Me këngë e valle të bukura shqipe, dje në mënyrë solemne është hapur “Qendra Kulturore Shqiptare” në Zagreb të Kroacisë
Kjo “Qendër Kulturore Shqiptare” me hapsirë prej 650 metra katrorë, nga tash e tutje do të jetë adresë ku do të zhvillohen të gjitha aktivitetet e shqiptarëve që jetojnë në Kroaci.
Pjesë e ceremonisë hapësë ishin përfaqësues nga Qeveria kroate, Presidenca kroate, Qyteti i Zagrebit, ambasodorë, miq kroat, dhe Shqiptarët nga gjithë Kroacia.
Njoftimin për hapjen e kësaj qendre e ka bërë Shuip Ziberi përmes një postimi në facebook:
“E gëzofshim Shqiptarë!
Sot në Zagreb/24 shkurt 2024 në ora 12:00 u hap në mënyrë solemne “Qendra Kulturore Shqiptare” me hapsirë mbi 650 metra katror. Në këtë qendër janë vendosur zyret në të cilat do të zhvillohen aktivitetet e Shqiptarëve në këtë objekt të bukur.
Në hapje ishin nga Qeveria kroate, nga presidenca kroate, nga Qyteti i Zagrebit, ambasodorët, miq kroat, dhe Shqiptarët nga gjithë Kroacia.
Hapja u përcoll me fjalë përshëndetse dhe me program kulturo-artistik, këngë e valle të bukura shqiptare”, ka shkruar Ziberi.
/mekulipress/