbe, në Sanxhakun e Pazarit të Ri, qarqet reaksionare serbo – komuniste konsideronin kohën kur veshja kombëtare shqiptare, bartja në kokë e qeleshes (plisit), vazhdoi të bartet tashmë më lirshëm. Për herë të parë filloi vendosja e firmave të punëtorive dhe dyqaneve në gjuhën shqipe; pasoi zhvillimi i mësimit në gjuhën shqipe dhe vijimi i mësimit në shkolla në këtë gjuhë. Shqiptarizim me dhunë konsiderohej kur në Sanxhak gjuha zyrtare ishte shqipja, kur rrugët ishin emëruar me emra të figurave historike shqiptare, nëpër qytet valonin flamujt shqiptarë dhe harta e Shqipërisë Etnike.

Serbia po vazhdon të shlyejë shqiptarët nga regjistri civil, Brukseli heshtë

bujanoc

Dukuria e shlyerjes së qytetarëve shqiptarë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë nga regjistri civil, përkundër reagimeve të shumta, jo që nuk është ndalur por po vazhdon edhe më tej, tani në një formë më ndryshe, duke mos ia vazhduar dokumentet personale të udhëtimit siç janë letër njoftimi dhe pasaporta, qytetarëve për të cilët mendohet se nuk janë banorë rezident në Luginë.

 

Refleksione estetike mbi tragjedinë “Viktima” të Safet Hadroviç Vërbiçki

Ejup-Ajdini

Viktima, e as të parashtroj të gjitha faktet me këto pak faqe, apo tërë aspektualitetin logjik, por dua të shtroj disa nga rrugët e rëndësishme të kësaj tragjedie. Vepra e ndarë në larmi tektonikësh, pastaj vetë arkitektura poetike e saj, vetë tragjedia e ndërtuar me një gjuhë të tillë të thjeshtë, siç duket e përkthyer në gjuhën shqipe, na bën që ne të mbetemi midis shijeve të preferuara në shtrimin dhe mesazhin logjik, e cila në thelb ka përjetësuar bukurinë në një sfond krejt të veçantë artistik.

Dafina gjashtë-muajshe dhe paramilitarja Liljana

daFINA

Eshtrat e Dafinës gjashtë-muajshe të masakruar nga forcat serbe në Izbicë i ka fshehur për 18-vjet diku në Serbi lidershipi politik i këtij shteti.
Voglushen Dafinë, simbolikisht (dhe potencialisht) e ka ekzekutuar paramilitarja Liljana, ish Miss Serbia (1978) e cila qenka vrarë në Lybeniq 20-vjet më parë nga UÇK-ja, vendi i cili sot kujton rreth 100 viktima civile, vrarë nga shteti serb, gjatë fushatës së spastrimit etnik.
Serbia “pro-europiane”, hesht për Dafinën dhe 1370 fëmijë të vrarë në Kosovë gjatë luftës e në anën tjetër heroizon ekzekutorët …