KF “Graçanica” kërkoi leje nga FFK për ndeshjen humanitare me C. Zvezdën

federata

Efekti dhe rezultatet e pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA kanë filluar të shihen menjëherë. Klubi i futbollit “Graçanica” dhe komuna e Graçanicës kanë kërkuar leje nga FFK-ja, si organizatore e vetme garave të lojës së futbollit në Republikën e Kosovës për zhvillimin e një ndeshje humanitare ndërmjet ”FK Graçanica” dhe ”FK Crvena Zvezda” nga Beogradi që do të zhvillohet më 19 maj.

 

Këshilli për Çështje Urgjente i FFK-së është mbledhur dhe ka miratuar kërkesën e klubit dhe të KK të Graçanicës dhe i ka dhënë leje për zhvillimin e ndeshjes konform akteve normative të FFK-së.