Saneli (4) nga Afganistani humb jetën në Rashkë, varroset në N. Pazar

saneli

 

Trishtim dhe dhimbje – Vogëlushi afgan Saneli (4 vjeçar) vdiq në Rashkë, varroset   në Novi Pazar.

Djaloshi katër vjeçar,  nga Afganistani, dhe familja e tij babai dhe nëna Qazim Vaxhiha Salemi, u nisën në këmbë nga Afganistani, përmes Iranit dhe Turqisë. Mandej, me një varkë të vogël në një grup prej 12 vetash bashkë me  7 fëmijë, pas shtatë përpjekjeve  arritën   në Greqi

13625329_10208949351038419_964152152_n

Grupet e refugjatëve vazhduan udhëtimin nëpër Maqedoni dhe Kosovë dhe më pas arritën me tren në Rashkë. Për deri sa pritnin  trenin për të vazhduar për Suboticë,

Siq thuhet, djaloshi është  frikësuar nga lëvizja e trenit, dhe  duke u përpjekur të largohet nga treni ka rënë në binarë me  kokë. Kalimtarët të cilët kan ndodhur të jenë afër, kan reaguar shpejt dhe djali është dërguar  në spital në Rashkë. Personeli mjekësor menjëherë e kanë  transportuar në spitalin e  Novi Pazarit. Për fat të keq, djali vdes gjatë natës. Gjatë ditës së  nesërme ai  u varros në varrezat  e Novi Pazarit.